E premte, 19.04.2024, 03:17 PM (GMT+1)

Mendime

Avdi Gjata: Situata politike dhe gjendja objektive në Kosovë

E marte, 02.08.2011, 07:58 PM


Situata politike dhe gjendja objektive në Kosovë

 

Nga Avdi Gjata

 

Gjendja objektive e krijuar nga  marrëveshja shumë e rëndë dhe e paqëndrueshme e Rambujesë, lufta e tmerrshme ndaj popullit shqiptar, rrënimi ekonomik dhe rritja  e papunësisë po edhe gjendja e rëndë që na e lanë trashëgim lufta dhe politika antishqiptare e Serbisë i kanë lodhur shumë dhe i kanë rraskapitur forcat e masave të gjëra të popullit.  Për këtë qëllim, populli shqiptar i Kosovës pas luftës së fundit, filloi të kërkoj me këmbëngulje, dhe nuk mund të  mos kërkonte një farë pushimi kohor. Për këtë qëllim në rend të parë të ditës, e vuri rimëkëmbjen e objekteve të banimit të shkatërruara nga lufta, nga disfata e luftës, pastaj shërimin e plagëve të shkaktuara nga lufta, nga spekulimet e ndryshme të agjenturave të ndryshme, nga orvatjet e udhëheqjes vendore dhe të ndërkombëtarëve për të vendosur pushtetin e përmbysur të Kosovës me dhunë nga ushtria dhe policia serbe.

  Në fillim mund të duket një paradoks, mirëpo, për shkak të kushteve objektive të përmendura më lartë, është krejtësisht e qartë se Pushteti i Kosovës, në çastin e tanishëm, mund ta forcoj kalimin e Kosovës  në demokraci vetëm në çoftë se, pa marrë parasysh rezistencën e qeverisë serbe dhe udhëheqësve nacionalist të saj, i zgjedh praktikisht, pikërisht  këto detyra më elementare dhe shumë elementare të ruajtjes së rendit shoqëror demokratik si edhe të kufijve të pranuar nga ndërkombëtarët.

. Zgjidhja praktike e këtyre detyrave shumë elementare po edhe shumë të rëndësishme për kapërcimin e vështirësive organizative të hapave të parë në rrugën e drejtë të krijimit të shtetit të Kosovës për shkak të veçorive konkrete të gjendjes së sotme dhe në kushtet e ekzistencës së Pushtetit të Kosovës  me ligjet e tij mbi privatizimin e pronës shoqërore, mbi kontrollimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të kapitalit dhe parasë së shtetit të Kosovës etj, janë tani dy anë shumë të veçanta dhe të rëndësishme.

  Për të arritur ketë, duhet mbajtur me kujdes dhe me ndërgjegje të lartë llogarinë e parave,  ekonominë duhet ta drejtojmë drejtë dhe me një kursim të madh, duhet që  ta zbatojmë një disiplinë shumë të rreptë në punë dhe në shoqëri që do t’i krijojnë shumë parakushte të dobishme ekonomike dhe psikologjike tek masa e gjerë.. Zbatimi praktik në jetë i këtyre detyrave nga ana e masës po edhe  e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës është nga njëra anë i vetmi kusht për ta shpëtuar vendin, i cili është rraskapitur pothuajse për vdekje nga lufta e shtetit serb po edhe nga bishat e bashkëpunëtorët shqiptar me shovinistët e Millosheviqit në krye.të shtetit serb. Ndërsa, nga ana tjetër, zbatimi praktik në jetë i këtyre vizioneve nga ana e Pushtetit Shqiptar të Kosovës, me metodat e tij demokratike, në bazë të ligjeve të miratuara me kushtetutë është i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm për të siguruar fitoren përfundimtare të shtetit të Republikës së Kosovës.

 Në një vend me industri të pazhvilluar, me një fshatarësi të vogël, i cili ende nuk a ka as një çerek shekulli që e përmbysi dhe e largoj me luftë pushtetin fashist të Millosheviqit, dhe më pak se tri vjet të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, natyrisht se ka mbetur shumë anarkizëm spontan i ndihmuar nga pakënaqësia dhe nga zemërimi që ndodhin në çdo luftë të gjatë për shkak të humbjeve të pozitave dhe privilegjeve, ka mjaftë raste dëshpërimi dhe zemërimi pa ndonjë shkak të arsyeshëm po që shkaktojnë mjaftë telashe e probleme në ndërtimin e kauzës kombëtare.

  Nëse kësaj ia shtojmë edhe politikën provokuese të Serbisë e shërbëtorëve të saj si edhe shteteve përkrahëse të saj, siç janë ( Rumania, Spanja, Rusia, Greqia) etj, atëherë bëhet fare e çartë se sa përpjekje të vazhdueshme e të vendosura duhet të bëjnë shqiptarët (qytetarët dhe fshatarët e Kosovës), më të mirë dhe më të ndërgjegjshëm e atdhetar për të bërë një kthesë të plotë në gjendjen shpirtërore të popullit që ajo të kalojë në një ushtri të rregullt të përgjithshme, në një punë të rregullt e të vazhdueshme e të disiplinuar, për të qenë të gatshëm që të veprojnë në çdo kohë dhe moment të caktuar, nëse e kërkon nevoja e atdheut. Vetëm një kalim i tillë i realizuar nga  masat e gjera tëpopullit shqiptar mundet ta çojë deri në fund fitoren dhe kauzën kombëtare  e cila u përcoll me shekuj brez pas brezi tek ky popull martir i këtij vendi. Situata aktuale politike në Kosovë ka ardhur si rezultat i  mungesës së vullnetit të mjaftueshëm dhe dëshirës  për t’i vlerësuar drejtë dhe për t’ia dhënë vendin e merituar njerëzve dhe familjeve të djemve e vajzave    cilët Kosovës ia falën jetën e tyre. Nga përfundimi i luftës çlirimtare  të Kosovës,  heshturas e gradualisht u bë trysni e injorim ndaj pjesëmarrësve e ushtarëve të UÇK-së dhe ish të burgosurve politik nga  ndërkombëtarët dhe një pjesë e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, me qëllim që ta dobësojnë organizimin, moralin dhe rezistencën e forcës më vitale të popullit shqiptar. Shembulli më i freskët dhe dëshmues, është qëndrimi i ish ushtarëve të UÇK-së më shumë se dy muaj në tenda përpara qeverisë të cilët nuk kërkonin asgjë tjetër po vetëm  të aprovohet ligji për vlerat e luftës së në Kosovë.. Kjo kërkesë është realizuar në të gjitha  shtetet e Ballkanit ku janë zhvilluar lufta dhe ku kishte të burgosur politik. Mirëpo, le të mos harrojmë herëve tjera se strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, nuk i kanë pushuar aktivitetin e tyre nga viti dymijë e as më 19 shkurt 2008,  edhe nuk do ta pushojnë aktivitetin  tyre kriminal, as sot, e as nesër siç vepruan gjatë këtyre ditëve ku u vra edhe polici shqiptar Enver Zymberi në kryerjen e detyrës së tij    Faktori ndërkombëtar si edhe qendrat e vendosjes së politikës ndërkombëtare, duhet që ta kenë të çartë një gjë,  se, Serbia është ajo dhelpra  e cila me dinakëritë dhe shantazhet e veta,  bota ishte detyruar që të hynte në luftërat botërore që njerëzimit i kishte shkaktuar vrasje, dhembje dhe dëmtime materiale dhe ekonomike të mëdha. Prandaj, shteti dhe populli shqiptar i Kosovës dhe i vendeve tjera, kurrsesi nuk duhet të pushoj e të relaksohet në këtë kohë të pakohë,  po as  në të ardhmen e të mendoi se përfundoi e u zgjedh problemi i Kosovës pasi orët dhe ditët që do të vijnë janë tepër të rëndësishme kur dihet se qeveria Serbe as edhe një orë të vetme nuk mundet të jetoi pa bërë politikë shantazhuese e kriminalizuese, kur dihet se vetë shteti serb është i krijuar mbi këto baza. Ato munden të përcaktojnë vitet dhe fatet e Kosovës po edhe të popullit shqiptar. Gjëja vendimtare në këtë moment është organizimi sa më i mirë i funksionimit i shtetit ligjor në vend  dhe i kontrollimit më të rreptë nga i gjithë pushteti ligjor i Kosovës mbi funksionimin e Qeverisë, Ushtrisë, Policisë, ekonomisë dhe mbi shpërndarjen e drejtë të parave e produkteve të shtetit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës po edhe zyrtarët institucional të saj nuk bënë në asnjë mënyrë të ndërmarrin veprime individuale dhe kokë në vete. Tani, ky është edhe një moment i ri për krijimin e një uniteti gjithë popullor dhe veprimi të përbashkët shtetëror. Nëse njeriu nuk dinë, nuk është turp. po, turp është nëse nuk donë të dinë. ‘Populli ynë e ka edhe një thënje të rëndësishme që thotë: Nëse, një herë më mashtron nuk ta bëjë hallall, po , nëse më mashtron dy herë, menjëherë  ta bëjë hallall.

 

Më 30. 7. 2011

Prishtinë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora