Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Italia aprovon draftligjin për ndalimin e ferexhesë në vende publike

| E enjte, 04.08.2011, 07:03 PM |


Një komision parlamentar i Italisë ka aprovuar të mërkurën draftligjin, i cili ua ndalon femrave myslimane që të bartin veshje që ua ndalojnë ekspozimin e fytyrës nëpër vende publike. Drafti, i cili është miratuar nga Komisioni i çështjeve kushtetuese, të martën, do t’ua ndalojë femrave që të dalin në publik të veshura me ferexhe, shamia fytyre apo çfarëdo mbulese tjetër që nuk ua zbulon sytë dhe pjesët e tjera të fytyrës. Në këtë mënyrë, Italia zgjeron ligjin e vjetër me dekada, i cili për shkaqe sigurie u ndalon njerëzve që të bartin gjësende që ua zbulojnë fytyrat, si maskat, nëpër vende publike. Gratë që shkelin ndalesën do të përballen me gjoba, ndërsa palët e treta që i detyrojnë gratë të mbulojnë fytyrat e tyre në publik do të përballen me gjoba apo në disa raste edhe me burgim deri në 12 muaj. Italia kështu bëhet shteti i fundit evropian që vepron kundër ferexheve. Franca dhe Belgjika tashmë kanë aplikuar ndalesa për veshjen e rrobave të stilit islamik në publik, sikurse ka bërë edhe një qytet në Spanjë. Ligji belg për ndalimin e ferexhesë u referohet shqetësimeve të sigurisë.

 

 

SOT NEWS