E enjte, 06.10.2022, 03:28 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

“Ajo që ndodhi me ekspozitën ishte një turp. Bashka e papërgjegjshme dhe injorante”

E shtune, 06.08.2011, 06:39 PM


Flasin për TemA, regjisori Haxhi Rama, piktorët  Sefedin Stafa dhe Franc Priska

 

Nga Artur Llana

 

Vetëm pak ditë pasi është ndezur  debati në mes  komunitetit mysliman dhe bashkisë së Durrësit, lidhur me ekspozimin e tetë punimeve në dru nudo, ka filluar edhe reagimi i intelektualëve dhe sidomos i njerëzve që merren me art, por që kanë dhe integritet. Interesimit të gazetës Tema nuk i është përgjigjur për arsye impenjimi Haxhi Rama, i cili ka deklaruar se është me pushime se nuk është në dijeni të asaj që ka ndodhur, dhe aq më shumë se nuk i ka parë këto punime. Në fakt atij i është kërkuar një qëndrim si artist, për ato punime lidhur me konfliktin dhe jo një mendim kritik se si janë ndërtuar ato. Gjithsesi Rama është shprehur se është e turpshme të ndërhysh në art dhe aq më shumë në një objekt që është i bashkisë, por ai ka lënë të rezervuar faktin se i duhet të njihet me punimet. Por ndryshe nga një piktor i ri, i cili ka studiuar në Milano dhe që quhet Franc Priska, është shprehur i habitur se si një gjë e tillë ndodh në qytetin ku ai ka menduar të ushtrojë artin e tij, ndërsa u ka kujtuar atyre që kanë bërë këtë skandal sipas tij se arti është i të gjithëve, ai nuk mund të kufizohet në guaska mentalitetesh apo në ndikime që vijnë nga mentalitete edhe me ndikim politik. “Nuk di çfarë të them, por nëse kjo do të kishte ndodhur në një qytet të Perëndimit ju siguroj se ata që drejtojnë bashkinë duhet të ishin përgjegjësit kryesorë që nuk janë në gjendje të ruajnë një institucion të tyrin. Ne jemi artistë dhe jo fetarë. Arti ka lindur shumë kohë para dhe na duhet që të heqim ato kryevepra që kanë bërë mjeshtrat në shekuj se disa çunakë kanë mendim të kundërt në vitin 2011? Ky është turp dhe madje më shumë se turp dhe ai që ka hequr punimet nuk ka për tu bërë kurrë artist, por një manekin që mund ta komandojnë  qoftë dhe klerikët. Është e turpshme që ajo që ka ndodhur në Durrës vazhdon të mos ketë jehonë. Jemi në një kohë që të gjithë jemi të bombarduar nga porno apo edhe të tjera gjëra të këtij lloji dhe nuk e kuptoj se çfarë të keqe mund t’i sjellë një punim këtyre njerëzve që hiqen se janë të fesë. Ata përballen çdo ditë me shumë gjëra më të rënda dhe reale, dhe një vepër arti është ajo që ata nuk e kapërdijnë dot kur kapërdijnë të keqen që shohin. Ky është mentalitet dhe jo fe.”

Sefedin Stafa, autori i më shumë se 15 ekspozitave dhe njëkohësisht një nga njerëzit që ka investuar për të qenë në Shqipëri me punimet e tij , ka deklaruar se konflikti i fundit duhet të marrë fund, se nëse do të vazhdojë ai është një tregues i qartë i përballjes së mentaliteteve dhe formimeve në Shqipëri. “Unë jam mysliman dhe e pëlqej të bukurën, por si artist, dhe nuk ka artist në botë i çdo lloj feje që të mos e ketë punim çudon, do të thoja se nuk ka turp më të madh për këtë që kaq ndodhur. Turpi fillimisht shkon për ato që e sajuan, së dyti për autorin që hoqi punimet, pasi artisti është pa fe kur ekspozon, dhe ata që e shohin nuk shkojnë aty me përkatësi fetare, por me shije artistike. Por një turp i madh është për bashkinë e Durrësit, e cila ka rënë pre e kësaj loje kundra artit. I kam dëgjuar të gjithë në lajme dhe nuk ka më pështirë që më ka ardhur kur kam dëgjuar se punimet nudo janë hequr. Komuniteti mysliman u trembka nga tetë femra me gjoks përjashtë në punimet me dru dhe nuk e shqetëson fakti i asaj që ndodh çdo ditë kur, para këtij institucioni ka kurvëri me minifunde apo edhe shalë pa të brendshme veshur. Ky është misioni i atyre që hiqen fetar? Por dua të shtoj edhe një fakt tjetër. Në këtë ekspozitë ishte edhe një portret i Enver Hoxhës! Pse nuk reagoi komuniteti mysliman për njeriun që e ktheu xhaminë në pallat? Me siguri këtë nuk e i di ai myftiu i ri, se edhe mosha nuk ja ka arritur. Nëse duhet të kishte një reagim ai duhet të vinte për njeriun që vrau klerikë, internoi dhe zhduki ato dhe ky njeri nuk është nudo,” ka deklaruar Stafa.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora