E premte, 29.03.2024, 11:51 AM (GMT)

Mendime

Llemadeo: Nuk bëhet fjalë për integrim të emigracionit shqiptarë në perëndim...

E shtune, 09.02.2008, 09:05 PM


Nuk bëhet fjalë për integrim të emigracionit shqiptarë në perëndim, përderisa qoftë edhe një shqiptarë i vetëm dergjet në burgjet e perëndimit´ pa faj, ose detyrohet të ndrrojë emrin apo fenë, vetëm për tu pëlqyer racistëve grek apo të vëndve të tjera!

Nga Llemadeo

Nuk ka integrim të emigracionit shqiptarë askund në botë, përderisa qoftë edhe një emigrant i vetëm shqiptarë do të vuajë akoma burgjeve të vëndeve perëndimore si i pa faj, apo është i vrarë mafiozisht nga racizmet e atyre vëndeve. Ndërsa shteti amë Shqipëria, apo pushteti i Kosovës nuk janë të lajmruar zyrtarisht nga vëndet ku ata emigrantë ose dergjen burgjeve pa faj, ose dergjen morgjeve të ngrirë, si të ishin njerëz të pa atdhe e të pa adresë…!

1-
Nuk mund të quhen të integruar ata emigrantë shqiptarë në greqi dhe në asnjë vënd tjetër të botës, emigrantë të cilët janë detyruar të ndrrojnë emrin e tyre dhe fenë, nën dhunën e padukshnme psikologjike të mospranimit nga shteti grek, italian, anglez apo të tjera vënde…! Ajo gjë ka bërë që mijra emigrantë shqiptarë të mos kenë asnjë shanc për të jetuar të lirë dhe për të gëzaur liritë e të drejtat e njeriut, simbas konventave ndërkombëtare!
Ata nuk kanë mundur dhe nuk munden të jetojnë qoftë edhe pa letra e pa leje qëndrimi në ato vënde, pa u paraqitur ndryshe, pa ndruar emrin duke e përshtatur në fe, apo në asimilim total, duke u berë me zor ortodoks-grek...etj. Ata nuk do të pranoheshin fare si emigrantë për të jetuar qoftë edhe pa letra, qofte edhe në të zezë, apo qoftë edhe me letra, nëse nuk do të përshtateshin duke bërë ate çka u pëlqen racizmave të fshehura pas çdo vule e zyre… të vëndeve perëndimore, zyra me zyrtare të veçantë që e çfaqin hapur urrejtjen ndaj shqiptarve, duke i asimiluar dhunshëm, duke ua shuar Identitetin e tyre!

2-
Nuk mund të quhen të integruar emigrantët shqiptarë në një kohë kur në shtete ku ndodhen si emigrantë, janë disa mijra shqiptarë të zhdukur pa lënë gjurmë, apo të vrarë më metoda mafjoze dhe të kthyer në arkivole në Shqipri, ose të mbetur morgjeve të spitaleve ku ua kanë fshirë çdo lloj identiteti njerzor, për të mos u njohur më se prej nga vine e kush janë! Por një pjesë e madhe e tyre gjëndën të burgosur tinzisht nga ato vënde, nën akuza e shpfje farsë, të burgosjur për të cilët nuk lajmrohet shteti shqiptarë nga qeveritë e atyre vëndeve, edhe pse ata shqiptarë nuk e kanë shtetësinë e vëndit që i mban në burg për shkelje, gjoja´ të ligjeve !
E ata shqiptarë dergjen burgjeve për vite me radhë, vetëm e vëtëm sepse nuk kanë para të paguajnë një avokat, pagesë të cilën nuk ua merr përsipër asnjë vënd, në raste kur personi nuk ka punuar!

3-
Nuk mund të quhen të integruar shqipetarët në emigrimet ku janë, në një kohë kur qeverite i përdorin shpesh ata emigrantë për lojën e vet politike, kundër politikës së Tiranës. Ajo ka ndodhur shpesh, sidomos me greqinë... gjë që sa herë acarohen mardhënit politike në mës Athinës e Tiranës, greqia fillon zbatimin e të ashtuquajturit Plan, me emrin e koduar fashist: „Fshesa“ duke dëbuar masivisht emigrantët shqiptarë!

4-
Nuk mund të quhen të integruar emigrantët shqiptarë në asnjë vënd të botës, përderisa në sheshin Omonia Athinë, apo rrugve të italisë, anglisë, danimarkës, norvegjisë, francës, gjermanisë, e deri në Bronx të New Yorkut... emigrantët shqiptarë kërkojnë punë skllavi,të radhituar në mijra, apo të fsheur poshtë urave duke pritur pseudobossët e punve të zeza…si në kohët e mesjtës, duke e shitur krahun e punës në rrugë të madhe, ku nuk u njihet e drejta e punës me letra, nuk u njihet sigurimi shëndëtsorë, nuk u njihet vjetërsia në punë për pencion, nuk u njihet asnjë e drejtë njerzore si puntorë !

5-
Nuk mund të quhen të integruar emigrantët shqiptarë në Greqi dhe në asnjë vënd të botës, në një kohë kur nuk u njihen aspak liritë dhe të drejtat njerzore si njerëz, pasi ata nuk kanë të drejtë shkollimi në gjuhën amtare, në gjuhën e nënës se vet. Por ata nuk kanë as të drejtë votimi, nuk kanë të drejtë leje banimi, nuk kanë të drejtë udhëtimi lirshëm edhe nëse ndonjërit i vdes NËNA në Atdhe !
Fëmijet e emigrantve shqiptarë po humbasin masivisht gjuhën e vet amtare, pasi ata mijra fëmijë nuk kanë asnjë të drejtë njerzore që ta mësojnë gjuhën e vëndit të vet edhe në emigracion, në kushte mësimore normale, me msuesa të ardhur nga atdheu. Gjë që vëndet ku lindin dhe rriten ata fëmije emigrantësh shqiptare por edhe te ardhur nga vende te tjera si Afrike apo Azi…, jo vetëm nuk tregojnë interes, por i bllokojnë ato të drejta njerzore qëllimisht, duke ua mohuar heshturazi të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare. Ato zyra nuk pranojne asnjeherë qe u takon ajo e drejtë emigrantëve, sepse ato vënde, zyrtarët e atyre zyrave për të huaj, nuk duan të kenë asnjë qytetarë në vëndet e tyre, që të flasin ndonjë gjuhë tjetër, përvec gjuhës së vet!

Nuk e kam fjalën këtu për ndonjë përqindje të vogël emigrantësh shqiptarë, të cilët pasi kanë kaluar dhjetra vite në tortura psikologjike mospranimesh, ata kanë arritur të kenë një pasaportë greke, italiane, gjermane apo angleze...me njëmijë telashe dhe në fund të ndihet i integruar duke u marrë me ndonjë punë...ose duke kaluar jetën me dokumenta fiktive... që mbrohen nga diagnoza sëmundjesh psiqike..., lojë që e bëjnë mijra emigrantë nga gjithë vëndet e botës, për tu shpëtuar kthimeve të dhunshme... Pra kjo do të thotë se spitalet psikiatrike të vëndeve të perëndimit tashmë kanë mbi 60 % të pacientëve të tyre vetëm emigrantë të huaj, të cilët kurohen nga depresionet agresive të fituara në dhjetra vite të torturave psikologjike, për një leje qëndrimi apo për një shtetësi…!
E atyre u lejohet jeta me pikatore dhe gjithnjë nën kontrollin e politkave ngushtuese për emigrantë, të vëndeve përkatse...!
***
Tashmë kohët e fundit në vëndet e perëndimit kanë forcuar ligjin për dhënien e shtetësisë duke mos ua dhënë shtetësinë emigrantëve të cilët nuk e mësojnë me gramatikë gjuhën e këtyre vëndeve, gjë që do të thotë se : Mijra emigrantë të cilët janë mbi moshën 50 vjeçare dhe nuk kanë më aftësinë e mësimit të gjuhës rrjedhshëm dhe me gramatike pa gabime, nuk do të arrijnë të marrin shtetësinë e këtyre vëndeve asnjëherë, gjë që do të shtojë thjeshtë vuajtjet e tyre dhe pafundesisht problemet psiqike që tashmë i kanë mbërthyer!

Racizmi kundër emigrantëve tashmë vepron në heshtje, nëpër zyrat që janë krijuar posaçërisht për emigrantët, të cilët thirrën dhe shkruhen me emrin absurd: „Të huaj“. Zyra që quhen „Zyra për të huaj“, ku mbahen lejet e qëndrimeve për ta. Aty çdo vulë apo nënshkrim i zyrtarve, jep goditjen e vet, duke i fyer hapur dhe me ironinë e nënqeshjeve tallse të fytyrave të atyre zartyrve, sa herë ata u flasin me zë të lartë emigranteve prapa sporteleve me xhama antiplumb, duke i konsideruar emigrantët si të shurdhër apo të paditur, metoda ato të racizmit modren të zyrtarve të përëndimit, me të cilat fyejnë e torturojnë çdo ditë´ miliona emigrantë nga gjithë bota, ku ndër ta janë dhe mijra shqiptarë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora