E shtune, 20.04.2024, 03:00 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Çipi: Mos e prekni Zemrën Shqiptare!

E hene, 01.08.2011, 07:59 PM


MOS E PREKNI ZEMRËN SHQIPTARE!

 

Nga Luan Çipi

 

Lexoj komentet e shumta në shkrimin e Ilir Dardanit me titull “Une, Anders Breivik, Europa, Emigrantet, Islami dhe Shqiptaret dhe ngelem krejt i hutuar dhe i habitur. Po shpjegohem:

 

1)Unë, që do të thotë Ilir Dardani. Ne e dimë se i nderuari Gëzim Marku, drejtori i të përditshmes së përndritur “Zemra Shqiptare” (ku edhe unë shkruaj që prej disa vitesh), ka caktuar si Kryeredaktor të riun e talentuar, guximtar e prodhimtar “Ilir Dardani”. Kjo është puna e tij dhe në fund të fundit, nuk ka pse të na pyeste ne.

 Po në këtë shkrim Iliri shpalos platformën e tij, që më duket personale, konkretisht shpalos idenë “Une jam dhe do te jem Kunder Islamit”. Parimisht kjo, më duket mua, nuk e nderon një organ shqiptar të diasporës, ku popullata e vendit, qoftë dhe formalisht përfshihet në fenë islame. E drejta për të zgjedhur një fe  është një e drejtë universale sa demokratike dhe njerëzore. Ti kundërvihesh asaj do të thotë “t’i hapësh luftë”, qoftë dhe formalisht në besim e fe, shumicës së Shqiptarëve. Pra t’i acarosh, përçash e ti armiqësosh ndërmjet tyre më shumë ata. Të prekësh zemrat e tyre.

Tjetër gjë do ishte të anatemosh veprimet ekstreme, veshjet, qëndrimin ndaj grave, faljen arabisht, ndonjë fetar anadollak, servilizmin dhe përuljen atdhetare, etj. Edhe drejtime të tjera kritike dhe ekstreme do pranoheshin si një mendim i veçuar i Ilirit, kur ai të mos ishte Kryeredaktor. Unë edhe pse nuk do isha diku me mendimin e tij, do ta respektoja dhe nderoja atë, si kalorës i fjalës së lirë dhe të kulturuar.Po edhe këtu do isha kundra disa fjalëve vulgare e fyese, që ulin personalitetin e kujtdo.

Më lejoni të jap edhe një mendim: Kryeredaktori juaj duket se është i ngarkuar me një urrejtje patologjike, jo vetëm ndaj islamit dhe fesë islame, po çuditërisht edhe kundër Turqisë dhe turqve. Kjo duket jo vetë me insinuatat direkte të shprehura në disa shkrime të tijat por edhe sepse unë e kam ndjerë në kurriz, me refuzimin e disa shkrimeve ku përmendet vizita ime turistike në Turqi. Kam dërguar gjatë muajit korrik katër shkrime, kryesisht mbresat e mia nga vizita për pushime në Turqi, por që ju nuk i kini postuar. Kjo është e drejta juaj dhe unë nuk kam të drejtë proteste: Mund te kini konstatuar cilësi të ulët shkrimi, mendime që nuk u shkojnë për shtat dhe i kundervihen platformës tuaj, që cenojnë harmoninë, që kini mbingarkesë momentale dhe njëqind arsye tuajat. Po unë nuk e di pse, mendoj se këto i ka përjashtuar  padrejtësisht Ilir Dardani.

.Në disa drejtime, sidomos në ato që lidhen me pushtimin gjakatar 500 vjeçar osman dhe aktualisht me terorin e "xhihadit", unë jam plotsisht dakord me Ilir Dardanin.

. Unë personalisht, as që jam fanatik islam, aq më tepër se gjysma e fisit tim të shtuar janë ortodoks shqiptar, ndërsa krushqitë janë të gjitha me ortodoks dhe katolikë. Feja ime është Shqiptaria.

.Në këtë kuptim nuk  më duket i drejtë dhe të qënit sot anti Turk, kur atje ka mbi 5 miljon banorë me origjinë shqiptare. Madje do ishte fare i normal bashkepunimi  i gjerë me ta, me fqinjët dhe me gjithkënd, kudo ku ka interesa për Shqipërinë Europiane, duke mos harruar gatishmërinë dhe ndihmen për Shqipërinë dhe Kosovën, që kanë dhënë ata në çastet kritike, në vitet 1997 dhe 1999.

 

Me këtë rast më lejoni të bëj dhe më tej vërrejtje për z.Ilir. Si i moshuar që jam, do t’i thoshja, si të ishte nipi im: Të uli mllefet dhe urrejtjen e pavend ndaj myslimanëve  të ndershëm shqiptar, që provokon urrejtje sociale dhe konflikte fetare dhe të jetë më i kujdesëshëm për mos të  popullarizuar më  këngët e mbrapshta të xhihadit islamik, që ne as që i kemi dëgjuar kund dhe as që duam t’ua dëgjojmë zërin, por veç i shohim të shkruara si tekst dhe melodi nga vet Iliri.

 

 2)Anders Breivik, në këtë shkrim që duhet të ishte në qëndër të urrejtjes si kriminel, biri i  një babe imoral dhe i një nëne të dyshimtë, nga Ilir Dardani duket se diku justifikohet, si i ispiruar ose i fabrikuar  nga islamikët,  që e paskan prodhuar këtë monstër antinjerëzore.

 

Në këtë kuptim, mendoj unë, “Zemra Shqiptare” edhe pse nuk mund ta ndalojë Ilir Dardanin të paraqes mendimet e tij, duhet të diferencohet nga ai, pse jo edhe duke dhëne mendimet e veta redaktoriale.

Me respekt

Luani, nga Vlora



(Vota: 51 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora