E premte, 19.04.2024, 11:14 AM (GMT+1)

Mendime

Alfred Papuçiu: Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët

E hene, 01.08.2011, 07:59 PM


Shatrivani Gjenevë
Shatrivani Gjenevë
Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët

 

Nga Alfred Papuçiu

 

1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 Korriku për francezët dhe 4 Korriku për amerikanët, apo 28 Nëntori për shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se një shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm 731 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët e huaj. Nuk është për t’u habitur që edhe sot, pjesa zyrtare e festës së 1 gushtit fillon në lëndinën e Rutlit, duke mbledhur një publik zviceran dhe të përfaqësuesve të kombeve të tjerë që jetojnë aty, duke përfshirë dhe shqiptarët. Aty flet Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivelet, këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë, simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj të dritaret e banesave të tyre. Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë rreth një “barbecue” (zjarr ku piqet mishi në hell), me “fondynë” (djath i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais).

Me një dendësi të popullsisë prej 185 banorë për kilometra katrorë, Zvicra është një vend me popullatë të dendur. Popullimi i dendur dhe etja e popullatës së qyteteve që të shpërngulet në komunat e aglomeruara të gjelbra, çon në një mbindërtim në rritje të sipërfaqeve të gjelbra dhe rëndimin në rritje të mjedisit nga qarkullimi. Mirëmbajtja e natyrës dhe e hapësirave natyrore të jetesës është dëshira e fortë e zviceranëve dhe zviceraneve. Që prej disa dekadave pastrohen pothuajse të gjithë ujërat e zeza, grumbullohen mbeturinat në mënrë të ndarë dhe ripërdoren ato.

 

Politika e brendshme respekton ndarjen e pushteteve

 

Politika e Zvicrës është ajo e një Republike Federale, e përbërë nga 26 kantone. Ajo karakterizohet nga demokracia e drejtpërdrejtë, rëndësia e të drejtave civile, politike dhe themelore, si edhe nga neutraliteti në politikën e jashtme. Politika e brendshme respekton ndarjen e pushteteve, kërkimin e konsensusit dhe ndryshimet midis rajoneve që e përbëjnë atë, deri sa siguron edhe përfaqësimin e këtyre të fundit në gjirin e qeverisë federale. Lidhur me politikën e jashtme mund të përmendim këtu fjalët e ministress ë saj të jashtme, Micheline Calm-Rey e cila në analizën e saj „Diplomacia zvicerane në konfiguracionin e ri europian dhe botëror thekson:“Fati i Zvicrës është i lidhur sa vjen e më tepër me atë që ndodh në një hapësirë megjithatë të mondializuar. Pra ajo nuk mund të prtendojë të organizohet vetëm për vehte, sepse ajo varet, nëse do apo nuk do, nga raportet e forcave që e rrethojnë. Mënyra e saj e trajtimit të çështjeve të mëdha ndërkombëtare ka si cilësi që të jetë e pavarur dhe e bazuar në të drejtën. Gjithashtu, ajo nxitet nga një vizion i hapur dhe solidar mbi botën…Përvoja e fituar qysh nga aderimi i saj në Kombet e Bashkuara, mjafton për ta treguar; Zvicra ka mjetet që të dëgjohet dhe të jetë e pranishme në fushat që kanë të bëjnë me politikën e paqes dhe të respektit të së drejtës ndërkombëtare“.

Zvicra nuk ka armiq të deklaruar, por raportet ndërkombëtare të forcës janë ashpërsuar. Globalizmi kërkon aleanca të reja të fuqishme, më shumë interesa se sa ideologji. Një botë e re imponon dimensionet dhe kërkesat e saj. Shkëmbimet vazhdojnë, njerëzit, të mirat materiale, flukset financiare. Presionet fiskale të Bashkimit Europian, procesi i UBS në SHBA kanë nxjerrë në pah nevojën e largimit nga një „listë gri“ të G20, apo ndërhyrja e Gjermanisë dhe sidomos e ministrit të saj të ekonomisë. Para disa kohësh, një grup intelektualësh janë shprehur në favor të aderimit të Zvicrës në Bashkmin Europian. Dihet se Zvicra është një vend vogël me sipërfaqe afro sa dy herë Shqipëria: 48 mijë km2. Por ajo e ka bërë zgjedhjen e saj në mënyrë të ndërgjegjëshme, me synim që të ruajë vlerat e saj më të shtrenjta. Natyrisht kjo ka një çmim, duke patur parasysh presionet që i janë bërë asaj dhe që i përmendëm më sipër. Por sot ekziston një brez të rinjsh që janë të hapur ndaj botës dhe që kanë dëshirë të krijojnë, të fitojnë. Kjo forcë e re, brezi i viteve 70-të që ka sot 40 vjeç, shprehet sidomos në Zvicrën romande. Fjala që e karakterizon më mirë Zvicrën është ekuilibri midis Zvicrës gjermanofone dhe asaj romande, por edhe me fqinjët, Europën, SHBA dhe gjithë botën. Zvicra është një tërësi ekuilibrash. Sapo ekuilibri cënohet pak, bëhet gjithçka për ta rivendosur.

 

Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne

 

Zvicra është krijuar gjatë viteve, nëpërmjet aleancave, pakteve, që kishin në fillim si qëllim mbrojtjen e përbashkët dhe sigurimin e brendshëm. Këto marrëveshje përfshinë edhe kantonet e Zvicrës, me kalimin e kohës dhe në sa më tepër fusha të ndryshme. Sipas parimit «një për të gjithë dhe të gjithë për një», e cila është diviza tradicionale zvicerane, pa status zyrtar, kantonet filluan të trajtojnë bashkërisht marrëveshjet me kombet e mëdhenj evropiane (mund të citohet marrëveshja me Francën në 1444, mbi mbajtjen e marrëdhënieve miqësore apo me Selinë e Shenjtë në fillim të shekullit XVI-të). Megjithatë, kantonet e ndryshme të pranishme ishin krejtësisht sovrane dhe nuk egzistonin organe mbi shtetin. Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëhere ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetem ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Mendimet e tyre mbështeten në dy shtylla që në pamje të parë duken kontradiktore: një sistem politik liberal, që favorizon liritë, si individuale ose ekonomike dhe një sistem solidariteti për një integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë Zvicrën (duke përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e kombeve të tjerë) , të ardhur nga të gjitha rrymat politike dhe sociale, në gjirin e Komunitetit. Këto dy parime përbëjnë edhe sot një bazë të rëndësihme të Konfederatës Zvicerane dhe një fakor stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm.

Zvicra siç e përmendëm më sipër është e ndarë në 26 kantone, të cilat vetë janë të nëndara në komuna. Disa kantone kanë një nëndarje ndërmjetëse që quhet « distrikt ». Disa kantone ose rajone janë të grupuara në hapësira ( Hapësira « Mittelland », Hapësira « Bejune » etj.,) që u jep atyre mundësi të mbrojnë interesat e përbashkëta dhe veçanërisht ato ekonomike.

 

Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëherë ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetem ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Mendimet e tyre mbështeten në dy shtylla që në pamje të parë duken kontradiktore: një sistem politik liberal, që favorizon liritë, si individuale ose ekonomike dhe një sistem solidariteti për një integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë Zvicrën, duke përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e kombeve të tjera.

 Zviceranët jashtë janë sot 700 mijë vetë, nga të cilët tre të katërtët kanë dyshtetësinë. Për të mbrojtur interesat e tyre, “Organizata e Zviceranëve Jashtë shtetit”, mban çdo vit Kongresin e saj vjetor, në Lucernë të Zvicrës. Ajo egziston qysh nga viti 1916 dhe njihet nga autoritetet si zëdhënëse e zviceranëve jashtë qysh nga viti 1966. Zakonisht e quajtur si « Zvicra e Pestë », ajo përfaqëson pothuajse një të dhjetën e popullsisë të të gjithë vendit. Zviceranët jashtë votojnë me korrespondencë qysh nga viti 1992. Sipas Organizatës së Zviceranëve Jashtë shtetit, zviceranët që jetojnë jashtë vendit të tyre, janë si ndërmjetës midis Zvicrës dhe kombit ku janë vendosur. Me rrjetet që ata disponojnë, janë në pozicion të mire për të bërë që të tjerët të kuptojnë Zvicrën, politikën dhe vlerat e saj.

Në mesazhin e përshëndetjes me rastin e Festës kombëtare të 1 gushtit, Presidentja e Konfederatës zvicerane, zonja Micheline Calmy-Rey, ndër të tjera thekson:

Prof Jean Philippe dhe Alfred Papuçiu
Prof Jean Philippe dhe Alfred Papuçiu
“Dashuria juaj për Zvicrën nuk është vetëm në një drejtim. Sepse, në të njëjtën mënyrë, që ju e ndjeni veten të lidhur me vendin tuaj, Zvicra merr pjesë në ekzistencën tuaj. Dhe kjo jo vetëm në 1 gusht, por gjithë vitin. Shpesh thuhet se Zviceranët që janë vendosur gjetiu, janë ambasadorët e Zvicrës jashtë shtetit. Sipas mendimit tim, ju jeni më shumë se kaq. Ju simbolizoni lidhjen tonë me botën e jashtme. Ju bëni që vlerat zvicerane të jenë një realitet në jetën e përditëshme. Në sajë tuaj ata dhe ato që janë që janë pranë jush, dijnë më tepër për vendin tonë. Dhe, kur një ditë, ju do të vini të vendoseni në Zvicër, ekonomia jonë do të përfitojë nga përvojat që ju keni fituar. Ju falenderoj për kontributin tuaj për prosperitetin e vendit tonë ».

Dhe Presidentja e nderuar e Zvicrës në përshëndetjen e saj vazhdon : « Sot, një qëndrim jashtë shtetit figuron në kurikulum vitae të shumë zviceranëve dhe zviceraneve. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, që « Zvicra e Pestë » të jetë e ndryshme dhe me variacion. Ajo llogarit në radhët e saj pensionistin në Spanjë, studentin në Gjermani, bankierin në Singapur apo edhe kooperuesin në Tanzani. Gjithashtu, mendoj për ata që kanë nacionalitetin e dyfishtë, që sa vjen janë më të shumtë. Fryma e tyre e hapjes, interesimi që tregojnë ata për qytetarët e botës dhe aftësia e tyre e adaptimit, janë virtute kryesore në rrugën e suksesit ».

A do të arrijë dhe Kombi ynë ndonjëherë që t’i tërheqë rreth vetes nëpërmjet përfaqësive diplomatike jashtë, shtetasit e vet dhe miqtë e shumtë? Ashtu siç uron Shqipëria demokratike që stimulon prej disa kohësh kthimin e “trurit” shqiptar në tokën mëmë, për të dhënë ndihmesën e tij në zhvillimin e ekomomisë, shkencës, kulturës, mjekësisë, për të ruajtur vlerat e Kombit të lashtë europian.

Si njohës i mjedisit dhe jetës në përgjithësi në Zvicër jam përpjekur të "kalkoj"nëpërmjet refleksioneve të mija, atë kulturë, politikë, gjendje shoqërore, demokraci, mirësi, solidaritet, që ekziston në Zvicër, jo vetëm nga vetë zviceranët por edhe nga funksionarët ndërkombëtarë, gazetarët e shkrimtarët miq, me të cilët kam punuar e punoj prej disa dekadash. Jashtë afishimit siç ndodh në median shqiptare (një pjesë e saj) të fenomeneve të tilla si prostitucion, vrasje, grabitje, korrupsion të cilat zënë shumë pak vend në shtypin e vendeve demokratike, pasi ato e çorientojnë lexuesin apo e shtyjnë të ndërmarrin veprime të gabuara.

Këto ditë kam botuar disa artikuj lidhur me përkatësinë “de facto” dhe “de jure” të Shqipërisë në Europë. Ndoshta është e rëndësishme të theksoj se unë kam shkruar edhe më parë dhjetra e dhjetra shkrime publiçistike lidhur me këtë problem,një pjesë të të cilave i kam përfshirë në librin tim të fundit: “Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët”, pavarësisht nga sistemi politik i kaluar apo aktual në Shqipëri, pasi kjo i takon popullit shqiptar që është i vendosur në tokën

Busti i Skënderbeut Gjenevë
Busti i Skënderbeut Gjenevë
europiane, shumë më përpara se popuj të tjerë që janë në Europën e Brukselit prej dekadash. Më ka shqetësuar dhe më shqetëson një fakt: Pse duhet lidhur “tahmaja” e madhe për karrige e ofiqe, privilegje, e një pjese të opozitës apo pozitës në Parlamentin shqiptar, pse opozita duhet të shkojë në Bruksel apo Strasburg dhe të flasë kundër futjes së Shqipërisë në Europë. Shqipëria nuk është as çiflik i disa personave, ajo është pronë e shqiptarëve që jetojnë e punojnë aty, në Tiranë, Sarandë, Korçë, Tropojë, Konispol, Devoll, Voskopojë, Durrës, Kukës, Burrel, Lezhë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Himarë e kudo që ndodhen, si edhe brezave të tërë që përkohësisht apo përgjithmonë janë vendosur në Diasporë.

 

Shqipëria u përket shqiptarëve, atij populli që nxori Skënderbeun, Nënë Terezën, Nolin, Rilindasit, Aristidh Kolën, me miq të përkushtuar për çështjen shqiptare dhe tokat e saj, për gjuhën dhe letrat shqipe, si Bajroni, Edith Durham, ish presidenti i SHBA Wilson, Robert d’Angely, Norbet Jokl, e shumë të tjerë. Ajo i përket brezit të ri të shqiptarëve, të aftë, të shkolluar, të përkushtuar që janë vendosur në vendet europiane dhe japin edhe ata ndihmesën modeste për demokracinë, ekonominë, shkencën, letërsinë, mjekësinë e në përgjithësi zhvillimin e tyre.

 

Politika e jashtme e Konfederatës Zvicerane

 

Le të shohim tani shkurtimisht se cilat janë shtyllat e themelit të politikës së jashtme të Zvicrës:neutraliteti dhe tradita humanitare.Zvicra është një shtet neutral, i njohur botërisht, që nga Kongresi i Vjenës në vitin 1815. Neutraliteti e detyron Zvicrën që të mos marrë pjesë në konflikte të armatosura ndërkombëtare. Në rast të katastrofave, krizave dhe konflikteve jashtë vendit, ajo angazhohet për zbutjen e nevojës së popullatës civile. Për ndihmën për të mbijetuar dhe për rindërtim është në dispozicion me specialistë të kualifikuar Trupi Zviceran për Ndihmë Humanitare. Në vitin 2002, Zvicra pas një referendumi u bë anëtarja e 190-të e Kombeve të Bashkuara. Por që më parë ajo ka marrë përsipër një rol aktiv në disa nënorganizata të OKB-së. Me Bashkimin Europian Zvicra ka lidhur marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme, veçanërisht ato ekonomike. Ajo kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe me principatën e Lihtenshtainit, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën dhe me këto vende fqinj ajo përpiqet të zgjerojë marrëdhëniet në fusha të ndryshme, duke mos qënë njëherë për njëherë anëtare e Europës së Brukselit, si rezultat i votimit të Sovranit.

Zvicra ndjek këto objektiva të politikës së jashtme:

-           Bashkëjetesa paqësore e popujve

-           Respektimi dhe nxitja e të drejtave të njeriut

-           Realizimin e një sistemi ndërkombëtar të mjedisit

-           Mbrojtjen e interesave të ekonomisë zvicerane jashtë vendit

-           Zbutja e nevojës dhe e varfërisë në botë

 

Zvicra dhe shqiptarët

 

Zvicrën shqiptarët e kanë zbuluar shumë përpara. Si pararendës përmendet një grup i fisit ilir të Dardanëve që jetonte në lashtësi në tokat e Kosovës së sotme. Pastaj, ata zbritën në rajonin e Gjenevës në kohën e Jul Qezarit dhe krijuan vendbanime, siç është njera që quhet Dardanji. Gjithashtu dihet se Zvicra, para 130 vitesh ka qënë ëndërra e Rilindësve për organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar. Njëri prej tyre, Sami Frashëri shprehej hapur “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë”…Në njoftimet zyrtare lidhur me marrëdhëniet e Zvicrës  Shqipërinë lexoj ndër të tjera : Shqipëria e fitoi pavarësinë në 1912 dhe u njoh zyrtarisht nga Zvicra më 1922. Shtatë vjet më vonë, të dy vendet nënshkruan një konventë të vendosjes së marrëdhënieve dhe të tregtisë. Pas çlirimit Zvicra vendosi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë në vitin 1970. Pas rënies së regjimit komunist, në vitin 1992 u hap një ambasadë e Zvicrës në Tiranë. Qysh nga ai vit,

Pallati i Kombeve Gjenevë
Pallati i Kombeve Gjenevë
marrëdhëniet dypalëshe u intensifikuan. Marrëdhëniet dypalëshe janë përqëndruar në fushën e politikën së sigurisë dhe në shkëmbimet kulturore. Janë nënshkruar një numër marrëveshjesh : marrëveshje lidhur me mbrojtjen reciproke të investimeve (1992), marrëveshja e tregtisë dhe e kooperimit ekonomik (1995), konventa e imponimit të dyfishtë (1999), marrëveshja e ripranimit (2000), marrëveshja mbi bashkëpunimin teknik, financiar dhe humanitar (2001), marrëveshja mbi bashkëpunimin policor në fushën e luftës kundër kriminalitetit (2005), marrëveshja e shkëmbimit të lirë midis shteteve të AELE  dhe Shqipërisë (2009). Drejtoria e zhvillimit dhe kooperimit (DDC) dhe Sekretariati i Shtetit për Ekonominë (SECO) janë të përfaqësuara në vend nga një zyrë koordinimi. Shqipëria është një vend prioritar i kooperimit zviceran për zhvillimin :  2008, ndihma e Zvicrës për Shqipërinë u rrit në 13 milionë franga zvicerane.

            Në takimin shumë konstruktiv, me Zonjën e nderuar Yvana Enzler, ambasadore e jashtëzakonëshme dhe fuqiplote e Zvicrës në Republikën e Shqipërisë, njohëse e thellë e mjedisit shqiptar, ajo më foli me fjalët më të mira për ecurinë drejt demokracisë të vendit tonë, për njerëzit punëtorë, fisnikë, liridashës, për natyrën e bukur shqiptare, për zviceranët që japin ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme në Shqipëri, për projektet e reja dhe për mundësitë që ekzistojnë për zgjerimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Gjë që u pa edhe në takimet e mija të ngrohta në Festën e 1 Gushtit, të organizuar nga Klubi Zviceran i Shqipërisë, i drejtuar nga arkikekti zviceran Martin Lersh.

Le të urojmë në këtë ditë të bukur dhe domethënëse të Festës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane që marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Zvicrës së vogël prej 48 mijë km2, me njerëz punëtorë, fisnikë që kanë pritur në tokën e tyre të begatë afro 200’000 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, që të dy vendet të punojnë në unison për begatinë reciproke. Shqipëria ka shumë miq në Zvicër, ashtu si edhe Zvicra ka të tillë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi apo në Diasporë dhe ata punojnë sëbashku për të ndërtuar shoqërinë e re, në mirësi, solidaritet, për të ruajtur vlerat e mira të Kombeve tona europiane. Zvicra dhe Shqipëria janë larg me rrugë ajrore vetëm 1100 km dhe çdo ditë shoqëritë ajrore ndihmojnë shqiptarë, zviceranë dhe njerëz të kombeve të tjerë të punojnë e të kalojnë pushimet në vendet respektive.

Roza, Fredi, me miq në Gjenevë
Roza, Fredi, me miq në Gjenevë

Alfredi dhe drejtori i përgjithshëm i UIT
Alfredi dhe drejtori i përgjithshëm i UIT

Mme Yavana Enzler, ambasadrice de Suisse en Albanie le 1 août
Mme Yavana Enzler, ambasadrice de Suisse en Albanie le 1 août



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora