E enjte, 25.04.2024, 06:25 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: E qeshura e ndritëshme hapë çdo derë

E marte, 02.08.2011, 07:55 PM


Përditshmëri 

       

E  QESHURA  E  NDRITSHME  HAP  ÇDO   DERË

            

Nga Ramiz DËRMAKU

 

E qeshura e ndritshme hap çdo derë dhe në vend tuajin thotë-të falem nderit, më fal dhe të dua. Ndoshta kurrë nuk do ta arrini famën që dëshironi , mirëpo kjo nuk duhet të ju demoralizoj e shqetësojë por ju duhet të qeshni. Komikja amerikane FILLIS DILLER ka konstatuar se qeshja është shtrembërim i cili drejton çdo gjë ! Në çast se do të përmirësojë fjalën e shëmtuar do të zvogëlojë tendosjen dhe të gjithëve do t’ua zbukurojë ditën. Sepse jemi të sigurt, ekzistojnë ditët kur ju duket se fustani i juaj i preferuar nuk ju rri bashë mirë, se flokët i keni si fshesë, ndersa këpucët më të dashura ju vrasin, ju dëmtojn shumë. Ju ka ndodhur shpeshë kur keni ndonji takim të rëndësishëm zyrtar ose takim me të dashuren-të dashurin, të cilin - en e keni pritur kohë të gjatë për të shetitur bashkë. Ju nuk e ndieni veten si person i cili mund të ndërrojnë botën, ndërkohë që më shumë se kurrë ju nevojitet vetëbesimi. Mirëpo, ja e tërë kjo le të shprehet me qeshjen tuaj, mu këtë gjest aq të vogël, që përhap vibracione aq të mira ! Sado që të keni dhëmbë të bukur, më të hijshmit, janë kur janë të bardhë si inxhi ! Në fakt, krahas qeshjes së përkryer, askush nuk do ta vërejë se ju nuk i keni krehur flokët mirë, nëse të mbathura keni këpucë të shkyera, madje edhe nëse maskara juaj ka rrjedhur nga qepallat  në kapak të syve, me një qeshje, sa qel e mbyll sytë do të hapni çdo derë që dëshironi, me të më së lehti do të thoni Ju falemnderit; të lutëm. Sa më ëmbël që të flasësh aq më i nderuar dhe më i respektuar do të jesh. Nuk ka njeri që nuk gabon, por për gabime jo të qëllimta duhet kërkuar falje. Pra siq po shihet me urtësi seriozitet, pedantëri, maturi, të flasësh,  apo veprosh aq më i nderuar do të jesh çdo kund dhe në çdo vend.

 

Punuar me 30.07.2011           

Weingarten-Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora