E shtune, 20.04.2024, 08:09 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"Yjet e Kosovës": Përkrahje KFOR-it, me komandantin Erhard Bühler...

E hene, 01.08.2011, 07:56 PM


Përkrahje KFOR-it, me komandantin Erhard Bühler, për punën profesionale për menaxhimin e situatës në veri të Kosovës

 

Shumë i nderuari z. Komandant i KFOR-it, Erhard Buhler

 

Ne Shoqata "Yjet e Kosovës" V.V në Emmendingen të Gjermanisë, me shqetësim i kemi përcjellë ngjarjet e fundit në veri të Mitrovicës, me një viktimë (te policit të Njësisë Speciale të Republikës së Kosovës) dhe shumë djegie e shkatërrime të pasurisë së Kosovës, si dhe mundit e investimit të bashkësisë ndërkombëtare për mirëqenien e popullatës së Kosovës, pa dallim nacionaliteti dhe religjioni.

 

(Vetë emri i shoqatës sonë tregon se jemi për bashkëjetesë, sepse yjet simbolizojnë të gjitha nacionalitet, gjë që mundohem edhe këtu në vendin ku ne jetojmë që t’i përcjellim mesazhet e nënës së madhe të dashurisë, nënës së gjithë botës, Nënës Tereze).

 

Me punën Tuaj profesionale dhe vetëmohimin mbinjerëzor po bëni që të mbretërojë paqja dhe liria e të gjithë njerëzve vullnetmirë e paqedashës.

 

Andaj, Ju bëjmë apel, që më tutje të gjithë ata që i bënë këto krime të lartshënuara të zbulohen dhe të dalin para ligjeve të Shtetit të Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë, duke iu prerë rruga anarkisë dhe të keqes, janë bazë për paqen dhe prosperitetin e një vendi, si dhe garanci për investime të secilit që dëshiron në Kosovë.

 

Me respektin më të lartë për Juve, si udhëheqës i KFOR-it, si dhe gjithë hierarkisë, e deri te ushtari dhe shërbyesi më i thjeshtë.

 

Zoti Ju bekoftë Juve gjeneral, Zoti e bekoftë KFOR-in, Zoti i bekoftë të gjitha shtetet që dëshirojnë të jetë Kosova si vendet e tyre: të lira, demokratike dhe të funksionojë ligji.

 

Me përshëndetjet më të sinqerta,

 

në emër të Shoqatës "Die Sterne Kosovas" e.V

 

Tahir Shabani, kryetar i Shoqatës "Yjet e Kosovës" V.V në Emmendingen B.W

 

www.sterne-kosovas.de



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora