E enjte, 28.03.2024, 02:41 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Baci Faik më i pëlqyeri

E merkure, 10.08.2011, 07:00 PM


Web faqja “Artbreak” pëlqen punimin e artistit Faik Imeraj

 

Baci Faik më i pëlqyeri

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Ueb faqja e njohur “Artbreak”, në të cilën shumë artist botëror ekspozojnë veprat e tyre, duke u nisur nga arti i pikturës, vizatimit, fotografisë, e deri tek instilacionet dhe përformansat, ka përzgjedhur si punim më të mirin të artistit kosovar Faik Imeraj (Baci Faik). Imeraj para disa muajsh ka hapur një ekspozitë në Galerinë “Open art” në Prishtinë. Në këtë ekspozitë ka prezantuar portrete të vizatuara me vija ekspresive duke shprehur anën e brendshme të shumë individëve të cilët jetojnë në mesin tonë. Punimin “Side Wiew”, piktori vendosi ta prezantoj edhe në ueb faqen “Artbreak”. Përgjegjësit e kësaj ueb faqe vendosën që këtë punim të shpallin si më të thellin, më të realizuarin krahas mijëra veprave artiske të artit postmodern. Në këtë punim dominon një portret i cili mban shikimin në anë të djathtë. I punuar me vija impresive dhe ekspresive, në fytyrën e tij të pafajshme dominojnë rrudhat, të cilat janë krijuar parakohe të personazhit. Është i qetë, i fokusuar në një fjalim i cili zhvillohet rreth tij, mirëpo, akuzat që bien mbi tw janë të padrejta. Sytë pasqyrojnë atë sinqeritetin dhe pafajësinë e këtij personazhi. Buzët e trasha rrokullisin fjalë të buta me pak zë. Ai sikurse dëshiron të thotë diçka shumë të drejtë, por pafajësia e tij kapërcen momentet normale. Ai nuk shpreh dhembshuri, nuk kërkon lëmoshë, por drejtësi ngase është ngopur nga e padrejta. Shikimin shkëput nga spektatori ose vëzhguesi i vizatimit, fokusohet në problemin e krijuar për të.  Dritë hijet, Imeraj përdor profesionalisht mbi fytyrën e tij, rrethin e syve e krijon me ngjyrën e zezë të theksuar, duke treguar atë lodhjen nga e pavërteta e cila vërtitet mbi  supet e protagonistit. Ky portret është aktual, i lodhur nga koha e padrejtë, gënjeshtra godet si meteor egon e tij, mirëpo instrument mbrojtës është sinqeriteti, pafajësia, shpirti i bardh  dhe këmbëngulësia në veprimin e mëtutjeshëm. Për autorin, është një kënaqësi e madhe kur pëlqehet një vepër dhe zgjidhet si më e mira: “Është një kënaqësi kur shoh shumë pëlqime dhe komente të shkruara nga vizitorët e ndryshëm në këtë ueb faqe, që pjesëmarrës janë njerëz nga gjithë bota” thotë Imeraj. “Së fundi, përzgjedhja e punimit më të pëlqyer nga mijëra spektator ishte një moment i lumtur për mua” thekson ai.  Baci Faik, është më shumë i njohur me portrete ngacmuese që posedojnë nuanca të ndryshme shpirtërore. E veçanta e tyre është se asnjëra nuk ngjan me tjetrën, secili nga thellësia shpreh atë anën e veçantë, gjithnjë duke u ndikuar edhe nga ana e jashtme. Portretet të ekspozuara para disa muajsh, kanë zgjuar kureshtje të madhe tek artdashësit, duke pasqyruar veçantinë e tyre krijuese nga dora e mjeshtrit Imeraj, i cili ka arritur të thyej shabllonet e portreteve. Portrete janë impresioniste dhe ekspresioniste ku në planë të parë është vija e lakuar dhe në disa raste e drejtë e shoqëruar me dritëhije.

 

http://blog.artbreak.com/

 

http://www.artbreak.com/bacifaik



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora