E premte, 29.03.2024, 03:33 PM (GMT)

Mendime

Besnik Prishtina: Feja dhe Kombi (4)

E merkure, 13.02.2008, 06:12 PM


FEJA DHE KOMBI (4)

Nga Besnik Prishtina

PSE SKËNDERBEU NUK E VUARI NË FLAMUR AS KRYQIN DHE AS HANËN E RE DHE PSE U NDAL TE NISHI E U KTHY NË KRUJË?

Mund të thuhet se për periudhën e kohës së Gjergj Kastriotit për pjesën dërmuese të popullatës që nuk dinte shkrim lexim, Bota ndahej me shenja të dukshme dhe ndër to vend kryesor zënin shenja e ideologjive sunduese, e ato në atë kohë ishin Besimet Fetare. Ndarja themelore ishe në Besimet Fetare të Krishtera dhe Myslimane. Kjo ndarje merrte pamje të dukshme në flamujt e Mbretërive aktuale të cilat pos ngjyrave e figurave të ndryshme gjithmonë e përdornin ose Kryqin ose Hënën ne Re.

Nisur nga religjioni të cilës i përkiste familja ku lindi Skënderbeu do të ishte e logjikshme që ai pas kthimit nga Turqia në Arbëri, duhej të e braktiste Besimin Mysliman me të cilin ai ishte edukuar gjatë shkollimit ne Stamboll dhe ti kthehej besimit Katolik me gjithë qenien e ti.

Mirëpo, Skënderbeu përveç të edukatës fetare familjare në fëmijëri. Përveç të diturës të arritur gjatë shkollimit të vetë në akademitë e Stambollit. Përveç të artrit ushtarak dhe kulturës myslimane, ai kishte pas rast të thellon diturin e vet edhe në literaturën botërore të mendimtarëve e filozofëve të kohës. Tëra këto nga ai kishin krijuar një intelektual me një kulturë të gjithanshme e cila atë e kishte bërë të pregaditur të mendoi dhe ti analizoi me kokën e vet të gjitha fenomenet e kohës. Pra edhe historinë e zhvillimin të popullit të vet ku ai ndeshet me fakte që e mësojnë atë për kohën para bizantine e para romake. Për kohen e para Krishterimit të popullit ton nga këto ish sundime perandorake. Ai e sheh identitetin e popullit të vet dhe ai nuk pranon që ai të identifikohet me një identitet të huaj të kohës së para pushtimit osman. Prandaj Skënderbeu e nxjerr flamurin me Shqiponjën dykrenore me Yllin e Davidit mbi te!

Skënderbeu, duke hjek dorë nga Gjysëmhana dhe nga Kryqi tregon qartë se Arbëria nuk ndjen nevojë të identifikohet as me kulturat të lindjes dhe as të perëndimit dhe se Arbëri ka identitetin e vet kulturorë të pavarur dhe të barabartë me Myslimanizmin dhe Krishtenizmin. Skënderbeu me këtë sikur deshi të i bën me dije mbretërit e krishtera se nuk e njeh sundimin e tyre të më parëm sepse ato nuk i dolën në mbrojtje Arbërisë nga pushtimi osman. Gjë që këto këtë politikë e mospërkrahëse ndaj popullit tonë e vazhduan edhe në kohën e luftës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane dhe edhe pas shkatërrimit të saj e deri me sot!

Vlen për tu theksuar edhe një detal i kohës se epokës së Skënderbeut. Skënderbeu niset në luftë me taborret e Sulltanit për të e thyer rezistencën e Hungarezëve dhe për të e pushtuar atë. Por, Skënderbeu e përdor një strategji ushtarake në favor të Arbërisë edhe në këtë lufte sepse ai e organizon vet dështimin e ushtrisë turke në këtë betejë që ajo të mos mund të ketë forcë të e pengon as çlirimin e Arbërisë.

Ajo që më së shumit e karakterizon këtë luftë është edhe fakti se Skënderbeu me Ushtrinë e Sulltanin shkon deri te Nishi ku ishin kufijtë e Arbrit në atë kohë dhe nga ajo kohë mbetet emri i Mollës së Kuqe si kufiri verior i Arbërisë.

PRËFUNDIM

Me bindje se ne këto 4 shkrime nuk është thënë e tëra që duhet të thuhet në temën FEJA DHE KOMB mendoj se shkencëtarët tanë teolog të tri Besimeve Fetare, dijetarët tan filozof, etnograf, historian e tj. dhe institucionet tona munden dhe duhet të merren me këtë temë. Sepse nëse ne nuk merremi me vendosjen e identiteti ton në vendin e vet, të tjerët do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje të na e falsifikojnë atë dhe të na imponojnë identitete si pas shijes dhe nevojave të tyre në shembullin aktual të Planit të Ahtisarit. Prandaj, është koha që Manifesti i Besimit Fetar Shqiptar të shkruhet në formën që është Bibla e Kurani dhe qe me te të fillon edukimi kolektiv që nga çerdhet e foshnjoret e deri te niveli akademik. Që FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA të kalon nga fjalët në vepra!

Jemi dëshmitar se në të gjitha kohërat e sundimeve pushtuese të ish perandorive ato kanë lanë gjurmët e veta të thella kulturore dhe se në as një mënyrë nuk do të thotë se ato duhet të hedhen në bllok. Sepse pos gjurmëve negative nga atë cilat vërtet duhet heq dorë dhe eliminuar nga kultura e jonë, ato kohëra kanë lan edhe gjurmë kulturore të cilat kanë karakter pozitiv. Shumë figura historike shqiptare janë shquar në kohën e ish sundimeve perandorake në lami e ndryshme si janë arti ushtarak, shtetëror, politikë, fetar, arsimor duke i dhanë kontribut zhvillimeve përparimtare të njerëzimit në përgjithësi. Sa e sa Vezir e Pashallarë, Hoxhallarë e Dietar. Sa prijës të feve të krishterë deri nivelin e Papës e sa burrështetas, shkencëtar e artist ju dha kombi i ynë vendeve e popujve tjerë. Në mesin e tyre shquhet edhe shumë priftërinë e hoxhallarë shqiptar të, cilët i kanë dhanë kontribut shumë të çmuar edhe ç? ?shtjes kombëtare. Besoj se ata do të jen frymëzim edhe për priftërinjtë e hoxhallarët aktual që edhe ata të e japin kontributin e vet në arritjen e autoqefalitetit fetar dhe bashkimit dhe edukimi shpirtëror i shqiptarëve në tersi dhe të hapin shtigje të miqësisë me gjíthë Popujt e Botës dhe me të gjitha Besimet e tyre Fetare. Që mes popujve të mbretëron paqja, miqësia dhe njohja reciproke dhe respektimi i identitetit të secilit popull! Mos të lejojmë që fanatikët fundamentalist e ekstremist katolik, ortodoks apo mysliman të na marrin para vetes ne vallen e përçarjeve e mosdurimit sepse ata edhe janë të paguar për të luajtur rolin e djallit, të satanit e të shejtanit që toleranca ndërfetare mes shqiptarëve të goditet! Ky është biznesi i këtyre qafirëve e jo bindja para Zotit! Ata duan të krijojnë sa ma shumë kufi mes shqiptarëve dhe që Shqipëria e Shqiptarët një ditë të zhduken nën ombrellën e një identiteti të huaj ose të bëhen “multietnik” dhe të shuhen në ! tersi! E dhe shpallja, këto ditë, e Planit të Ahtisarit për “pavarësi” multietnike e ka këtë funksion. Por, Shqipëria dhe Shqiptarët do të e mbijetojnë edhe këtë “kugën” e Ahtisarit që synon që brenda kombit dhe atdheut tonë të krijon kufi “ndërkombëtar”!

- FUND –
BESNIK PRISHTINA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora