Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Rrënjët nuk harrohen ose marreveshja shekullore turko-serbe per shfarosjen e shqiptareve

| E diele, 31.07.2011, 07:00 PM |


Edith Durham me Kryengritesit
Edith Durham me Kryengritesit

 

Rrënjët nuk harrohen ose marreveshja shekullore turko-serbe per shfarosjen e shqiptareve

 

Nga Fahri Xharra

 

Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve . Në fillim ndarss e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.

Historia e jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema . Cilët nga ata i jepnin nder atdheut ? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip ? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjegje as pohuese e as mohuese .

Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptarë së bashku me anti-shqiptarizmin turk , herë veqmas  e herë së bashku ; bile edhe sot është aktiv.. “ Këmbëngulja për tu mos u shkëputur nga thelbi i së keqes , do të qonte herët a vonë te e verteta e hidhur se gjithmonë është e njejta Serbi “(Ismail Kadare – Mbi krimin në Ballkan) . Serbët nuk janë aq të kokëkrisur heroikë siç e reklamonin vetën. “Nuk është fort e besueshme sidomos , po të vihej re flirti i këtyre me vendet arabe dhe veçanërisht me Turqinë . Njoftohej se në kohët  e fundit Ankaraja i bën lavdërime presidentit serb Boris Tadiçit , si një një paqeruajtës rajonal...pra , serbët kur kishin interes, dhe në këtë rast interesi kryesor ishte mosnjohja prej vendeve muslimane e Kosovës dinin fare mire të heqnin dorë edhe nga krenaria krishteromadhe  dhe të vinin deri te gjysmëmuslimanizmi i tyre” (Ismail Kadare , Mbi krimin në Ballkan).

Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skender Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për egzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit  , Manstirit te Graqanicës , Patrikanën e Pejës etj. prona këto që shtriheshin në një teritor shumë të gjerë , siç e tregon “bulla e artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqipëtarë . Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët  , të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë,fis pellagë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqipëtarë të sllavizuar) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastirët e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare  dhe të sundimtarëve të saj  të jenë ndërtuar dhe ato atyre u takojnë .

Ç’ishte shkizmi ?

Brenda ne kishen e Deqanit para  mbi 100 vjetesh
Brenda ne kishen e Deqanit para mbi 100 vjetesh
Në vitin 395 pas e.k. Imperatoria Romane u nda në dysh , në atë të lindjes dhe ate të perëndimit . Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes  si rrezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit . Shqiptarët që iu bashkangjitën shkizmit (shki,shka,shkja,shkije) më lehtë e patën të përvehtësohen  nga serbët dhe kisha e tyre ortodokse . Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur .Stefan Nemana , Nimani , Nemaniqi ,kishte lindur afër Podgoricës , ku nuk kishte priftër ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore . Në kohën e Heinricht Luanit , Saksoni , 1172 serbët ishin vetëm rreth rrugëve te Çuprisë së sotit dhe ata shkruanin se .. serbët , popull i paarsimuar i pa disiplinuar , popull i maleve dhe pyjeve , që nuk e njohin bujqësinë , janë ata që gjithmonë  e prishin qetësinë rreth vehtës (Matica Srpska,Novi Sad).

Dëshmitë origjinale për shki-të mund të gjenden në Hilendar , dhe sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriçiçit . Sipas F.Mikloshiçit emri Zeta që shënonte Doclean e vjetër (një pjesë e Malit të Zi të sotëm është shqiptare;  M.E. Durhan (1863-1944) e cila udhëtonte nëpër Shqipëri dhe Mal të Zi duke i studiuar fiset malazeze dhe ato shqipëtare vinte në përfundim që malaziasit ishin më pak sllav e më shumë trashëgimtar të sllavizuar të banorëve të vjetër të këtyre anëve .(Origjina Fisnore dhe zakonet e Ballkanit , Londër , 1928) ; dhe që malazezët ishin me origjinë fisnore shqiptare ishte e cekur edhe nga K.Jireçek (Albanienin der Vergangenheit,Leipzig , 1916)

Se si sllavizimet dhe turqizimet e shqiptarëve ishin të vazhdueshme dhe në bashkëpunim në mes të serbëve dhe osmanëve , tregon letra e të dërguarit Francez në Shkodër Louis Heckart e shkruar shtetit të tij me 24.07.1880 : “Zoti Corti besonte se do të ishte më e kuptueshme që Katolikët shqiptarë të pranonin dominimin malazias se sa ata musliman, por se doli  e kundërta” (letër në Arkiva e luftës Seria Nr. 1872-1919,Francë.) Këtu ishte ndikimi turk te shqiptarët musliman . Qëllimi i bashkëpunimit serbo-turk për ndërrim të shqiptarëve ishte fokusuar te shqiptarët katolik sepse të tjerët veq ishin muslimanizuar.

“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe kishen tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urrejtur nga sllavët se muslimanët ( E.Durham , Londër 1920).”Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa me 1913 në Luftën Ballkanike kur  Malaziasit   në emër të

çlirimit të të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E.Durham). “Me 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rjepën për sëgjalli deri në vdekje Luigj Palin , prift franqeskan shqiptarë nga Gjakova , sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich ,The Diplomacy of Balkan Wars ,1983 Harward)

 

Me 20 Mars 1913,gazeta “Reichpost” shkruante:” Ne  rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot,rreth 8000  Shqiptar Katolik ,te ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Mëshefur,jetonin aty. Kur mberrijtën  Serbet,me qindra nga këta Laraman deshten që haptazi të deklarohen që janë Katolik.Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas negjoi per këtë ,tha: “Ose muslima ose Ortodoks. Jo katolik!”. Numër i panumëruar i Katolikëve ishin vrarë ne Ponoshec,nga dora e sllavit (rrethi i Gjakoves). Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit),kryepari i fisit ishe vrarë e thërmuar nga shteti ,mu pse ishte Katolik. E njejta gjë ndodhi edhe në Gjakovë në famullinë e Nikajve ,kur mbi 70 Katolik u vranë nga malazezet.”

Gazeta e kohës, “Neue Freie Press” me 20 Mars shkruan:”Me 7 Mars,soldateska e prirë nga një pop Ortodoks,në dhe rreth Gjakovës deshte me forcë të konvertoj Popullatën katolike në besim Ortodoks. Mbi 300 vetë,gra ,burra,dhe fëmijë nën kërcnimin me vdekje

duheshin të konvertoheshin.. Popi Ortodoks iu tha: “ Ose nënshkruani deklaraten se e keni pranuar fenë e vërtetë ose këta ushtaë të Zotit ,do i dërgon shpirtërat e juaj në ferr”.

Te gjithe e nenshkruan perveq përveq Patër Angjelit. rezultati ishte skena më trishtuese

e paparë në at shekull”( www.albanianhistory.net)

 

Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante”  çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit . Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin.Në Shkup patriotin shqiptarë , të atin e nënës Terezë e helmuan serbët .

Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolik se për ata musliman ishin planet tjera . Me 1929 u vra At Shtjefen Gjeçovi një franceskan shum i rrespektuar nga shqiptarët. Edhe pse K.Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare;edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët ; sllavët medeomos e bënin sllavizimin , e tuqit turqizimin e shqipëtarëve , herë ndaras e herë në bashkëpunim .

Akademik Mark Krasniqi në “Gjurmë e gjurmime” (Rilindja,1979) shkruan për këte:”Milan Rakiçi (1876-1938) zë një vend të spikatur në historinë e letërsisë serbe.Rakiçi ka qenë me profesion diplomat , kështuqë për një kohë të gjatë ai ishte Konsull i serbisë edhe në Prishtinë , ku “udhëhiqte punët e akcionit nacional , kujdesej për serbët që pësonin zullumin e tuqëve e të shqipëtarëve “. Rakiçi ishte në shërbimin diplomatik në Prishtinë mu në kohën kur lëvizja kombëtare shqiptare kishte marrë përmasa të mëdha të luftës politike e të armatosur kundër pushtetit turk , për liri e pavarësi. Milan Rakiçi shquhej jo vetëm në fushën diplomatike , letrare por edhe me angazhimin e populsisë serbe të këtyre anëve  që të bashkëpunojnë me ushtrinë turke kundër kryengritësve shqiptarë. Rakiçi “kujdesej” shumë për manastirin e Graqanicës .Sipas studiuesit Pero Sliepçeviç është vertetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre i kanë ndërtuar serbët , emri i të cilëve është shkruar në to.Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari e as në art e kulturë (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd 1934). Manastiri i Graçanicës egzistonte dhe kryente shërbimet fetare edhe para ardhjes së sllavëve në këto anë (V.Petkoviç , Pregled Crkvenih Spomenika , Beograd 1950).

Në vitet para pavarësisë në parlamentin e Turqisë thuhej : “Rrëziku më i madh i Turqisë , nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët ; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë , të mos mëkëmbët , të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e morri lumi Turqinë .(Jusuf Buxhovi ,Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane). Kurse , ditën që ushtritë serbe do të sulmonin Kosovën gjenerali famëkeq Jankoviç do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “ T’on fiseve n’ Shqipni – or vllazni “ , në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet  bashkerisht ka rendu dy popujt ... për të shliru vendin tonë të përbashkët , dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun ..” (Jusuf Buxhovi , Po aty).

 

Bashkëpunimi ende vazhdon.

22.07.11 - Albobserver