E merkure, 17.04.2024, 12:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ja Petraqi! Vjen Petraqi!

E enjte, 11.08.2011, 10:00 PM


Ja Petraqi! Vjen Petraqi!

 

Esse

 

Një vështrim për krijimtarinë e Petraq Janko Palit

 

Nga Përparim Hysi

 

I çuditshëm është Petraq Pali dhe ca më e çuditshme krijimtaria e tij. Djalosh tërë energji që nuk la shkollë të mesme pa provuar,në pamje të parë,duket si i paaftë apo si  një njeri i prirur për ta kaluar jetën si një parazit i rëndomtë.Kjo përshtypje të krijohet kur sheh,se i ati,Mësuesi I Merituar,Janko Pali e dërgon të birin në një nga shkollat më të preferuara:në shkollën mjekësore.Petraqi impulisv siç qe nuk  e nguli kokën mbi libra,por,riosh,siç qe, e braktisi këtë shkollë nga më të preferurat qysh në vitin e dytë.I ati,si njeri që i dëgjohej fjala,e dërgoi në pedagogjike.Dhe atje po e njëjta punë.Dhe atë e braktisi.Nuk shtrohet kaposhi për zogj.Nga pedagogjikja në gjimnaz.Pa e mbaruar dhe gjimnazin,e krryen ushtar,se nuk do prisnin që Petraq Pali të "rritej" duke i provuar të gjitha shkollat me radhë.

Pas ushtrisë,i hyn mëndtë dhe natën mbaroi shkollën e ndërtimit.Me këtë shkollë,hëngri dhe bukë.Mbi 30-vjet,në majë të motorit;punoi në Drejtorinë e ujërave si teknik i mesëm.Jo vetëm që punoi,po arriti atë që nuk e  arriti në shkollë:të nderohej dhe respektohej nga të gjithë,me të cilët e lidhte puna.

 

*      *     *

Kur erdh demokracia dhe gjithë ndërmarrjet shtetërore u kthyen në kuotën zero,Petraq Pali,familjarisht iku në emigrim:në Korfuz të Greqisë.Ky trazovaç që nuk mbaroi një shkollë të regullt,për çudi,qe mik i madh i librit.Se,sado që mësimeve në shkollë nuk ua varte torbën,për librin kishte dobësi.Po nuk kishte si ndodhte ndryshe.Ai rritej në shtëpinë  e një mësuesi me vlera të mëdha,siç qe, i ndjeri Janko Pali.Ky,Janko Pali,e kish kthyer shtëpinë në një sinagogë të vërtetë,ku librat zinin një dhomë të tërë.Dhe doje,s'doje,vallen do ta hidhje sipas asaj muzike që luhej në atë shtëpi.I thotë i ati një ditë:-Në shkollë e bëre"beli",po me që lexon,provo të shkruash.Po shkrove mirë,do të dëgjohet zëri dhe do vlerësohesh.Dhe  Petraqi  provoi.Shkroi atje,në Korfuz,një monografi për igjinierin Selim  Lala që humbi jetën aksidentalisht në punë.E shkroi me dhimbje( emigrimi ka efektin që ka lima për kosën:e mpreh dhimbjen) dhe kjo dhimbje u bë më potente dhe e prekshme,kur Radio Tirana e dha në emisionet e saj për muaj me radhë.Pas kësaj monografie,shkroi vëllimin me vjersha:"Jam larg".Lima vazhdonte ta mprihte kosën dhe dhimbja me poezi u bë si një "bibël" për të gjithë emigrantët,po se po,kurse qeaprotasit nuk e lëshonin nga dora.Se,Petraq Pali,që bubullonte ngado që shkonte,ja,më së fundi,qenka bërë dhe poet.Apo nuk i thur vargjet mbi tabanin popullor dhe veç hajde t'ia themi,siç dinë të këndojnë Bregasit.

Në vitin 2001 nxori vëllimin"Një tufë me vjersha".Të ardhurat  1 miljon e dyqind mijë lekë të vjetra që u zunë nga  shtija e librit,ky,Petraqi i "pashkolluar" i bëri donacion për shkollën e djegur të Qeparoit.Tjetër punë se këto para" avulluan" si në përralla,siç ndodh rëndom ,në Shqipëri.Mandej ashtu si oreksi që vjen duke ngrënë,boton tri libra: 1.Bronx nëpër strëkala 2.Eci nëpër vite   3.Vij me ju me krah malli.Të tria me poezi.

 

*    *   *

Se ku kam shkruar,dikur,jo pa të qeshur,se Petraq Pali siç pi verën,pi dhe rakinë,dhe Petraqi provoi dhe prozën.Shkroi "GJëma e madhe" ku tregon një histori nga Qeparoi.Kur them se Petraqi bubullon,mos kujtoni se po egzagjeroj.Jo,i tillë është.Bubullues dhe burim energjie të pashtershme.Provon publicistikën"Vise dhe njerëz Perëndie" dhe fiton çmimin "Pena e artë" nga SHoqata e SHkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.Ky libër  nga himariotët u quajt"Bibla e Himarës".

Pas publicistikës,provoi dhe romanin.Kush e ka lexuar"Gruaja me të zeza",ka shumë për të thënë për të.Por Petraq Pali,si duket,për të fituar kohën e humbur,gjeti fushën e tij me shkrimet.Pas romanit,dy libra me novela e tregime:1.Nata e fundit 2.Maja e luleve.

Siç e shihni,Petraq Pali,u kthye në një "makineri" që vetëm shkruante.Pas këtyre,ja tek nxjerr romanin"ZHdukja misterioze e Besnik Memës".Për këtë roman kam  shkruar një reçencë me titull"Të vdesësh për arsye shtetërore.Pas këtij,novela e tregime të përmbledhura në vëllimin"Një natë pa hënë." Dhe vëllimi që po e quan i fundit(i fundit për deri tani,kuptohet),është monografia për Dino Martikon me titull:"Shpirti i zjarrtë në orën e hijeve".

 

*    *    *

Edhe sikur hiç të mos kishte shkruar,Petraq Pali do zinte vënd në letërsi,vetëm me mirëdaministrimin dhe sistemimin që i ka bërë arshivës së Janko Palit që është një institucion më vete.Ka përgatitur"Afër fundit ç'po shikoj"(përzgjedhje nga proza e poezia e Mësuesit të Merituar,Janko Pali),"Historia e Qeparoit" nga  Janko Pali."Feniksi I HImarës"(monografi për këngëtarin e pavdekshëm Neço Mukën) po nga Janko Pali."Historiku i shkollës Qeparo nga Janko Pali.Së fundi,doli dhe autobiografia e Janko Palit.

 

*     *   *

Petraq  Pali,përveç si krijues është shquar dhe si një veprimtar i madh.Qysh nga krijimi i  Shoqatës së Shkrimtarëve  Shqiptaro-Amerikanë ka qenë i zgjedhur për dy herë rressht si sekretar i kësaj lidhjeje ku është shquar në afrimin e penave të reja pranë kësaj shoqate.Në Virxhinia ku jeton,ka hapur me shpenzimet e veta një shkollë shqipe"Janko Pali" ku fëmijtë e eimgrantëve të mësojnë shqip.Është nismëtar dhe drejtues  i "Lidhjes Qeparote dhe miqtë e saj".Këtu është si moderator për këtë grup në internet.

Kaq sa shkruaj,them që nuk është pak.Por mos kujtoni se mbarova.Po a nuk hahet bakllavaj në fund?

 

*     *    *

Petraq Palit ,mendoj unë,i takon që emri i tij të shkruhet në librat "Gines".Është vërtet një shëmbull unik.I ati,- tregon ai,- më tha:-Do kisha jetuar dhe 10-vjet më shumë,sikur ti të kishe mbaruar universitetin.Petraqi uli kokën dhe kur e përcolli në banesën e fundit të atin,u zotua që amanetin ta shpinte në vënd.Sado në emigracion dhe sado i moshuar,në moshën 64-vjeç u regjistrua në fakultetin juridik dhe sivjet u diplomua si jurist.Në historinë tonë të shkruar,çudia e parë për vazhdimin e shkollës së lartë,ka qenë Fan Noli që në moshën 54 vjeç mbaroi për muzikë."Ginesi" duhet të rreshtojë me nurmirn  1,Petraq Palin që kur mbushi plot 67 vjeç u bë jurist.Me siguri,që ka shkuar atje tek varri të etë dhe të ketë thënë:-Baba,fli i qetë.Amaneti shkoi në vënd.Dhe kushdo që  nuk e di këtë,s'ka si mos çuditet.Se Njeri i çudirave është dhe Petraq  Pali.

 

*       *     *

S'marr përsipër që t'i kem thënë të tëra për Petraq Palin,por s'kam si mos bie një shëmbull analog për krijimtarinë  e tij.Me mënd shkoi në Bashkimin Sovjetik kur poetin Josip Brodski e nxorën në gjyq dhe kur gjykatësi e pyeti për profesionin,Brodski tha:-Jam Poet! Poet ti,-ndërhyri dyshueshëm gjykatësi,-por ti je i pashkollë.-Pse ka shkollë për t'u bërë poet?!-pyeti  Brodski...

Lexuesi të më falë,për analogjinë,por dihet se kush qe Brodsiki jo vetëm u bë pedagog në një nga universitetet amerikane por mori dhe Nobelin në vitin 1987. Analogjitë nuk janë kurrë të qëlluara,por  në rastin e Petraqit shkojnë.Natyrisht,pa Nobelin që dhe ky çmim,sidomos kohëve të fundit,sikur ka vënd për përfolje.Petraq Pali që nuk mbaroi asnjë shkollë, me punën dhe vullnetin e tij titanik,sot ka emrin etij të nderuar në Letërsinë Shqiptare,emër që nuk ia ka dhënë si dhuratë,si një vezë të kuqe për "Ditën e pashkës",por e ka fituar me punë dhe talent.

Si mik i tij,virtual,i uroj jo vetëm jetë të gjatë por dhe veprimtari të mbarë krijuese.

 



(Vota: 11 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora