E marte, 16.04.2024, 11:52 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Polemikë me Selim Hasanaj

E merkure, 13.02.2008, 08:48 PM


Zotni Selim Hasanaj është një person i paekuilibruar

 

/Ai këtë e vërteton vetë me shkrimin e vet në çdo fjali e në çdo periudhë/

 

Nga Kadri Mani

 

Kadri Mani
Të nderuar lexues, që Selim Hasanaj është një person i paekuilibruar, po paraqes këto fakte nga vetë Selim Hasanajt, ai shkruan në shkarravinën e tij:

-“I DASHTUNI BACA KADRI... i sëmur... AHMAK”- pra, Selimi qenka i dashuri i të sëmurëve dhe i ahmakëve!?! 

-“ Unë isha ba gati ti shkruaj nji leter vëllaut tand Begzadit i cili publikisht shkruan në ZEMRASHQIPTARE dhe lutë lexuesit dhe opinionin që mos të ja shofin per të madhe Kadri Osmanit sepse ai asht cmend dhe e ka vendin në çmendurin(ë) por ti me letren tande që ma dergove mue sot e kurseve Begzadin nga letra sulmuese e imja që kisha ndermend të ja dergojë atij per të marr ty në mbrojtje.”-vëllai im Begzadi është ish-i burgosur politik dhe i vuajtur dhe i torturuar, ama kurrë në jetën e vet s’ka shkruar as di të shkruaj artikuj! Përse mungon data, titulli!?! E nëse ka shkruar ndonjë tjetër “Begzad”?- këtë duhet të na e sqarojë Kryeredaktori? Si do të më mbrojë personi si ti, kur nuk je as gazetar dhe as pleqnar!?! Lëre se unë me Begzadin nuk jemi keq as të kemi ftuar për ndërmjetësim!?! Dhe, më në fund, përse ti do ta sulmoje dikë për ta mbrojtur në të sëmur-ahmak!?! Shko te neuropsikiatri e bëri një seri seancash, pale mos të ndihmon?

-“ Tu rrit nera per shprehjen e mendimeve tua si per mue si per Ilirin”- “I DASHTUNI BACA KADRI... i sëmur... AHMAK- i pandershëm”!?!

-“A mund ta prezentosh nji shkrim tandin ku nuk ke sha, nuk ke qenë i vrazhdë dhe nuk ke shpreh mllefe.”- të merresh me çiftin tënd, edhe po të mos kesh gojë, në shpinë të hapet një gojë!  E te një ilahije janë këto vargje: çka je bërë si sarhosh i pitë/kur t’i folsh duhet me i bërtit! Kush të këshilloi të merresh me shkrime, zoti e vraftë! Ti dhe të tillët si ti, më parë mësoni 36 shkronjat shqipe të lara në gjak përgjatë historisë. Këtu fillon identiteti, ndryshe as ju konsiderojmë shqiptarë. Jo vetëm vrazhdë e me mllef, por ti nuk e ditke as alfabetin e atdhetarizmit: përpara gabimisht është thënë- për atdhe vdes, duhet thënë- për atdhe të vras. Përse të vdes unë kur jam në rrugë të drejtë, le të vdesin armiqtë e ngatërrestarët. Tjetër është se duhet dalluar nismëtarin, nxitësin e sherrit nga revanshi.

-“ Thue se me Selim Hasanaj ke bashkpunue por ke perfundue keq, dhe se të paskan thanë se Selim Hasanaj asht njeri i paekujlibruem dhe perplaset neper parti sa në njanen sa në tjetren dhe se paskam pas tentue të bahem këshilltar i yti.”- që të tria fjalitë që po tenton t’i kontestosh, ti vetë vullnetarisht e ngul veten në tre hunj: 1.Ti vetë e pranon se një revistë ma ke paguar dhe nëntë të tjera i lënë në bodrum!? Po çfarë veprimtari je ti bre, kur nuk i ke 9 shokë!? 2.Ke qenë në LDK e ke kaluar në LDD, dhe do të dalësh edhe nga aty, në momentin kur nga mafia nuk ndahen në mënyrë të barabartë: agregatët!?

3.”Besoj se më kupton drejt dhe unë të garantoj se nuk kam asnjë qëllim tjetër me këtë letër pos atij këshilldhënës. Jetoje jetën edhe ndonjë ditë dhe mos u lodh për gjëra të kota.”- kush po merret me gjëra të kota dhe kush kë do ta këshillojë!?!

-“ Mu dhims ai djalë aq i mirë dhe i babës së mirë por terrorist sepse ai djal(ë) nuk kish shansë ta jetojë jeten si doj ai dhe me kohën por dridhej nen diktaturen e babait. Mu pat dhims edhe Rabiti tjetri djal(ë) i yti që e takova në Prishtinë dhe i shkreti per buken e gojës punonte taksist ndersa baba...i merr kompjuterin mesave dhe nipave dhe ja falë nji profesori...ty tu paska pas dhimt ai far matrapaz profesori sa nuk ke pritue me i lanë mesat dhe nipat tu me lotë per faqe.”- gënjeshtër me bisht!! Një kompjuter jua kam blerë nipit e mbesave (fëmijëve të birit) në Prishtinë, një tjetër jua kam blerë nipit e mbesave (fëmijëve të bijës) në Prizren;- ju kam falë shokëve të mi makina shkrimi e kompjuterë dhe të gjitha duke i bartur në shpinën time të kërrusur!! Po (o i krisur!), nuk mund të ketë në rruzullin tokësor “babës së mirë por terrorist”!!!

Haram të qoftë (o haram!) koha që ma more (ma vodhe!), se kam dy projekte (pos tjerash): 1.RISIMTARIA NË GJUHËN SHQIPE dhe 2.KONTRIBUTI I MILAN SHUFLAY-t NË FUSHËN E HISTORIOGRAFISË SHQIPTARE E TË ALBANOLOGJISË- MILAN SHUFLAY 9.11.1879-18.2.1931;- në njërën nga të cilat duhet të doktoroj, për të paren në Prishtinë e për të dytën në Zagreb, apo në të dyja njëkohësisht!!

 Që të mos e marr në mbrojtje tash martirin e demokracisë, të birin e pleqnarit të njohur Mehmet Dyzi, zotin Nazmi Berisha-Dyzi, po e parapëlqej një shkrim të vjetër, kur unë e ti nuk ishim njohur ende:

 

Letra e XXIII

 

NAZMI BERISHA SIKUR NJË RRAP SHEKULLOR

(Letër përuruese martirit të gjallë nacionalist, zotit Nazmi Berisha,

në 60-vjetorin e lindjes)

A flet rrapi i fshatit Dyz? - nuk flet dhe flet!! Po për ata që i kanë shqisat në rregull, as duhet të flasë: e shohin a e dëgjojnë, e prekin dhe e matin me pash e mezi e rrethakojnë disa burra, rrinë nën hijetrashën e tij, e ndiejnë freskinë dhe i japin flatra fantazisë... çfarë ka pa e çfarë ka përjetuar rrapi i fshatit Dyz? - që kur ishte filiz!? Kush tentoi ta lakonte e ta bënte kërryle të xha Dullës!?

Dulla do të mbahej në të dhe do të krekosej se e ka dhuratë nga Kosova, sikur edhe ato karajfilet mashtruese, kur e mendonim për baba të kombit...

Po Nazmiu ynë nuk iu bë këmbë e tretë, dhe Bajlozi Dulla i iluzioneve tona, u plandos zhurmshëm ashtu sikur edhe qe ngritur potershëm...

 

20 VJET NË BURGJET E ENVER HOXHËS!!!!!!

Gjashtë pikëçuditjet le të jenë përfaqësuese të gjashtë dekadave rinore e mizore!!

Qe, kemi prirje ta nisim sikur përrallën: na ishte se ç’na ishte, na ishte një çunak nga Dyzi që u nis ta kërkonte fatin në shkollimin me themel e ku ishin lëndët e mësimeve shqip - hej, apo dëgjoni ju - shqip!!!!!

Dhe po në shqip po i thoshin: emigrant jugosllav - spiun!!! Dhe pikërisht ata që vërtet ishin në punë të Jugosllavisë!!!

Nga hetuesia në hetuesi, nga burgu në burg: po të njëjtat pyetje provokative-poshtëruese-përtallëse!!! Si kishin kohë për të humbur kot!?! - dhe çfarë fituan pos vetëshkatërrimit, shkatërrimit të popullit dhe mallkimin e gjeneratave...

Dhe të gjitha ato i përpiu dhe i përballoi rrapi i Dyzit: po si t`i përballojë kosovari torturat e kosovarëve!?! - e shajnë të rinjtë e Klubit „Përparimi“ të quajtur „Bashkësi“, me të ndërruar emrin, tamam sikur ato lopët e Drashkoviqit!!! Ashtu i paskan edukuar prindërit bastardë: Zejdi Ismajli, Vehbi Kastrati, Shefqet Musliu...

Nazmi Berisha e feston, më datën 20.12.1998 Ditëlindjen e 60-të, në Norvegjinë e largët, larg Dyzit, larg të afërmeve e të njohurve: dhe do të ndalet e do të qeshë me shkrimin tonë: në cilët të afërm e të njohur mendojnë këta shokët e mi!?! - a kanë ngelur ende të tillë!?!

Ai po dëgjonte me veshët e vet e po shihte me sytë e ballit përgjëratat shqiptare duke u pispillosur: ah, të kishim mundësi ta ngjallnim edhe njëherë Enverin (që ju po e quani me nofkë përbuzëse - Dulla!!), jo një, po katër Envera në të katër anët e Shqipërisë, dhe një në mes - pesë Envera!!!!! -  që t`i mbytë ato kafshë...

Dhe Nazmiu sërish e vë gishtin tregues në tëmth, dhe më bëhet se reciton në stilin e Mjedjes: mos thuani rrena o të rritur/se gjithmonë jeni t’koritur!

Po ku di barbari se çka është koria, turpi!?! - ata që e kanë ngrënë turpin me bukë...

Në shtojcë të kësaj Letre përuruese, Komuniteti Shqiptar në Zvicër, i jep:

 

MIRËNJOHJE

Zotit Nazmi Berisha,

NË SHENJË RESPEKTI PËR KULTIVIMIN E NACIONALIZMIT SHQIPTAR.

Kadri Osmani

P. S.: Pleqëri të bardhë, me një kërkesë: lexuesit presin librin e dytë me kujtime dhe intervista!?

(botoi “Rimëkëmbja” e datës 24.12.1998, f. 6, si dhe Kadri Mani:

“SHQIPTARËT JANË ATJR!”, Tiranë, 1999,  f. 137-138)

O Selim fatkeqi! O nuk i thuhet njeriut-qen, por i thuhet- zotni:

Zotni Hitler, zotni Millosheviç, zotni Buroviç... keni bërë keq, keni bërë krime ose i keni përkrahur krimet; dhe i numëron veprat e tyre njënganjë... tenton ta bindësh opinioni, ndryshe, sharjet rrugaçe të kthen bumerang në lule të ballit!

Po ta paraqes vetëm një shembull: fqinji im i mirë xhaxhi Sedat Dida, njëri nga redaktorët e parë të “Rilindjes” më thotë: një drejtor burgu ka qenë fort i keq, fort i poshtër, por po dëgjoj se fëmijët po i bëhen të mirë dhe nuk po dua t’ia përmend emrin, të mos i ndarkojë fëmijët e tij me një njollë...

Ti, në radhë të parë, respektoje titullin- baba, mos jep shkas të të shajnë që të çuditën edhe fëmijët tu në je baba apo majmun kacavjerrës!?

 

Lexoni e (mos) besoni!

 

I DASHTUNI BACA KADRI

 

Nga Selim Hasanaj

 

Unë isha ba gati ti shkruaj nji leter vëllaut tand Begzadit i cili publikisht shkruan në ZEMRASHQIPTARE dhe lutë lexuesit dhe opinionin që mos të ja shofin per të madhe Kadri Osmanit sepse ai asht cmend dhe e ka vendin në çmendurin(ë) por ti me letren tande që ma dergove mue sot e kurseve Begzadin nga letra sulmuese e imja që kisha ndermend të ja dergojë atij per të marr ty në mbrojtje.

Ti bacë i nderuem më shkruen sot dhe fillon me spjegimin e pervetsimit të thanjes sipas teje që kur dy veta perlahen njani asht tradhtar, ose nuk u perputhen në rabush budallaqet dhe fjalen e ke per replikat e mia me Ilir Dardanin kohve të fundit po në ZEMRA SHQIPTARE per martesat e nuseshkinave. Tu rrit nera per shprehjen e mendimeve tua si per mue si per Ilirin. Unë jamë shumë i sigurt se as Iliri e as unë kurr nuk kem veprue dicka që ta meritojmë nji epitet kaq ofendues. Pra thamë edhe per Ilir Dardanin ani se nuk e njof fare. Mund të jetë që sipas rradakes tande edhe unë edhe Iliri jemi budallenj. Nuk të idhnohem per këtë mendim per hirë se të quej BACË dhe je ma i vjeter.

Ti baca Kadri tutje thue se nuk e parapelqen fjalorin e vrazhdë, me mllefe e shamje ndersa unë publikisht po të lusë : A mund ta prezentosh nji shkrim tandin ku nuk ke sha, nuk ke qenë i vrazhdë dhe nuk ke shpreh mllefe.

Thue se me Selim Hasanaj ke bashkpunue por ke perfundue keq, dhe se të paskan thanë se Selim Hasanaj asht njeri i paekujlibruem dhe perplaset neper parti sa në njanen sa në tjetren dhe se paskam pas tentue të bahem këshilltar i yti.

Së pari po të pergjigjem se nuk flet drejtë kur thue se të kanë thanë sepse kjo tregon shumsin në numer. E verteta asht se tye të ka thanë dicka keq shpiuni i UDB-së të cilin me vite në Norvegji e kamë majt dhe respektue si babën tim dhe jo vetem unë por pothuej të gjithë shqiptaret e Sarpsborgut sepse na vinte keq per te dhe e shifnim si njeri të mjer(ë) pa askand. Pra fjalen e kamë per Nazmi Berishen -Dyzin ( njeri dyz në krye dhe në shpirt). Dhe pos tij jo ti Kadri Osmani por askush nuk mundet ta gjejë vetem edhe nji njeri që flet me akuza të tilla per Selim Hasanaj. Unë kurr në jetë nuk kamë qenë antarë i asnji partie pos NDSH-s së Gjon Sereqit dhe aty me babë e gjysh nga të dyja anet e familjes time si të babës si të dajve. Babai im Mustafë Hajdin Hasanaj ka qenë i burgosun në Kullen e Sheremetit në Pejë dhe asht nji nga të rrallët që i ka shpetue masakrres kur asht thye burgu i asaj kulle. Këtë fakt e ka në arkivë TV 21 i vitit 2002 kur në emisionin MUSAFIRI I PASMESNATËS që udhëhiqte Florin Kelmendi dhe musafir ishte Viktor Gashi poashtu nji nga ata që i shpetuan maskres në Sheremet Kullë të Pejës mbramjen kur u muar vesh per egzekutimin e Gjon Sereqit dhe Marie Shllakut. Per herë të dytë antar i nji partie jamë ba në 23 Dhetor të 1989 pra atë ditë që ajo lindi u betova se do i sherbej edhe me jetë LDK-së së Ibrahim Rugovës. Asht shumë e vertetë se nga 1995 e deri më 1998 kam pushue aktivitetin tim në Norvegji sepse Dega e LDK-së këtu udhiqej nga hajna dhe matrapaz e bile per këtë haptas në nji takim me Shejtin President Rugoven kamë pas reague në nji mbledhje në Oslo dhe i pata sygjerue Presidentit të ketë kujdes nga Fatmir Zymeri e klika e tij e rrugaqve sepse ata janë hajna dhe vetem po e mashtrojnë per të perfitue per veti. Por me 1998 prap(ë) u aktivizova dhe veprova e ndihmova aq sa mujta deri në ditet e sotme. Por kur në Kuvendin e VI LDK gjegjësisht disa anti rugovist të perbetuem dhe njerz të cilet ishin aty me direktiven e Hashim Thaqit per ta shkatrrue LDK-në dhe per ta vra Ibrahim Rugoven edhe per së vdekuni dhe e shkatrruen LDK-në unë ndjeva se ata që klani i hoxhallarë(ë)ve të Llapit dhe Prizrenit - kupto Fatmir Hoxhë Sejdiu dhe Eqrem Hoxhë Kryeziu i largojë dhe i qiti në rrugë në krye me Akademik Nexhat Dacin unë pash se rryma rugoviste asht me Dacin dhe u radhita në krah të tij. Tani jamë Kryetar i Degës së Dardanve të Norvegjisë. Pra bacë unë nuk kamë leviz nga e djathta kombëtare asnjiherë andaj akuzat që ty ti ka tregue si shpifje Nazmi shpiuni e ti i banë publike janë të pabaza dhe rrena. Ti bacë kujto pak sa herë ke levizë ti nga nji grupacion në tjetrin, nga nji krah në tjetrin e tash në pleqni fatmirsisht je rradhitë drejtë perderisa e perkrah Rugovën. Andaj levizjet tua janë shumë ma të shpeshta dhe shumë herë edhe të kanë detyrue të kalosh në ekstrem dhe tabor të kundert. Unë kam qendrue drejt dhe vetem me të djathten kombëtare.

Po ta s(h)pjegojë pse per herë të parë dikend e quajta shpiun, pra Nazmi Berishen ketë rast. Unë dij se per të kalue nga Kosova ilegalish dhe legalisht në Shqipni ka pas dhe ka shumë rrugë dhe të gjitha ato janë pergjat(ë) kufinit shqiptaro-shqiptar(,) por Nazmi Berisha atë rrugë e kalon nga Prishtina në Rjekë të Kroacisë dhe nga aty pas disa ditë qendrimi vjen tek familja e Kaplan Resulit në Mal të Zi dhe edhe aty rrin disa ditë anise Kaplani në Jugosllavi ishte shpall anmik i shtetit dhe se vëllau i Kaplanit sherbente si Vice Admiral në floten detare të Titos atë kohë. Nga këtu Nazmiu ik në Shqipni por pas pak sigurimi e arreston me akuzen per shpiunazh. Plotsisht e drejt(ë) sepse sikur mos të ishte shpiun dhe njeri i prishun kurr Nazmi Berisha nuk do mbante korrespondencë deri në ditet e sotme me Kaplan shkavellin. Bile Kaplani rregullisht i dergon Nazmiut gjithcka që ai shkruen dhe boton në Zvicerr a ku dreqin jeton ai qen. Dhe Kaplani shkruen zi e ma zi per gjithcka shqiptare duke e radhit veten në armik numer nji i shqiptarve. Nazmi Berisha në vendin ku jeton nuk ka lanë asnji shqiptar pa e pergojue dhe shumë herë njer(ë)zit janë kacafyt në mes veti me intrigat e tij. Ky qelbanik shan hajnat dhe mashtruesit ndersa vet(ë) Komunës së Sarpsborgut ja lëshon mjekrren dhe i mashtron e shet banesen e komunes dhe ik në Kosovë . Kur i banë rrush e kumblla parat këthehet dhe i bie në gjunjë komunes që ta ndihmojë ndersa per para të banesës rren se ja kanë plackit banditet shqiptarë në Kosovë dhe Shqipni. Ky edhe makinen që ja kishte dhanë shteti gratis per sherbime dhe i kishte pague patentshoferin në shenjë falenderimi e lenë makinen në qender të qytetit masi e banë ndeshje dhe e hudhë. Sot banon si qen neper shtepia të hueja me qera. Nazmiu flet deri në qiell se si asht perkrahës i Ibrahim Rugovës ndersa at(ë) ditë që vdic Rugova, Nazmiu nga " merzia e madhe " ishte ik në nji lokal me nji hajnë torbeshomusliman nga Shkupi dhe luejshin neper automata me para. Vet(ë) kamë shkue ta kerkoj aty. Nazmiu quen shpiun gjithkan ndersa këtu në Norvegji asht i vetmi njeri që flet shqip që i njef të gjithë shkijet, kroatet, malazezet, boshnjaket dhe ruset e ukrainasit që jetojnë në tanë Norvegjinë. Pra baca Kadri tye per Selim Hasanaj keq mund të të flasë vetem nji njeri paqaver cfar(ë) asht Nazmi Berisha- Dyzi se askush tjeter. Flet ky se at(ë) dit kur vdic Rugova dhe ky luejke bixhoz(,) unë tekstualisht e kamë que aty ku ka ndejt 9 muaj dhe ka dal si qelbësin jashtë. Pra në P... të samës.

Tutje po të pergjigjem per akuzen tande per nji borq.

O Kadri Osmani që herë herë po bahesh Mani, Nuk asht e vertetë se Selim Hasnaj të kae gja borq. Unë per me të ndihmue se jo pse "REVISTA" e jot e Ka pas vleftë vertetë e pata porositë dhe ti kamë pas dergue 700 korona norvegjeze per parapagim nji vjeqar , por unë nuk kamë faj që ti mi dergojshe nga 10 copa dhe ato askush nuk donte t(‘)i blej, as t(‘)i lexojë. Nese dikush nga familjaret e mij nuk i ka hudh i kamë që të gjitha diku në podrumë të shtëpisë time. Të tregoja se shqiptaret nuk lexojnë dhe se nuk muj i shes ti më dergoje prap(ë) nga 10 copa. Unë nuk të kamë borq asgja per këtë punë. Per ato që nji copë të ma degosh mue unë t(‘)i kamë dergue 700 nk. kur ti ishe në Zvicërr.

Per letren që ta dergova e cila të paska pas prek shumë, unë së pari po të kerkojë falje publikisht sepse vertetë kamë gabue që ndjeja keqardhje per tye dhe shifsha se po mundohesh dhe maltretohesh kot, ndjeja keqardhje per djalin tand Ylberin të cilin e pata takue në Ludwikschafen të Gjermanisë dhe i cili ishte detyrue ta lë punën dhe të vrapon me veturë pas autobusve të Kosovës që vijshin në Gjermani per tua dhanë atyne disa eksemplar librash që i kishe shkrue ti dhe revisten tane që askush nuk e lexonte. Mu dhims ai djalë aq i mirë dhe i babës së mirë por terrorist sepse ai djal(ë) nuk kish shansë ta jetojë jeten si doj ai dhe me kohën por dridhej nen diktaturen e babait. Mu pat dhims edhe Rabiti tjetri djal(ë) i yti që e takova në Prishtinë dhe i shkreti per buken e gojës punonte taksist ndersa baba pa pardon po thamë AHMAK i merr kompjuterin mesave dhe nipave dhe ja falë nji profesori sepse tye baca Kadri fort t(‘)u paska pas dhimt ai far matrapaz profesori sa nuk ke pritue me i lanë mesat dhe nipat tu me lotë per faqe. Pra nese tye të ka mbet vetem edhe pak vetdije letren time duhesh ta marrish si qellimmirë dhe këshillë miqësore e vëllaznore e jo si ti e paske pas marr sa edhe pas ma teper se kater viteve më versulesh me ofendime per te. Nuk kamë as nuk kamë pas ndermend të të bahem këshilltarë i askujt e as i yti. Pra edhe nji herë per letren time të vitit 2004 MË FAAAAL.

Ti mendon se ke ba mirë që i botoje antivlerat e Kaplan Resulit , mirë ky asht qendrim i yti. Unë dhe të gjithë shqiptaret jamë shumë i sigurt se ama bash të gjithë shqiptaret distancohemi nga nji mendim i tillë. Sa per letren që ma paske botue pa korigjim as lekurim në mënyrë që lexuesi të shef nivelin e kulturës sime, cka të thamë tjeter pos asaj se unë nuk pata fatin të shkollohem vetem në gjuhen e Zotit SHQIPEN, por u shkollova edhe në gjuhë tjera. Nuk ma muer kurr mendja që në pleqni të zhvesh egoizmin e bishes dhe të shkollohem vet e ti la pasardhësit e mijë mbrapa. Unë që 20 vite në Norvegji punova per t(,)i shkollue dhe ngrit fëmijet e mij. Sot Petriti ka firmë me 25 të punsuem dhe të ardhuna vjetore bruto 5 miliard korona norvegjeze per vitin 2007. Shpresa kreu shkollën e Lartë dhe asht nenpunse në Komunë, ndersa Fan- Noli studjon tregtin(ë) dhe biznesin. Nuk u kamë marr kompjutera fëmijve as mesave e nipave per tu shkollue vet unë atyne jua kam ble. Vertetë paska pas të drejtë Begzad Osmani .

Me kaq unë po perfundojë gjithcka me tye. Ti shaj e zgervallu sa të duesh unë nuk të pergjigjem.

Me njer(ë)z të smutë nuk due të kamë punë edhe pse më vjenë keq sepse sëmundjen e ke nga jeta me vujtje.

 

Selim Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora