E premte, 29.03.2024, 01:38 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

U përkujtuan Dëshmorët e parë të Vërrinit

E enjte, 04.08.2011, 06:57 PM


*Nexhat Fanaj,ushtare i UÇK-es,ishte sekretar i Shoqates Atdhetare "GRYKA E LUMËS", dega ne Lucern te Zvicres

*Tubimi u hap me nje minute heshtje per te nderuar deshmorin ENVER ZYMBERAJ,qe ra nga falangat serbe duke e mbrojtur kufirin

 

Organizuar nga Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMES" me seli ne Hanover, para nje numri te madh bashkeatdhetaresh u perkujtuan deshmoret e pare qe rane ne luften e Verrinit, BEHAMIR (Rustem) MEMAJ, nga Zhuri, i lindur me 1972 dhe NEXHAT (Qazim) FANAJ, nga Vermica, i lindur 1971.

Tubimi perkujtimor me nje minute heshtje duke nderuar deshmoret per liri dhe deshmorin ENVER ZYMBERI, qe para pak ditesh ra nga falangat serbe, duke e mbrojtur kufirin nga bandat serbe, e hapi RESHAT BADALLAJ, kryetar i Shoqates Atdhetare "GRYKA E LUMES" me seli ne Hanover, i cili foli ne menyre kronologjike per zullumin serb qe nga viti 1912.

Reshat BADALLAJ u ndal vecmas ne renjen heroike te ketyre deshmoreve dhe tha: Nuk ka lufte qe u zhvillua ne Kosove kunder barbareve serbe, te mos ken kapur armet verrinasit, keshtu ndodhi edhe ne veren e vitit 1998, ku me 28 korrik te guri 16, ne kufirin shqiptaro-shqiptar ne bjeshket e Opojes, u be nje perleshje e pergjaksheme ndermjet forcave agresore serbocetnike dhe forcave te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ne kete perleshje me arme ne dore bien DY USHTARET E PARE TE UCK-es: BEHAMIR (RUSTEM) MEMAJ, baba i tre femijeve,antare a ktiv i shoates ne Zhur dhe NEXHAT (QAZIM) FANAJ, baba i dy femijeve,sekretar i shoqates atdhetare "GRYKA E LUMES", dega ne Lucern te Zvicres, i cili e la kete shtet per t´iu bashkuar forcave te UCK-es. Nga bandat serbe-cetnike mbeti i vrare oficeri i larte, BOJAN DELIC dhe inspektori i larte serbe, gorani RRUSTEM AGUSHI.

Ne fund, kryetari i kesaj shoqate, RESHAT BADALLAJ, tha: Deshmoret jane te pavdekshem,kujtimi per ta eshte i perjetshem.Familjet e deshmoreve duhet te krenohen per heroizmin e pashoq per martiret qe e fituan pavdeksine.

QOFTE I PAVDEKSHEM KUJTIMI PER MARTIRET E LIRISË!



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora