E enjte, 25.04.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: Bie fyelli pa asnjë vrimë

E marte, 02.08.2011, 07:57 PM


Për vokabularin e veçantë e pervers të Sabit Rrustemi

 

BIE FYELLI PA ASNJË VRIMË

 

NGA SHEFIK SHKODRA

 

Letërsia e politika

 

Krijuesit letrarë dhe artistët në përgjithësi janë klasa më e ngritur në shoqëri. Po kryesisht, të varfër. Nga ata mësojnë të tjerët, se si duhet të udhëhiqet shoqëria dhe i gjithë komuniteti. Se si duhet të jetohet në paqe e me drejtësi. Ata më së miri e dinë, cila është e drejta kombëtare e njerëzore. Atdheun e tyre e duan më shumë se të tjerët. Atë e dëshirojnë autonom, më të gjerë e më të plotë. Ata dëuan liri dhe dinjitet të pa cenueshëm. Ata i donë edhe njerëzit njësoj. Ata i njohimn bengat e popullit më së miri.

Biseda për organizime e manifestime kulturore sërish është politike. Po, politika duhet të jetë sa më e përshtatshme për të tilla organizime. Diçka e rendit, vetëm bazike-materiale, për ndihmën artistëve dhe krijuesve të letërsisë artistike dhe studiuesve të saj. Politika që tenton të përzihet ose tërësisht të fut në varësinë e vet artistët dhe veprimtarinë e tyre, është diç politiko-artistike. Si term i pa njohur deri më tash.E papërballueshme. Shumë protokollare – zyrtare. Sterile dhe e athët. E limituar dhe e robëruar. Letërsi e asimiluar. Nuk shpreh dëshirën e shumicës. Me politikë paralel, artistët mbeten gjithnjë duke prekur si verbërisht e me hezitim rreth subjektit. Do të thotë, me rrudhje goje, shmangie nga momentet vitale reale. Privim nga dialogu artistik e intim – autentik, që paraqitet nevoja dhe, do të thosha, është domosdoshmëri. Nuk ta merr mendja e “kalemxhiut”, ty, për këto që thash?!

 

Perversitet do të thotë edhe humbje e arsyes

 

Kështu si shkruan është sikur i bie një fyelli pa asnjë vrimë. Përsëritje e melodisë bajate me të njëjtat arie e gradacion. Një fjali e moçme thotë: “Ke do ta humbas Zoti, më parë e prishë mëndësh.” Shihe nënvizimin mbi titull, “Edhe njëherë për shpifjet, dhe ofendimet...” dhe krahaso me titullin kryesor, “E vërteta nuk është fyerje”. Është e qartë se, vërtet nuk ishin as “ofendime”, as “fyerje”! Kush i ka përcjellë me kujdes shkrimet e këtij reaguesit dhe ato të mijat, duket sikur nuk di çka thotë më. Ka humbur arsyen dhe bie në kundërshtim me vetveten. Pra, janë të vërteta ato që i kam thënë! Ashtu është. Nuk ishin fyerje. Edhe një e thënë nga Luigji XI,“Qui nescit dissimulare, nescit regnare”, kush nuk di të fshihet, nuk di të mbretëroj. Nuk ka me çka të mbulohet, s’fshihet ajo që është publike. Kjo nuk është e rendit ta përsërisim. Është e tepërt. Veç po e përmendi një tjetër, këshilltarin tënd nuk e ke për të mirë. Madje, ke shkuar shumë larg. Shumë njeri pervers je. Krejt çka kam thënë unë, tash vetëm po i nënshkruan si pronë e jotja. Unë them, ‘njeriut i ndodhë në jetë... ’, ti thua: “më ka rënë hise në këtë jetën time (52 vjeçare)...” Sa jetë e gjatë! ‘E begatshme e me shumë përvojë’. Shkrim i dobët! Dhe “...si në fëmijëri...” Kush e di çka ke pas në fëmijëri?! Edhe për atë kohë, kur të ka rënë koka për tokë, pa mundur të ecësh si duhet, je varruar, apo je hidhëruar diç në ndonjë person të rrethit!...mos po kërkon që edhe për atëherë të ka dikush faj nga shkrimtarët e Gjilanit?! Të gjithë ishim njëherë fëmijë. Çudi! Ty “edhe në moshë...” tash me 52 vjet (ka kaluar do kohë!) nuk po del krejt i pjekur! Nuk e kursen ti kur e gjen ndonjë të dehur, për të bërë ty “muhabet”, a? Mirko të kënaqte ty kur “ka pi raki”, unë nuk mundem si ai...Të gjithë i bën naivë, e një grup tjetër që nuk të dëgjojnë në promovime kadastrale për ngastra të parcelave shqiptare, ata janë kundërshtarët e tu, a? Ti do të jesh gjithnjë lokomotivë që bartë vagoneta me njerëz, por edhe me “injorantë”, “smirëzi”, “qenë”, “shpifës”, etj. ku e çka qëllojnë. Pa kurrfarë cipe morali! Ua ofron pasqyrën të tjerëve, po nuk e shikon veten si torzo, një stisje misterioze. Nuk je duke folur për gjërat rreth temës, po, për sharjet. Reagimi yt është ekskluziv. Largimi nga tema, tashmë, të ka hedhur në stërnishtë. Ajo që lë për t’u habitur, këto sharje i ke bërë fjalor e “ushqim poetik”. Ti flet për tjerët si të pa formuar e të pamoralshëm! E ti panlaver, si je i formuar me këtë rrugaçëri?! Çfarë shkolle po do me mbërri? I ke lexuar te ajo dritarja elektronike se çka të kanë shkruar lexuesit? I lut “t’i çjerrin maskat”. Po ata e dinë që ti s’je mirë dhe s’ka dialog me ty. Në çfarë gjuhe po do të komunikojmë, që ta kuptosh krejt qëllimin dhe të mos mbetesh ta dëgjosh veç veten tënde? Kështu dëshiron ti, veç vetveten, Narcis!

 

Njëherë i ke ndarë letrarët, pastaj i ofendon

 

Sikur ndonjë njeri që ka përvojë të madhe, dëshiron t’i rrëfehesh publikut si shkurt për ‘hjekat’ e tua të mëdha dhe të shumta. Po, qe, “të ndodhi” të kesh edhe një “përballje” të jashtëzakonshme me mua. Me një hiç, demek. Jo! Ti pengesë e ke mendjen tënde. Të kam thënë, ti i ke ndarë në grupe njerëzit që merren me krijimtari letrare dhe me studimin e saj në qytetin tonë. Dhe ky është subjekti i krejt asaj që duhet të kihet parasysh. Krejt tjerat janë fëlliqësira të prodhuara nga qenia jote. Vetveten e tregon sa je i qëllimit të mirë. Vetë u tregon lexuesve se sa je i drejtë. Çfarë letrari e njeriu i formuar je. Me siguri se, pjesa më madhe e tyre, nëse të kanë lexuar, janë bindur se ti je ai, provat që ke rrëshqitur gabimisht, i hedh te të tjerët. Ti i ke shpaluar ato shkrimet që kam bë për  organizimet e tua letrare. Një është e vërtetë: mund ta gjesh veten, por nuk je personazh pas personazhi. Je kryesori, por ka sa këndej edhe të tjerë pas teje. Thua nuk i kam borxh askujt, duke i përzier diskutimet e lexuesve nga ai portali “Zemra...” I thërret njerëzit që t’i “çjerrin maskat”, se gjëja, mos unë po “i ndërsej” të tjerët. S’e ke parasysh se i ofendon e i irriton edhe lexuesit? E di mirë se, “ndërsen” është për qentë. Edhe ata tjerët të kanë bërë nervoz? Ti s’ke dert për të tjerët. Këtë vokabular tëndin sa në portali "Z. Shqiptare”, në gazetë si me qëllimin më të mirë e reciton. Që t’i stërpikësh krejt, në të katër anët. Unë kam folur vetëm për një qëllim. Atë ta kam bërë me dije: organizimet kulturore i ke marrë (uzurpuar), asgjë e keqe nuk do të koptiste, sikur të mos bëje ndarje. E do shumë lokalizmin, mendja jote e ngushtë, duke bërë edhe grupime në lokalitete, të kësaj ane a asaj ane, si në atë rastin e “Trekëndëshit...” E përmend qe disa herë një takim që e ke pasur me mua, se më ke ftuar për këtë organizimin e fundit, etj. E di ti si e kemi pasur këtë takim të rastit. Kur kam qëlluar në ndejë me anëtarin e klubit tënd. Kam qëlluar. Dhe ti i ke kryer të gjitha punët. Për Simpoziumin... u ke dhënë ‘detyrat’ tjerëve..., jurinë e ke emëruar vetë e çka pastaj?! Për mua e do të tjerë s’e ke menduar që jemi gjallë e lë më se e ke pas ndërmend të më pyesësh për diçka. Kështu ke vepruar kaherë, e di këtë shumë mirë, po unë nuk kam dashur të merrem me këto cikërrima.

 

“Cave canem!”

 

Lexuesi nuk dertohet më për sharjet e këtij të tërbuari që na i dërgon. Sa e “lehura” e “mjerimi”...e sa “shpirtkeqi” e “dinaku”, sa “minuk(ët)” , “smirëzi” e “shpifës”. Kush dëgjon edhe çka tjetër. Bishti është zënë pisk me derë, sharjen dhe perversitetin i ka vegëla për shpëtim. Se të gjitha që iu kanë thënë e i thuhen, janë thimtha grenzash. Prej këtu del sikleti. Nuk e kafshojmë këtë na e askush, ka mundur ai ne, por s’jemi mërzit aq. Dhe ai le ta vazhdoj punën si gjithnjë! Me siguri, pa ne disa. Edhe një e ka qëlluar: t’i “veshë rrobat e mia”, kurrë nuk mundet! Është e vërtetë nuk i ndërroj, “as të brendshmet e as të jashtmet” me askënd, as me ty. Larg qoftë! Bisedo me dikë që bashkëpunon me ty e të respekton pa hile. Të tregon ndoshta, se e ke lëshuar atë qen shumë larg. E ke deklaruar shumë të veçantë. Lidhe pak më shkurt! Mos e ushtro kundër ne ‘minukëve’! Na ‘minukë’,  ti major, a? Shko në djall të mallkuar me atë ‘gradën’ tënde! Ruaju nga qeni yt besnik, të mos bëhet më i mençur se ti!



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora