E enjte, 25.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Eduard M. Dilo: Zonja Lume M. Juka

E diele, 07.08.2011, 07:58 PM


ZONJA LUME M. JUKA

 

Nga Eduard M. Dilo

 

Zonja Lume M. Juka, moter  ne shpirt dhe bashkepunetora e mike e afert e Nanes sone  Terese, esht nje grua e rralle, aq sa te huajt ketu ne N.Y. kur bisedojne me te, i thone plot gezim e dashuri: " na duket sikur takuam e biseduam Nanen Terese;  ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?". Ajo me thjeshtesine, butesine,  miresine dhe driten qe reflekton ne ata syte e saj plot embelsi, u pergjigjet:

" Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Terese, ngjaj si duket me te, se jemi nga nje vend, e duke qene per shume kohe prane Saj kam -si duket - dicka te marre prej Saj!"

 

Zoti e ka sjelle qe une te bisedoj shpesh, te takohem e te degjoj mrekullite e dala nga zemra e kesaj Zonje,  qe nuk nderon vetem Shkodren qe e lindi, por krejt Kombin tone. E kompletuar me nje kulture qe do t'a kish zili gjithkush, esht aq e pervuajtur  sa dhe e ditur;  esht vete MIRESIA, si ka qene dhe motra e saj , Shkencetarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka.

Pata kenaqesine ne pervjetorin e Ditlindjes, qe nepermjet telefonit te marr nje urim te bukur, te kendshem, nje urim sikur ma beri nje Engjell, kur me nje qetesi apsolute, degjova  te me kendonte aq bukur ne Shqip kengen :

" Ditlindjen per shume mot

Ju bekofte i madhi Zot

Shnet e t'mira ju dhurofte

Jeten u-a ndricofte!

 

Gezuar! Gezuar!  Gezuar!

Te gjithe te bashkuar

E festojshim gjithmone

Te lumtur n'Atdheun tone.   (Melodia e kenges  se kenduar prej Saj esht si melodia teper popullore boterore "Happy Birthdaj")**.

I perfshire nga emocionet e degjimit te kesa kenge te bukur interpretuar mjeshterisht nga Soprano Lume Juka, shkrova vargjet e meposhteme te cilat po i ndaj me ju:

 

ZONJES LUME M. JUKA

 

Moter ju kish Nan' Teresa

Dhe dinte Ajo se ke cmon

Shifte tek ju dhemshurine

Qe nga zemra ju buron.

 

E thjeshte, e dashur, e mire,

Reflektoni vec Miresi

Edhe ne ecje: lehte e bute,

Me nje kujdes , se mos lendoni njeri...

 

Kurdohere i luteni Perendise

Paqe- Dashuri- Miresi te kete kudo

E keqja te jete larg njerezise:

Jezusi prane nesh;

Zemrat JEZUS na i pushto!

 

** Nje mendim: Nuk do te ishte mire sikur kjo kenge e Ditlindjes te kendohej ne mbare  Shqiperine tone Etnike ne Shqip dhe jo Anglisht. Besoj se dhe per femijet do tingelloje me bukur!    "Te lumtur n'Atdheun tone", mund ta zevendesojme dhe  "Te lumtur ne familjen tone".



(Vota: 31 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora