E marte, 23.04.2024, 10:01 AM (GMT+1)

Mendime

Alfred Papuçiu: Ambasadore te kultures shqiptare ne Zvicer

E merkure, 13.02.2008, 08:37 PM


AMBASADORE TE KULTURES SHQIPTARE NE ZVICER.

Nga Alfred Papuçiu*

Alfred Papuçiu

Per t'i sherbyer Atdheut, duhet te kesh nje Atdhe. Nganjehere te duket sikur ka njerez qe nuk kane atdhe, megjithate edhe ata kane nje te tille. Sipas gojedhenave, Atdheu nuk eshte vetem vendlindja, as vendi i babes, i gjyshit apo i stergjyshit. Nuk eshte emri i fshatit, komunes apo qytetit, bashkise, kishes, ku eshte rregjistruar emri im ne nje defter te zverdhur nga vitet.

                 Per mua Atdheu qofte ky dhe i dyte, eshte edhe vendi ku
jetoj, vendi qe me dha mundesine te vendosem qofte edhe perkohesisht, me dha
punen, me dha dyshtetesine, si edhe qytetareve te tjere te shumte shqiptare,
me beri te marr nje formim plotesues dhe te vlefshem per problemet,
historine, te drejten, shkencat rajonale dhe politike evropiane, per
historine e Evropes, dhe jeten dhe vepren e Shumanit, te Jean Monnet,
"baballaret themelues" qe zgjodhen ndertimin e Evropes nepermjet
solidaritetit konkret dhe me te ngushte, duke u nisur nga problemet
ekonomike, per te arritur solidaritetin ne fushen politike etj.; per
Zvicren, sic kam deshire une dhe bashkeatdhetaret e mi ketu qe te behet edhe
vendi im nga kam ardhur, Shqiperia...Sic kane patur deshire prej kohesh
rilindasit tane, pasi Zvicra edhe para me shume se nje shekulli ka qene
endrra e tyre per organizimin e shtetit te ardhshem shqiptar.

                 Njeri prej tyre, Sami Frasheri, shprehej hapur "Ta bejme
Shqiperine nje Zvicer te dyte". Thone se shume paraardhes tanet, zbriten ne
rajonin e Gjeneves ne kohen e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, si
Dardania prane saj.

                 Atdhe quaj edhe qytetin ku kam lindur Tiranen, Durresin,
Tropojen, Valbonen, Fierin, Pogradecin, Devollin, Gjirokastren, Beratin,
Prishtinen e Decanin, Vloren dhe Shkupin e Drenicen, Saranden e Butrintin...
dhe i njoh rruget e tyre, parqet e bukura dhe liqenet natyrore, apo te
krijuar nga duart e njerezve, qe i kujtoj me nostalgji, quaj ate toke
shqiptare, me njerez punetore, te urte, kurajoze, te ndershem, te beses, te
respektuar qe nuk kane te bejne aspak me pakicen e atyre qe futen ne rrugen
e droges nga "barone" te saj, shpesh te pakapshem, apo ne ate te krimit, qe
e duan dhe respektojne fqinjin, te afermin, motren, vellane, prinderit, qe
mendojne edhe per te varferin, te semurin, qe japin dicka nga pasuria e tyre
e shumte per token meme qe te behet nje dite si edhe Zvicra.

                 Atdhe quaj edhe gjithe Kosoven martire, prej nga kane
ardhur mijra vellezer te nje gjaku, te perkushtuar, punetore, te sinqerte qe
ruajne traditat kombetare, edhe ketu ne Gjeneven multietnike, ku jane
pritur, strehuar dhe kane te drejte te mesojne shqip, te shprehin zakonet
dhe ritet e tyre, fale mirekuptimit te autoriteteve kantonale dhe zvicerane,
8000 shqiptare.

                 Zvicra qe eshte atdheu im i dyte, si per shume
bashkeatdhetare tane lejon afishimin e kultures, artit, zakoneve te popujve
qe perbejne, duke perfshire edhe te shqiptareve te ndershem dhe punetore.
Gjeneva qe te dielen, me 19 mars 2006 hapi dyert e nje salle te madhe dhe ne
na u duk se ishim ne atdheun tone te pare: Shqiperi, Kosove dhe vise.

                 Per nje cast u emocionova shume dhe me rane lote gezimi
nga syte, duke pare ata vogelushe, adoleshente, apo edhe artiste te rritur
shqiptare, ata mbi 200 shqiptare qe e mbushen sallen e madhe te "Novotelit",
me kostumet e tyre kombetare, me tingujt e melodite e bukura te trevave tona
shekullore. M'u kujtuan edhe ato ditet e lumtura kur shkoja me te ndjerin
tim ate, Tuni Papuçiu, i cili si gazetar i perkushtuar i revistes se
vocerrakeve "Fatosi" merrte pjese ne Festivalin Mbarekombetar te Shkodres me
tekstet e tij te bukura. Gjithmone nderohej me cmimin e pare me muziken e
korifenjve kompozitore, Cesk Zadeja, Tonin Arapi, Avni Mula, etj.

                 Ai patjeter do te kishte shkruar me dashuri, per keta
vocerrake dhe artiste shqiptare ne Gjeneve, por iku shpejt dhe ne e
perkujtojme vetem ne diten e lindjes se tij, me 22 mars te cdo viti. Kesaj
radhe do te shkruaj une, sic do te bente edhe ai, shprehur me art, me
miresi, me dashuri dhe ne librin qe i mblodhen dashamiret e tij te shumte
"Nje sirtar i vecante", nje kujtim i bukur i fundit, i krijimtarise se pasur
te tim eti te paharruar.

                 Do te hedh shenimet e mia, per keta vocerrake dhe
adoleshente qe na japin gezim, na sjellin nje copez nga toka meme, nga
natura jone e bukur, nga malet tona, ku ka mbreteruar prej shekuj drejtesia,
paqja, miresia, por eshte dashur edhe te mbrohen ato nga zaptues, nga
"qoftelarge", apo ata qe kane dashur dhe duan te na fusin thika pas shpine;
nga kenget tona te bukura polifonike, apo me tingujt e fyellit dhe ciftelise
sone qe ndodhet shpesh e varur ne murin e dhomes se pritjes se
bashkeatdhetareve tane ketu, bashke me flamurin kombetar.

                 Apo qe ka shoqeruar emisionet per Shqiperine dhe Kosoven
ne Radio Suisse Romande te muzikologut 80 vjecar zviceran Marcel Cellier, i
cili me nagren e tij ka hedhur ne disk ato kenge te bukura shqiptare te
kenduara nga shqiptaret kudo qe jane vendosur, edhe arbereshe, edhe
shqiptare te Dibres, te Tropojes, te Kosoves, dhe trevat, te vendosur jo
vetem ne Zvicer e ne pergjithesi ne Evrope, por edhe ne Ameriken e larget.

                 I rene ne mendime per nje kohe, me zgjojne tingujt e bukur
te kenges shqiptare, kenduar me embelsi nga motrat Vjendita dhe Ejona
Stojkaj, shoqeruar nga grupi i valltareve te Universitetit Popullor Shqiptar
ne Gjeneve. Vjendita dhe Ejona kane marre pjese vjet ne Tirane me sukses tek
"Diaspora Fest 2005". Ato na vijne sot ne kete pasdite me nje dhurate te
bukur, bashke me dhjetra artiste te tjere, te skenes dhe humorit shqiptar.

                 Ato na japin kenaqesi ketu ne Gjeneve duke sjelle nota
optimizmi dhe deshire per ta bere te njohur kulturen e pasur shqiptare edhe
tek miqte tane zvicerane. Ne kete pasdite te bukur jane te pranishem miq
zvicerane, dhe te kombeve te tjere, bashkekombas qe kane ardhur posacerisht
nga Shqiperia, Kosova dhe viset, nga Gjermania, etj., te cileve u shkelqen
fytyra kur degjojne brezin tone te ri qe punojne per ngritjen e murit te
kultures shqiptare edhe ketu ne Zvicer. Investimi per kulturen tone i
ndihmon edhe integrimit ne shoqerine ku jetojme qofte perkohesisht apo
pergjithmone, ne Zvicren mikpritese.

                 Emocionohet pa mase edhe ai i moshuari shqiptar me mustaqe
kur degjon kengen e mrekulluehme burimore folklorike shqiptare qe e shoqeron
aq bukur ciftelia. "I am Albanian", kendoj shqip dhe jam krenar qe jam
shqiptar, keshtu shprehen artistet shqiptare! Ketu me te vertete ndodhemi ne
nje Shqiperi dhe Kosove tjeter. Sa bukur kenduan Simona, Andrea, Jeta,
Ilirika, kengen  "Syzeza shqiptare" dhe te gjithe te permalluar i shoqeronin
me ze te ulet, tingujt e tyre melodioze per te mos e prishur ate unison
vokal feminor dhe te paster. Apo kengetaret, e ardhmja e skenes sone
shqiptare, Fitore dhe Shkurta Rexhepi.

                 Drejtuesja e festes se bukur Mimoza Nazarko, pedagoge e te
rinjve qe na dhuruan keto kenge te bukura, na sjell ne kete pasdite teper te
arrire, tingujt e nje kenge te kenduar prej saj ne Shqiperi ne vitin 1974,
si homazh per kompozitoret tane te talentuar qe "diten te mbajne gjalle
deshirat, aspiratat tona per artin e bukur shqiptar, edhe ne kushtet e
diktatures".

                 Ndersa aktori i talentuar Fehmi Ferhati, me fjalet e tij
teper domethenese thote: "Pranveren e sjellin dallendyshet. Por jo vetem
kaq. Sot na sollen pranveren edhe vogelushet", me tingujt e kenges se
Vjendites, Ejones, Vali Kuqit te talentuar nga Kosova (pjesemarres i
sukseshem i "Diaspora Fest 2005" ne Tirane); i Kaltrina Berishes qe fitoi
cmimin "Kristoforidhi" po ne Tirane per promovimin e gjuhes shqipe, me
kengen "Gjuha Jone" tek "Diaspora Fest 2005" ; mesazh shume i bukur per ata
qindra shqiptare ne Gjeneve dhe kantone te tjera qe vazhdojne te persosin
dijet e tyre ne gjuhen amtare, duke patur mbeshtetjen e meuesve te
perkushtuar shqiptare ne Gjeneve, e dhjetra e dhjetra te tjereve ne gjithe
Zvicren.

                 Zvicra romande, fale mirekuptimit te madh te autoriteteve
kantonale eshte pioniere ne kete drejtim dhe mesimi i shume gjuheve te
huaja, perfshire edhe shqipen, mbeshtetet fuqimisht nga Ministria e Arsimit
Publik, per te zgjeruar dijenite e nxenesve, si dhe per te mbajtur gjalle
gjuhen amtare. 8000 shqiptare ne Gjeneve jetojne, punojne me ndershmeri si
punetore, arsimtare, mjeke, ekonomiste, piktore, artiste, shkrimtare,
gazetare, publiciste, studente, pasuniversitare nga Shqiperia dhe Kosova e
viset, duke u mbeshtetur nga Universiteti i Gjeneves.

                 Kthehemi perseri tek mjedisi i zbukuruar me nota krejt
shqiptare, ne zemer te Gjeneves. Programi i kesaj buqete te bukur te
vogelusheve dhe adoleshenteve shqiptare, ku nje ndihmese te madhe ka dhene
edhe zoti Xhemajl Berisha, ishte i ngjeshur dhe i larmishem. Lumturi
Hodjani, drejtoresha nga Shqiperia e Universitetit Popullor Shqiptar te
Gjeneves, foli e emocionuar duke theksuar kenaqesine e saj te vecante dhe
krenarine e te gjithe te pranishmeve tek "Novotel" me diasporen rinore qe na
sjell gezim, sikur jemi ne token meme. Keta te rinj, theksoi ajo, japin nje
ndihmese te cmuar edhe ketu ne Gjeneve, me artin dhe kengen e tyre qe deri
diku quhej fusha private e Atdheut tone.

                 Femijet tane jane te mbrujtur tanime me kulturën
zvicerane, por nuk harrojne edhe ate shqiptare, traditat tona te
mrekullueshme shekullore, muziken tone, instrumentat tona si cifteline,
muziken baritore etj. Gazetaret e TV te Kosoves filmonin dhe shpesh
emocionet e pastra shpreheshin ne fytyren e tyre te bukur.

                 Ndersa zoti Michel Riat, president i Universitetit
Popullor Shqiptar theksoi se eshte "shume i emocionuar tani qe njoha me mire
kulturen shqiptare me kengen e mrekullueshme te brezit te ri shqiptar. Per
mua, tha ai, ata jane mjeti me i mire i integrimit ketu ne Zvicer. Nepermjet
muzikes ekziston nje gjuhe universale: muzika. Ajo te ben te njohesh
kulturen, vallet, kengen, ritet edhe te shqiptareve, edhe pa e njohur gjuhen
e tyre te folur. Shpresoj qe edhe une te jap ndihmesen time ne kete drejtim.

                 Pasi po ju them ketu se kam kompozuar shume kenge vete dhe
nder te tjera jam dhe muzikant". Ne ato caste, dy vogelushe kengetare i
dhuruan atij buqeta me lule, ne shenje mirenjohjeje per ato fjale
domethenese te perfaqesuesit zviceran, te miqve te perhershem zvicerane, qe
kane bere dhe bejne aq shume, jo vetem per integrimin e shqiptareve ne
Zvicer, por edhe per ruajtjen dhe afishimin e kultures se tyre te pasur.

                 Pasditja vazhdoi me tej me kenget muzeqare, te kenduara
nga Mimoza Nazarko. Ajo me kujtonte tim ate qe kendonte aq bukur kenget
muzeqare nga Fieri ku kishte lindur, dhe kur i kendonte ato midis kolegesh
gazetare, por edhe ne gezimet e miqve te mire, te sinqerte, te paster.

                 Ajo vazhdoi me "Serenaten korcare", duke kujtuar edhe
nenen dhe babain e saj te mire, qe jane atje larg ne Amerike, si shume te
tjere bashkekombas qe jane shperndare ne bote. Kenget e vocerrakeve dhe
adoleshenteve shqiptare vazhdojne deri vone dhe na japin nota gezimi,
optimizmi, jane respekt per gjuhen e lashte shqipe, respekt per ata qe kane
dhene gjakun per gjuhen dhe kulturen shqiptare. Kenga "Kosova ime" e mbylli
kete feste te bukur, shoqeruar nga grupi i valleve te UPSH dhe gjithe te
pranishmit.

                 Ne fund, dy kengetaret e reja, Vjendita dhe Ejona Stojkaj
dhuruan me autograf diskun e tyre, te realizuar nga Sokol Marsi, realizuesi
artistik i diskut ne Shqiperi. Kjo pasdite e bukur, ne shoqerine multietnike
te Gjeneves, do te shenoje nje fillim te mbare ne karieren artistike te dy
kengetareve shqiptare te talentuara.

                 "Cfare do te behem" eshte titulli domethenes i tyre qe
patjeter do te mirepritet jo vetem nga gjyshja e tyre qe ato e vizitojne cdo
vit atje ne fshatin e prinderve, ku e vizitojne cdo vere dhe takojne dhe
shoqet e tyre, por edhe nga afro 150.000 shqiptare qe jetojne ne Zvicer, por
edhe tek bashkekombasit tane te mrekullueshem ne Shqiperi, Kosove e vise.

                 Realizuesi Sokol Marsi, edhe ai i permalluar, shprehu
kenaqesine qe gjeti ketu ne Gjeneve, nje mjedis shqiptar qe nuk e ka pare
asgjekundi ne Evrope ku ka qene. Ai theksoi se "Diaspora Fest 2005" ne
Tirane ka nderuar komunitetin tuaj ne Gjeneve. Kenga "Kosova ime", tha ai ne
fund, solli nota nostalgjie por edhe urimin se sa "ndiheni ju tiranas, apo
te trevave te tjera shqiptare, aq ndihem une kosovar, apo ne pergjithesi si
gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen".

                 Kjo veprimtari shqiptare ne Gjeneve ishte dhe do te mbetet
nje shembull i mire duke shprehur edhe mendimin se arti luan nje rol pozitiv
ne afrimin e popujve, qofshin keta shqiptare, zvicerane e te kombeve te
tjere. Ai eshte lajmetar i paqes, solidaritetit, miresjelljes,
karakteritburreror, mbajtjes gjalle te traditave te mira dhe shekullore,
edhe te kombit tone te vogel, te lashte, te bukur, ne Gjeneven multietnike
dhe ne Ballkanin, jo me "fuci baruti", por paqesor.

                 Mjaft me me zenka dhe kujtesa te kaluara te dhimshme,
luftra te kota vellavrasese, biseda kacafytese parlamentaresh apo
politikanesh qe i shkojne per hosh, qofte edhe pa dashje atyre qe nuk ja
duan te miren Shqiperise, Kosoves, viseve, Ballkanit dhe gjithe Evropes
paqedashese. Mesazhi i kenges shqiptare ne Gjeneven multietnike duhet t'i
beje te gjithe vellezerit e nje gjaku, te mendojne mire per te ardhmen e
brezit tone te paster, te sinqerte, te ri qe nje dite do marre stafeten
tone. Kujtoj ne keto caste fjalet e atij shkrimtari mik "Lere driten hapur
gjithmone ne kopshtin e botes" dhe them se s'ka me teper lumturi se sa kur
je midis njerezish te thjeshte, te paster, me shpirt artisti, pa mllef,
solidare...

*Mediator Kulturor



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora