E merkure, 24.04.2024, 11:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Petraq Pali: Mooos... se do të ma thyesh!

E diele, 07.08.2011, 05:59 PM


Mooos... se do të ma thyesh!

 

Nga Petraq Pali

 gjivlashi@aol.com

 

Mos se do të ma thyesh, mos ma përdredh këmbën- i tha skllavi skllavopronarit- i cili po i përdredhte dhe po i përdredhte këmbën si për lojë avash avash… mos se do të ma thyesh, mooos; skllavopronari nuk fliste po vazhdonte t’i rrotullonte këmbën nga pak e nga pak, sa skllavit i dhimbte në kockë…!

Moooos, moooos- te thashe, se do të ma thyesh, mos… skllavopronari pa u ndier, duke shtrenguar nofullat, vazhdonte të përdredhte këmbën e skllavit…ai, i thoshte mos mos se do të ma thyesh…mooos … derisa, më në fund, kocka e këmbës u thye… skllavi me dhembjen e paduruar në zemër, pa bërtitur dhe pa bërë zë i thotë:

-Të thashë që do të ma thyesh …! Ma theve!

-Interesant, më thatë mirë, mooos se do të thyhesh dhe u thye… po tani- tha skllavopronari- si do të bëjmë punën ne pa ty…?

-Unë i shkreti të thashë: mooos se do ta thyeje… por ju vazhduat.

Skllavi kishte kohë në çiflikun e atij skllavopronari, kishte ardhur qysh femijë, ishte rritur me ta dhe skllavopronari me të shoqen e mbanin si njeriun e tyre dhe më të besuarin ne oborr.

Ishte interesant se ky lloj skllavi nuk njihte pushim dhe ishte më i besuari tyre, por skllavopronari ia theu këmbën, ndërkohë që i shkreti skllav i thoshte: mooos se do te ma thyesh…mooos!

Demi i madh ishte, natyrisht, i skllavopronarit, i cili ishte mësuar me shërbesat dhe punën e tij, dhe tani, që i theu këmbën as nuk mund ta shiste dot dhe as nuk mund ta mbante…

-Të thashë- i thoshte i ziu skllav- mooos, mooos se do ta thyesh, po tani?

Skllavi ishte në atë kohë kur ai, skllavopronari i theu kembën gati 26 vjeç, kishte punuar për ta qysh në moshën 12 vjeçare, domethënë për katërmbëdhjetë vjet radhazi, nga një çilimi që ishte, tani ishte bërë një burrë i vërtetë dhe i saktë.

Skllavi ishte një djalë shumë i bukur, shtatlartë e me sytë të blujtë, kishte një trup me të vërtetë prej sportisti, i fortë dhe i ergasur aq sa dhe vete nuk e besonte se ai do t’i thyente këmbën…!

-I thashë: moos-moss-moos, disa herë- i tha të shoqes së skllavopronarit- e cila ishte 22 e dy vjet më e re se i shoqi, kur ajo, e pyeti si dhe qysh e kishte thyer kemben…

-Unë i thosha: moos se do të ma thyesh, por ai, vazhdonte ta rrotullonte, deri sa ma theu.

E shoqja e skllavopronarit u mërzit nga kjo ngjarje dhe kur pa të shoqin ju hakërrye:

-Po tani ç’do të behet me të, pse ia theve këmbën?- kur ai të thoshte mosss, moss...

Gjithësesi, skllavopronari me të vërtetë u mërzit që ia theu këmbën dhe nuk besonte se ia kishte thyer.

E shoqja e skllavopronarit, një grua e bukur, e re dhe shumë e mirë si njeri dhe shumë e sjellshme, filloi të kujdesej për të përmirësuar këmben e skllavit, mori mjekimet dhe çdo ditë kujdesej që ai të shërohej sa më shpejt.

Kaluan muaj të tërë dhe këmba e skllavit s’po bëhej më si më parë, me gjithë përkujdesjet e veçanta dhe të afërta të gruas së skllavopronarit.

Gjatë këtyre muajve që skllavi nuk bënte asnjë gjë dhe asnjë lloj pune, i hypi një shëndet dhe një bukuri e rrallë, aq sa e shoqja e skllavopronarit filloi ta shikonte me një sy tjetër.

I tha të shoqit disa herë:

-Ai, të tha: mooos, mooos... ndërsa ti vazhdoje t’i rrotulloje dhe t’i përdredhje këmbën, e di çka i bëre dëm vetes… ne do ta shërojmë atë dhe ai do të shërbejë si më parë… ke bërë gabim, dhe ke bërë mëkat…!

Skllavopronari, rrinte gati para gruas së tij të bukur dhe nuk ndihesh fare, ai vazhdonte të drejtonte çiflikun dhe punonte në krye të skllevëreve të tjerë që ishin qindera, ai po bënte një pendë të madhe të mbante ujërat e lumit që mund të përmbytnin fushën… kështu që skllavi me këmbë të thyer rrinte në saraje dhe i bënte fresk zonjës…!

Një ditë nga ditët, kur këmba e skllavit po forcohej dhe po bëhej gati të delte në punë, ajo, në mënyrë provokative dhe intime i thotë, si pa të keq:

-Pa më thuaj, si ta theu këmbën im shoq, në ç’farë mënyre, si dhe qysh,  pa më shpego…!

Vazhduan disa ditë që zonja shtrihej në krevat dhe skllavi i rrotullonte këmbën deri në atë pikë sa ajo gerthiste…mooos se do të ma thyesh…moos… dhe skllavi nuk e rrotullonte më, se e kishte pësuar për vete… mosss!

Skllavi arriti në atë pike rrotullimi të këmbës së zonjës, një ditë sa zonja uluriti nga dhembjet dhe po i binte vilani nga dhembja… mooos, mooos se do të ma thyesh.

Djalit, skllav në këto momente i kujtoheshin dhembjet që kishte ndier kur skllavopronari i pati thyer këmbën dhe sa zonja bërtiste ai, djali skllav ndalonte përdredhjen.

Mosha, e zonjës dhe e djalit ishin të tilla që nuk mund të vazhdonte më të përdridhte këmbën, por instiktivisht një ditë zonja u lëshua mbi të si një ulkonjë… duke e vënë përsipër!

Djali, skllav nuk u besoi syve kur e vuri poshtë, ndoshta kundër dëshirës së tij të zonjën…! Ajo, u mrekullua me të dhe harroi dhembjet e rrotullimit.

-Mooos se do të më bësh me barrë, mooos, të lutëm moos!

Sa erdhi i shoqi, ajo, ju ankua duke i thënë se djali skllav, siç i tha mjeku, duhet kohë që të shërohet, mbasi këmba i ka zënë shtrembër, duhet të thyet sërish që të zërë më në rregull, por kjo punë do të bëhet mbas dy vjetësh.

Atë, këmbën, këtë radhë do t’a thyej unë dhe jo Ju, Ju e thyeni shtrembër…!

Djali skllav qeshi dhe i tha duke ju lutur zonjes:

-Aman zonjë, mooos ma thyeni më këmbën se ajo ka dhembje të mëdha dhe të paduruesheme.

-Pusho i tha skllavopronari- ajo do ta thyej më lehtë dhe me kujdes…!

-Si te doni, unë jam skllavi Juaj dhe Ju mund të bëni çfarë të doni me mua.

Une dua që më të mos më thyeni kemben…!

-Frikacak, hesht dhe mos u ndiej- i tha skllavopronari- dhe doli për në punë…!

-Do ta thyej, mos u frikso…por mbas dy vjetesh- i tha zonja- kur iku i shoqi dhe ajo kërkoi sërish që djali t’i përdridhte… këmbën!

 

pJp

Qeparo Gusht 2011

 



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora