E premte, 19.04.2024, 12:58 PM (GMT+1)

Mendime

Jahja Koka: KFOR-i nuk i kryen detyrat obligative

E merkure, 03.08.2011, 07:59 PM


KFOR-I NUK I KRYEN DETYRAT OBLIGATIVE

 

Nga Prof. Dr. Jahja Koka

jkokaj@yahoo.com

 

Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler pas presionit kërcënues të Borisllav Stefnovicit, i cili prapavi kishte dhunën dhe militarët serbë, deklaroi “ KFOR-i u tërhoq pasi që nuk dëshiron të ushtrojë dhunë. Për të shtuar edhe keto: “ Vendosa të mos vazhdojmë rrugën për hapjen e barrikadës së dhunshme serbe, për shkak se aty ishin mbledhur shumë radikalë dhe ekstremistë serbë, për shkak se ka pasur edhe të shtëna dhe të ngjashme”.

Përnga nomenklatura dhe detyra KFOR-i është FORCË për

mbrojtjën e Kosovës pikërisht nga ekstremistët dhe dhuna e palëve në konflikt, pra serbëve dhe shqipetarëve. Edhe për analfabetët e politikës dihet që KFOR-i me manadatin dhe  forcën ushtarake që ka, pra me njerëzit me uniformë dhe pajisje moderne luftarake, nuk duhet të pengon veprimët e dhunës nga cilado palë qofte, me puthje e dashuri, me marraveshje e lutje, por me forcë ushtarake. KFOR-i pra nuk është organizatë bamirëse, as lule, e as misionare fetare, por FORCË për KOSOVËN ( KFOR).

Duke marrë në konsiderim këtë fakt të pamohueshëm, nevojitet që jo vetëm klasa politike e Kosovës, dhe njerëzit në uniformë, por të  gjithë qytetarët, që duan lirinë e Kosovës,  të mendojnë për këtë ngjarje që ka konotacione dhe domethënje shumë me rëndësi, ndoshta edhe historike, për Veriun e Kosovës, por edhe për shqipëtarët në përgjithësi.

Para së gjithash duhet të konstatohet që Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler ështëushtarak profesionist, i cili din detyrën për të cilën është i angazhaur. Por ngeli, nuk mundi ta kryente detyrën e cila në këte rast ishte me peshë luftarake dhe politike të ngjajshme me momentet kur NATO pati ardhë për herë te parë në Kosovë. Ngelja para kësaj detyre kruciale në Kosovë, kurrsesi nuk duhet të kuptohet që KFOR-i, komanndanti) është frigsuar apo nga kercnimet dhe arroganca serbe.

Komandanti Buhler u tërhoq, nuk mundi të hap barrikadat. Pas këtij debakli ushtarako-politikë, komandanti në fjalë, mund të këthehej pa asnjë koment. Por ai megjithatë dha një koment apo mesazh shumë me rëndësi, duke thënë edhe këto: “ u këtheva për shkak se aty ishin mbledhur shumë radikalë dhe ekstremistë serb, për shkak se ka pasur edhe të shtëna dhe të ngjajshme”.

Është ky mesazh shumë i qartë për neve, sugjeron që problemi mund të bllokohet apo zhbllokohet, pra situata mund të vendoset me anë të radikalëve. KFOR-i, nuk e ka ndërmend t’iu përgjigjet atyre apo të i hapë barrikadat e tyre. Nuk e ka ndër mend t’i ndalon qëllimet e tyre të fundit.

Na e vranë policin, birin tonë të kombit, huliganët serbë (siç po i quajnë ata), na vunë flakën në kufirin tonë dhe tani kanë vendosë barrikada të palujshme, sa edhe KFOR-i nuk mund t’i hapë apo lëviz. Eshtë shumë transparente që kështu po vendoset qëllimi i fundëm serb. Me mjete radikale e dhunë  po arrihet epilogu apo zgjidhja e problemit deritani të pazgjidhur në Mitrovicë, apo në Kosovë në përgjithësi. Ata kanë ngulë këmbë, me barrikada dhe flakë. Është shumë transparente, si u tha, se KFOR-i nuk do t’i ndalë. A ka kush t’i ndalë ata?

Këtu më kujtohen vargjet e të madhit Gjergj Fishta:

“.. na ka mbet Shipnia n’vasha,…, n’atë Vraninë për me dalë, cubat Kjazit me ia ndalë..”. Por vargjet e Fishtës vijojnë me tone shumë optimiste dhe udhërrëfyese.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora