E enjte, 25.04.2024, 10:45 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Thika serbe dhe indiferenca europiane

E marte, 02.08.2011, 08:02 PM


 

THIKA SERBE DHE INDIFERENCA EUROPIANE

 

Nga Dibran Demaku

 

Është thënë sa e sa herë se fotografia flet më shumë se njëmijë fjalë të një shkrimi.Fotografia qoftë ajo artistike,e përpunuar, e zakonshme apo edhe si karikaturë.Në një karikaturë të një gazete lokale të një qyteti të vogël gjerman,në mes të Hamburgut dhe Bremenit, bëhet fjalë mbi konfliktin shekullor serbo –shqiptar.Autori i karikaturës në fjalë mund të thuhet me plot gojën se e njeh mjaft mirë këtë konflikt shekullor.Këtu Serbia paraqitet me thikë në dorë duke sulmuar Kosovën,ndërkaq Kosova mbrohet nga thika e Serbisë.Ndërkaq konfliktin në mes të Serbisë dhe Kosovës e ndjek për së afërmi Bashkësia Europiane në mënyrë të qetë dhe krejt indiferente. Serbia ashtu siç veproi një shekull të tërë, me thikë në dorë do që ta therë Kosovën, që ta zhbëjë!

Serbia ( shkaktare e luftërave dhe gjakderdhjeve të mëdha në teritorin e ish Jugosllavisë) si një Vampir( Lugat) ngrihet nga varri dhe do ta zhbëjë Kosovën! Lind pyetja: Përse pikërisht Kosovën?!

Sepse Kosova është e banuar me shumicë shqiptare dhe tash më shumë se tri vjet e pavarur e që Serbia nuk do ta akceptojë këtë fakt! Ajo gjatë tërë ekzistencës së saj si shtet gjithmonë është rreshtuar si armike ndaj shqiptarëve dhe vendit të tyre! Ajo gjatë një shekulli është munduar që ta gllabërojë edhe shtetin shqiptar(Shqipërinë), ashtu siç e pat gllabëruar në fillim të shekullit të kaluar Kosovën.Ajo edhe tash ngrihet si lugati dhe do që ta zhbëjë Kosovën!

Por,deshi ose jo Serbia,Kosova do të jetojë vitet e shekujt që vijnë e Pavarur . Serbia e ngritur si lugat dhe me thikë në orë një ditë do ta therë vetëveten!...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora