E shtune, 20.04.2024, 12:44 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Jeremiqi dhe Kosova

E marte, 02.08.2011, 07:59 PM


JEREMIQI DHE KOSOVA

 

Nga Halit Bogaj

 

Jeremiq akoma vazhdon të shohë ëndrra për Kosovën si’’Tokë serbe’’.Akoma tregon përralla fëmijënore për ’Babarogat’’serbe,për diplomacinë e tyre ‘’Të suksesshme’’,për një pjesë të botës që është duke e përkrahur Serbinë,por me shpirt të plastë flet edhe për ata që e kanë’’Sponzorizuar’’të ashtuquiajturën Pavarësi të Kosovës!Ata i ka zët dhe nuk guxon t’ua përmend as emrin.Kundër tyre mundohet të luftojë si Don Kishoti me mullinjtë e erës!Dhe sa here që thotë se Serbia është duke e penguar Pavarësionë e Kosovës nga vendet e ndryshme të[ botës,si për inat të tij del ndonjë shtet që e pranon Pavarësinë e vendit tone.Rasti më i ri ishte me Afrikën qendrerore,e cila i shaktoi  sërish infrakt neoçetnikut serb, i cili nuk ndalet nga trumpetimi i ‘’Sukseseve’’të tij të gjertanishme në planin diplomatik.

 

Për fatkeqësinë e tyre të madhe,Jeremiq dhe Tadiq e panë edhe njëherë se Kosova qenka vërtet shtet kur ajo vuri embargo ndaj Serbisë,me ç’rast u tronditën shpirtrat mesjetarë hegjemonistë serbë.Tadiq me një shpejtësi drite bëri  yrysh që ta akuzonte Kosovën për një veprim të tillë dhe duke e quajtur’’Krahina jugore serbe’’.Tadiq nga sikleti e ftoi Evropëm që ta ndihmonte për t’u kthyer prapa vendimi kosovar,por e pa shpejt se ajo nuk mund të bëhej asesi,ngase ai ishte përkrahur nga i madhi me emrin Kantrimen.E pa shpejt dhe desh plasi nga mërzia, por edhe e ka ditur fare mirë se kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë!Madje u përpoq që fajin t’ia lente Kosovës,sikur ujku qengjit, por nuk i ndezi fare një rrenë e tillë aq e tejdukshme e cila zgjati plot dy vjet që nga Pavarësia e këtej.

 

Qëndrim të njejtë me Kantrimen mbajti edhe Stejt Deparatamenti amerikan,gjë që ishte një dush i ftohtë për zyrtarët e frustruar serbë por edhe për opozitën kosovare e cila e ofendonte kryeminstrin tonë/dhe gati ia nxirrte sytë/duke thënë: se përmes bisedimeve me Serbinë po i  ‘’shet’’dhe’’Po i tradhëton’’interesat tona kombëtare.Qeveria jonë i ra shuplakë edhe njëfarë analisti i cili’’filosofonte’’se me bisedat me Serbinë Kosova shkonte një hap para dhe  dy prapa.Pra nga një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës mbetën pa tekst edhe micsokolat tanë parlamentarë që ishin kundër bisedimeve,pa u shkuar mendja se braktisja e tyre njëmend do të ishte një hap prapa për vendin tone dhe një plus i madh për fqinjin tone verior.Që nga ajo ditë jemi në pozitë të njejtë për të biseduar me ata nga të cilët jemi pavarësuar dhe pranuar nga 77 vende të botës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora