E premte, 29.03.2024, 01:42 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Atentat kundër një kishe në Kirkuk të Irakut. Imzot Sako kërkon fundin e kësaj dhune

E marte, 02.08.2011, 06:16 PM


Sulm i ri kundër bashkësisë së krishterë irakiane:sot,një autobombë shpërtheu në afërsi të kishës siro-katolike të “Familjes së Shenjtë” në Kirkuk,duke shkaktuar rreth 20 të plagosur e dëme të mëdha materiale. Dy bomba të tjera u gjetën në kohë nga policia. Është hera e parë që kjo kishë,në veri të vendit,vihet në shënjestrën e terroristëve. Për një koment,të dëgjojmë kryeipeshkvin e Kirkukut,imzot Luis Sako:

Është një kishë siro-katolike,që ndodhet në një lagje shumë të varfër. Në orën 5.30 të mëngjesit shpërtheu një autobombë pranë murit të kishës,por largësia nga shtëpitë është shumë e vogël… Shumë shtëpi u shkatërruan e shumë makina u dogjën. Ka të plagosur… Shkova ta shoh kishën e të vizitoj të plagosurit në spital:janë të krishterë e myslimanë. Është mëkat të vrasësh njerëz të pafajshëm gjatë këtij muaji të Ramazanit,që për myslimanët është i shenjtë. Pse e bëjnë,nuk e dimë! Nëse kanë kërkesa,ka mënyra të tjera për t’i paraqitur e jo me bomba e me shpërthime. Shpresojmë që ky të jetë akti vërtet i fundit i dhunës!

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora