E premte, 26.04.2024, 12:43 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ina Leka: Po tashmë ''topin'' kush e ka?

E merkure, 03.08.2011, 07:59 PM


Këshilli Studentor

Universiteti « Luigj Gurakuqi »,

Shkodër

[(K.S.U.SH)

 

Po tashmë « topin » kush e ka?

 

Nga Ina LEKA
Zv/Kryetare

 

Në Universitetin e Shkodrës « Luigj Gurakuqi » studentët prej ditësh po presin diplomimin e tyre. Ka prej atyre që ditët i kanë të numëruara, pasi u duhet diploma që të aplikojnë për master jashtë shtetit. Shumë prej tyre janë drejtuar këto ditë Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) duke shfaqur haptazi këtë shqetësim të tyre.

 

Këshilli Studnetor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) bën me dije se me studentët po luhet qëllimisht. Faktet e dëshmojnë një gjë të tillë. Mes mesazheve të shumta të mbërritura në adresat tona, theksojmë se rektori i universitetit, Prof. dr. Artan Haxhi tregohet i gatshëm për të hedhur firmën, por thekson që diploma duhet të mbërrijë tek ai, pra në zyrën e tij. Ndërkohë prej shumë ditësh disa dekanë nuk ndodhen në zyrë. Situata më komplekse është në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku tashmë me mbërritjen në zyrë të dekanit të këtij fakulteti, z. Adem Bekteshi, studentët kanë shpresuar se diploma do të shkojë për firmë në zyrën e rektorit, por në vendin e « çudirave » ndodh që « ligjin e bën Maliqi ». Sekretarja e këtij fakulteti, znj. Vjollca Ivziku nuk ndodhet në zyrë. Pas telefonatës së dekanit, zonja në fjalë mbyll telefonin. Studentët e interesuar i bien papushim numrin të saj, por ajo nuk është e gatshme për to.

 

Faktet janë të thjeshta për t'u kuptuar. Këtu po luhet me « topa » të gjatë, ndërsa « fusha » është shumë e vogël. Me futjen në fushën e lojës të dekanit, rektori është në gadishmëri të plotë për të pritur në portën e tij topin e gjuajtur nga dekani. Problemi është se në ekipin e dekanit ka edhe njerëz të pabindur dhe të papërgjegjshëm për punën e tyre, të cilët hezitojnë të gjuajnë « topin ». Pyetja që shtrohet është « Kur mund të mbërrijë « topi » në duart e rektorit »?

 

Mes të tjerash studentja E.S. deklaron: »Sot, mora ne telefon dekanin diku rreth ores 8 dhe ai me tha se nga ora 9 do te ishte ne universitet. Shkova ne universitet me heret. I telefonova sekretares per ta pyetur nese e kishte bere gati diplomen ashtu sic me kishte thene. Ajo jo vetem qe ma mbylli telefonin por edhe e fiku. Kur erdhi dekani shikoi ne zyre, por nuk kishte asgje. Ajo nuk e kishte bere gati. Dekani u perpoq te kontaktonte me te, por ajo e kishte tel te mbyllur. Dhe kete e ka bere qellimisht. Dekani para se te ikte me tha se nese e gjeja sekretaren dhe ajo e bente gati diplomen, mund t'i telefonoja atij dhe ai do te vinte per te firmosur. »

 

Si përfundim, Këshilli Studentor dënon publikisht përgjegjësit e kësaj situate. Nëpërmjet medias, dëshirojmë që problemi i studentëve për të marrë diplomën e tyre të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë. Në rast të kundërt Këshilli Studentor së bashku me studentët do të dalin në protesta.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora