Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Soft power turk ose rikthimi i hapësirës otomane në Ballkan

| E premte, 05.08.2011, 06:02 PM |


Ahmet Davutoglu, ideolog dhe ministër i Jashtëm i Turqisë, citohet më së shumti, si ideator i rikthimit të Turqisë te premisat dhe hapësira e dikurshme e perandorisë osmane. Kjo duhet mbështetur, sipas tij, te farkëtimi i lidhjeve jo vetëm me fuqitë e mëdha të botës, por edhe me partnerët rajonalë në Ballkan e Azi duke rikonfiguruar kështu ish-hapësirën osmane mes dy kontinenteve. Aksioni i tij ka qenë sidomos ballkanik dhe ai nuk ka nguruar të shprehë hapur synimet e tij për ringjalljen e “të sëmurit të dikurshëm të Bosforit”. Në këtë vazhdë gjeopolitike duket se është edhe përurimi i dy xhamive të epokës osmane, njëra në Shkup e tjetra në Prizren. Gazeta turke Zaman, në një artikull të ditëve të fundit pasqyron rinovimin e dy xhamive të kohës osmane në Ballkan. Xhamia e Mustafa Pashës në Maqedoni dhe e Sinan Pashës në Kosovë u hapën pas shumë kohësh, shkruan gazeta.

 

Pas një projekti restaurues 5 vjeçar, xhamia e Mustafa Pashës në Shkup u përurua me pjesëmarrjen edhe të personaliteteve të njohura turke si zv/kryeministri Bekir Bozdag. Funksionari turk tha se “të parët tanë jetuan në paqe këtu. Xhamia u ndërtua në vitin 1492 me urdhër të vezirit të sulltan Selimit, Mustafa Pasha, dhe u shkatërrua nga tërmeti që goditi Shkupin në vitin 1963. “Grupi përurues”, sipas Zaman-it, udhëtoi nga Shkupi në Prizren për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së xhamisë së Sinan Pashës, e cila u ndërtua nga guvernatori osman i Bosnjës, Sinan Pasha në vitin 1615. Rindërtimi u bë i mundur nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, njëfarë USAID-i turk. Në të dy xhamitë  imamët do të emërohen nga Turqia.

L.A. - Respublica