E shtune, 20.04.2024, 12:17 PM (GMT+1)

Mendime

Remzi Basha: Argumentet e zgjidhjes së drejtë të cështjes shqiptare

E marte, 12.02.2008, 08:02 PM


Argumentet e zgjidhjes së drejtë të cështjes shqiptare

Nga: Prof. Remzi Basha, Suedi

Shqiptarët i kanë të gjitha argumente etnike, historike, gjeografike, politike, juridike dhe ekonomike me të cilat mund ta arsytojnë të drejtën për bashkim kombëtare. Disa nga këtu argumente rralle e tek, janë përmundur kur janë bërë përpjeke të arsyetohet e drejta jonë për përparim e statusit të Republikës së Kosovës, por kurrë nuk janë paraqitur në mënyrë të sistemuar. Prandaj cilat janë këto argumente që e mbështesin drejtën tonë për bashkim kombëtare.

1. E drejta historike. I vetmi argument me të cilin Serbia gjithmon është përpjekur ta arsyetojë okupimin e Kosovës para opinionit botëror dhe ta paraqes se clirim ësht e drejta historike. Më argumente të shpikuara mbi këtë të drejtë në fund, Serbia ka arritur në konferencën e Londrës (1912-1913) dhe në konferencën e versajt (1919) shpallën Kosovën tokë Serbe. Edhe gati dhjetë vjetëve të fundit më mija he rkemi dëgjuar apo kemi lexhuar se Kosova ësht djep e shtetit Sërb. Po njåe pohim i tillë nuk ësht i vertet, sepse shtetit i tyre Sërbet më së pari e kanë formuar në Rashkë, kurse në Kosovë dhe në tëritore të tjera të ballkanit jugore kanë ardhur ne fund të shekullit XII (pas vitit 1180). Në Kosovën ku i kanë gjetur shqiptarët e poshtuar prej Bizantit Serbët ishin pushtues, që po zgjeronin mbretërine e tyre. Sundimin e tyre në Kosovë ndërkaq, Sërbet do ta humbin pas luftes më turqit në fushen e Kosovës më 1389. Kjo domëthan e drejta historikee shqiptarëve në Kosovë, si pasradhes të Ilirëve, ështe më e vjeter se e Sërbeve. Duke mos pasur argumente të tjëra, më të cilat para opinionit evropiane dhe boteror do ta arsyetonin pushtimin dhe aneksimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptarë, në luftat ballkanike, serbia do të pushtoje shpirtrat e popullit të vet dhe një kohe do të mashtroj dhe opinionin botëror.

2. E drejta etnike. Mëgjithëse e kanë edhe të drejten historike mbi Kosovën, dhe trojet ku jeton sot ne Maqedoni, në Mal të Zi, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje shqiptarët këtë të drejt nuk e shpallen argument mbi të cilen bazojnë kërkesen prej zgjedhjë e ceshtjes së Kosovë, përkqasisht të ceshtjes shqiptarë. Kërkesen tonë për zgjidhjen e ceshtjes shqiptarevë në Jugosllavi, si tërsi, në, mbeshtesim më të drejten tjëtër qe thojn e drejt naturore, ose e drejt etnike. Shqiptarët në trojet në të cilen jetojn sot përbajn shumicen dermuse.

3. Kosova tokë e pushtuar. Për shkak se sipas të dhënave i kanë lenë autoret të ndryshmem, mes të cilave edhe disa autore Sërb, si kundër janë Banisllave Nushiqi, shqiptarët kanë qene diku populatë e vetme, dikush shumice dërmuse ma te madhe së sot përafersisht si në Kosovë, dhe viset tjera ku jeton përgjate kufirit e shqipërise, dhe në vitin 1912. Cdo popull që është i pushtuar të clirohet, sepse edhe sepse edhe sipas të drejtes naturore, edhe sipas të drejtes ndërkombetare, ati i takon e drejta e clirimit prej okupacionit. Më në fund, e drejta që jetoj i lirë ësht e drejt legjitimë, naturore e secilit popull. Shqiptarët janë i vetmi popull keshtu, tragjikisht i ndarë në evrope, dhe një prej popujvë te rallë keshtu tragjikisht të ndarë në botë. Popullit shqiptar i takon e drejta e vetvendoses politike dhe territoriale e kjo domëthan: e drejta e bashkimit kombëtar.

Zgjidha e drejtë dhe e përhershme e ceshtjës shqiptare

Bashkimi i kombëtar. Kjo do te ishte e vetmja zgjidhje e drejtë dhe e vetmja zgjidhje e përhershme e cështjes shqiptare. Sepse, kjo do të ishte zgjidhje e tërësishme e cështjes shqiptare. Por, pikërisht pse është e drejtë dhe e përhershme kjo zgjidhje duket aq veshtir! Idenë e bashkimit të shqiptarëve sot për sot kundërshtojne fort edhe serbët, edhe maqedonasit, edhe malaziasit. Dhe, e kundërshtojnë sot, po thuj; me të njëjten gjuhë kundërhistorike dhe kundërdemokratike me të cilen kanë kundërshtuar edhe deri sot. "Argumenti" i vetëm me të cilin e kundërshtojne ata idenë e bashkimit të shqiptarëve ështe ky: bashkimi i shqiptarëve domethën¨w cenim i integritetit teritorial të Serbise, të Maqedonise e të Malit të Zi dhe krijim Shqipërisë së Madhe! Kur pohojne kështu, sigurisht, harrojnë se sipas asnjåe ligji, konvente, emarrë veshje e rezolute ndërkombetare nuk mund të quhet shtetmadhe-prandaj as Shqipëri e madhe-kërkesa për një shtet që do të përbëhej prej trojeve në të cilat pjesëtarët e një komb përbëjnë populltatën e vetme a shumicën dërmuese të popullatës së atyre trojeve. Dhe, më tej: nuk mund të duhet Shqipëri e madhe Shqiperia nåe gjirin e së cilës do të gjëndeshin edhe ato troje që sot janë nën Serbinë, nën Maqedoni dhe nën Malin e zi, domethëne nën Jugosllavinë, në të cilat shqiptarët edhe në të kalurën kanë përbëre popullatën e vetme apo shumicën dërmuese të popullatës së tyre. Nocioni Shqipëri e Madhe është trillim i vetëdijes imperiale serbomadhe. Shqipëria e përbëre edhe prej atyre trojve etnike, që padrejtësisht kanë mbetur jashtë saj, eku shqiptarët kanë qenë gjithmone a janë edhe sot shumicë e madhe apo, mdje, popullatë e vetme nuk mund të quhet Shqipëri e Madhe, por vetëm Shqipëri: Shqipëri e vërtëtë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora