E enjte, 28.03.2024, 09:09 AM (GMT)

Mendime

Fatos Lubonja: Holokausti dhe persekutimi komunist

E premte, 01.02.2008, 05:10 PM


Holokausti dhe persekutimi komunist

Nga Fatos Lubonja

Sa here degjoj shqiptaret te mburren me faktin se, sipas tyre, ata jane i vetmi popull ne bote qe nuk i paskan dorezuar hebrenjte gjate Luftes se Dyte, me kap nje ndjenje e forte revolte. Them e forte, sepse ne te me perzihen tri revolta: revolta qe ndjen njeriu ndaj genjeshtres, revolta ndaj injorances e mendjengushtesise njerezore qe nuk arrin te konceptualizoje as minimalisht, por edhe revolta e ish-te persekutuarit, e njeriut pra, qe i ka pare shqiptaret ta trajtojne ate dhe bashkevuajtesit e tij ne menyren me te poshter qe mund te trajtohet njeriu. Le ta nis nga revolta e trete, per te arritur tek dy te parat.

Ka disa pyetje logjike te thjeshta, qe cuditerisht evitohen kur ekzaltohet kjo miresi thuajse hyjnore, e shqiptareve ndaj hebrenjve. Nese keta shqiptaret paskeshin qene ashtu dhe kaq te ndjeshem ndaj te vuajturve e te persekutuarve, perse jane treguar kaq mizore me njeri-tjetrin, madje deri edhe me femijet, duke i plasur edhe ata neper kampe internimi? Po ende, si ka mundesi qe nje popull qe e kishte kaq te forte besen e shqiptarit, sikurse na tha kryetarja e Kuvendit ne fjalimin e saj perkujtimor te Holokaustit ne Parlament, arriti nje nivel aq te papare nenshtrimi ndaj pushtetit, sa, sikurse thuhet, u rekrutua ne mase nga Sigurimi i Shtetit Komunist? Si paska pasur shqiptari forcen morale te beses per te mos dorezuar hebrenjte kur eshte treguar aq i pabese me te vetet? Ka dicka qe nuk vete ne paraqitjen e gjerave, sikur shqiptaret na paskan qene me te mire se te gjithe popujt e Evropes ndaj hebrenjve dhe me te keqij se te gjithe popujt e Evropes ndaj vete shqiptareve. Atyre qe ne kete pike do te me sjellin argumentin se fajin e kishte komunizmi, nje e keqe sipas tyre, qe na e sollen ruset apo sllavet, u kujtoj vetem faktin se ruset e sllavet terrorin stalinist e denuan qe ne vitet '50, kurse ne e mbajtem deri ne vitet '90. Dhe pastaj do te shtoja, se ne vazhdojme te jemi me te keqijte me njeri-tjetrin nder gjithe popujt e Evropes, edhe tani qe nuk na komandojne ruset e sllavet.

Qe shqiptaret nuk kane pasur ndjenja antisemite, kjo eshte e vertete dhe besoj se historikisht kjo shpjegohet me qenien e tyre shumica myslimane dhe pjese e perandorise otomane, e cila ndaj hebrenjve ka qene shume tolerante, pasi antisemitizmi burimin e ka tek bota kristiane, sepse hebrenjte konsideroheshin prej kristianeve si vrasesit e Krishtit. Por kjo nuk i ka penguar shqiptaret qe, si pjese e kesaj perandorie, te bejne masakra te tmerrshme ndaj popujve te tjere, si ndaj armeneve p.sh. Madje, te keqtrajtojne edhe ata qe, se bashku me hebrenjte, jane viktimat me te njohura te Holokaustit, romet dhe homoseksualet, aq sa keta te fundit ne Shqiperi ende sot nuk kane mundesi te deklarojne hapur orientimin e tyre seksual.

E gjithe kjo histori e miresise e beses sone ndaj hebrenjve eshte nje hipokrizi e madhe, qe per me teper provon se klasa jone politike dhe elita jone nuk mundet te komunikoje me publikun, vecse me gjuhen e vjeter te manipulimit dhe te genjeshtres, pasi nuk e zoterojne gjuhen morale dhe intelektuale te se vertetes. Miti se shqiptaret jane te mire, sepse kane dashur hebrenjte, duhet te cmontohet jo vetem pse, sic thashe, na nxjerr te paafte per te gjykuar e konceptualizuar, d.m.th., me fjale me te trasha, budallenj e injorante, por edhe se na nxjerr edhe genjeshtare. Por pse na nxjerr edhe genjeshtare? Sepse nuk eshte as e vertete se shqiptaret nuk i kane dorezuar hebrenjte. Te pakten nese pranojme se edhe ata pertej kufirit, d.m.th mbi 90 per qind e banoreve te Kosoves jane shqiptare. E pra, ata qe organizojne festa perkujtimore te miresise se shqiptareve ndaj hebrenjve e qe harrojne krimet qe kane kryer shqiptaret ndaj shqiptareve, i ftoj te lexojne librin e historianit te njohur si proshqiptar madje, Noel Malcolmit, i cili ne historine e tij te Kosoves shkruan se atje (ne Kosove), ku shqiptaret kishin marredhenie te mira me pushtuesit gjermane, jane dorezuar te gjithe hebrenjte e Prishtines. Dhe dihet po ashtu, se shqiptaret e Shqiperise nuk i kane dorezuar, sepse kjo nuk iu eshte kerkuar autoriteteve lokale, pasi nuk ishte vendosur me ligj, ashtu sikurse ishte vendosur ne vende te tjera te Evropes. Pra, "kodi i beses", "kodi i nderit" dhe "kodi i mikpritjes", si shkaqe te mbrojtjes se hebrenjve, jane tri perralla te medha, qe bash historia e Kosoves dhe pastaj ajo e persekutimit komunist i pergenjeshtron ne menyren me te vrazhde.

Dikush mund te ngreje argumentin: Po c'te keqe ka qe ta mbajme kete mit, edhe pse nuk i pergjigjet te vertetes historike, ashtu sikurse nuk i pergjigjen kesaj te vertete edhe shume mite te tjera? Ai ndoshta na ndihmon te behemi me te mire e te gjejme disa pika krenarie per te cilat kemi aq nevoje ne kete periudhe te rende krize morale, identiteti e imazhi te keq nderkombetar.

Gjykoj se na ben me shume keq, sesa mire, sepse na largon nga e verteta jone, nga njohja e vetvetes qe eshte edhe kusht i permiresimit te saj. Humanisti i madh Erazmusi thoshte me ironi: "Nese te jesh kristian i mire, do te thote te urresh cifutet, atehere ne jemi kristiane te mire". Duke perifrazuar ate do te thoshim: "Nese te jesh shqiptar i mire, do te thote te duash cifutet, atehere ne jemi shqiptare te mire". Mirepo, ne fakt, te qenit i mire apo i keq nuk jane thelbe te dhena njehere e pergjithmone e te pandryshueshme te nje populli apo qofte edhe te nje individi e as nuk kane te bejne me dashuri apo urrejtje te vecanta per popuj apo njerez te vecante. Ato jane rezultat procesesh edukimi, rritjeje intelektuale e shpirterore, hapjeje te mendjes ndaj diversiteteve te vlerave e kulturave, ngase dihet se pikerisht e kunderta e ketyre, injoranca dhe fanatizmi, kane qene historikisht burim i se keqes. E provon kete me mire se kushdo bash populli "i keq" gjerman, autori i Luftes dhe i Holokaustit, qe sot eshte nder popujt kampione te paqes dhe mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Prandaj, duke qene se injorancen dhe fanatizem ne e kemi pasur dhe e kemi me oke, nuk ka se pse te mburremi me vlera qe objektivisht kane pasur dhe kane pak mundesi te shfaqen ne vendin tone, sikurse e provuan 45 vjet komunizem, por sikurse po e provon edhe kjo periudhe, ku prape shqiptari ne forma te tjera, po tregohet ujk per shqiptarin.

Kete injorance e provon edhe fakti se jemi i vetmi vend qe e perkujton Holokaustin, si te ishte nje feste kombetare. E gjithe bota e kujton ate me nje ndjenje te thelle pergjegjesie, me nje refleksion se ajo qe ka ndodhur nuk duhet te harrohet, me vrasjen e ndergjegjes se nuk eshte bere sa duhet qe ne fillim per ta penguar, duke i analizuar shkaqet e thella e duke ngritur pyetjen se cfare do te benin te rinjte sot sikur te ishin ne ato kushte? E kjo jo thjesht ne lidhje me hebrenjte, romet apo homoseksualet, por duke e konceptualizuar Holokaustin si fenomen qe tregon se deri ne cfare krimesh monstruoze mund te ne cojne injoranca dhe fanatizmi i cdo lloji, sic ishte edhe enverizmi yne. Kurse ne e kthejme ne nje feste krenarie kombetare dhe u biem trumbetave te lavdise kombetare.

Kete injorance e provon edhe fakti se Parlamenti shqiptar na paska vendosur qe 27 janarin, diten e shpallur nga Kombet e Bashkuara si dita e kujteses se Holokaustit, ta pagezoje edhe si dita e kujteses se krimeve te komunizmit. Nuk e di se kujt i ka shkuar ne mendje kjo ide gjeniale, qe diten e kujtimit te krimeve te komunizmit ta mbivendose ne diten e kujtimit te Holokaustit. Me siguri di te them se ose eshte njeri pa aftesine minimale te konceptualizimit, ose nje njeri qe per krimet e komunizmit dhe per viktimat e tij nuk ndjen as fijen e brejtjes se ndergjegjes dhe as nevojen e perkujtimit te atyre viktimave, pa perjashtuar qe te jete te dyja se bashku. Dita e perkujtimit te viktimave te komunizmit ne Shqiperi duhet te ishte nje dite tjeter me vete dhe jo t'i mbivendosej nje dite qe ne Shqiperi, aq me teper, sic e thashe, trajtohet si dite e festes se popullit te vetem ne bote qe ka mbrojtur hebrenjte gjate Luftes se Dyte. Keshtu, paradoksalisht kjo dite "e madhe" e krenarise shqiptare mbulon tragjedine "e vogel" te persekutimit te qindra mije shqiptareve nga shqiptaret per 45 vjet ne menyren me mizore. Keshtu ndodhi kete fund janari. U fol aq shume per nje numer minimal hebrenjsh qe paskan shpetuar ne Shqiperi dhe u fol aq pak ose aspak per qindra mije shqiptaret e masakruar. Nuk ka menyre me te keqe per te perkujtuar edhe Holokaustin!

Ne diten e perkujtimit te Holokaustit, Spilbergu tha ne Firence: "Historia na ka mesuar shume gjera. Paradoksalisht, ato me te tmerrshmet kemi prirjen t'i harrojme shpejt, nderkohe qe jane pikerisht ato qe duhet t'i mbajme mend pergjithmone". Edhe kjo menyre e perkujtimit te Holokaustit nepermjet ekzaltimit te mitit te shqiptareve te mire qe paskan shpetuar hebrenjte, me duket si nje instrument per te harruar gjerat e tmerrshme qe shqiptaret u kane bere shqiptareve dhe qe po vazhdojne t'ua bejne pikerisht per shkak te kesaj harrese.

Korrieri, 1 shkurt 2008



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora