Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Xhavit Gasa

| E diele, 31.07.2011, 05:41 PM |


Xhavit Gasa

 

 

SI DRITA E DIELLIT

 

I thashë

një ditë,

vargut tim poetik,

 

Vargut

që e kam dashtë,

dhe e dua,

 

Uroj sinqerisht,

të mos keshë,

kurrë fatin tim.

 

E shëndritshme

si drita e diellit,

 

e lehtë si era!

t'u bëftë rruga!...

 

 

FATI I QENIT

 

E goditën të gjorin qen,

E goditën pa mëshirë,

Ai nuk po shqetësonte askënd,

Një kockë po lëpinte të shuante urinë.

 

Po çfar faji kishte,

Ky qen i shkretë,

Një kockë pa mish po lëpinte,

Se mishin e kishin ngrënë të tjerët.

 

Eh, ku ta dinte qeni i gjorë,

Se ata që kishin ngrënë mishin,

Rinin nëpër zyra luksoze,

Dhe gjithë ditën dridhnin bishtin.

 

 

SPIUNI

 

Kjo vemje e pshtirë,

Gjallesa më anti njerzore,

Që lind e jeton në errësirë,

Se ka frikë rrezet diellore.

 

Të lutem o perendi,

Zhduke këtë mostër te keqe,

Që ushqehet me pabesi,

Dhe pafajësinë e njerzve.