Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hazir Mehmeti: Shqiptari që e freskon Vjenën

| E shtune, 30.07.2011, 05:57 PM |


Tablo jete e një mërgimtari

 

Shqiptari që e freskon Vjenën

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Është vapë. Temperatura e pazakontë për vendin, mbi tridhjetë shkallë. Në kryeqytetin austriak vlojnë njerëzit sikur në zgjua. Figura njerëzish të vendeve të ndryshme: nordike, aziatike, afrikane, andike. Të gjithë njëjtë mundohen t`i largohen sadopak rrezatimit përcëllues të diellit nën ndonjë copëz hije. Sfidues i kësaj është maja e lartë e Katedrales së Stefanit, siç e quajnë vendasit Stephansdom e lartë 173m. Sheshi i katedrales duket i vogël për kaq shumë njerëz nga e gjithë bota. Në qendër të tij  duket një karrocë-frigorifer. E pastër dhe e bardhë që tërheqë vëmendjen e  secilit kalimtar . Afrohemi. Një burrë i mes moshës me duart plot punë. Kishim nevojë për akullore që sadopak të freskohemi. Duke pritur  në radhë nga theksi i zërit mu duk sikur të ishte shqiptar. Dhe ashtu doli. Ishte ky Sherif Mislimi nga fshati Lokovecë i rrethit të Gostivarit. Ai me dashamirësi na priti si bashkëkombës dhe

Sherif Mislimi - Në sheshin qendror të Vjenës, Stephansplatz pranë Katedrales Stephansdom, simboli më autentik i Vjenës
Sherif Mislimi - Në sheshin qendror të Vjenës, Stephansplatz pranë Katedrales Stephansdom, simboli më autentik i Vjenës
me bujarinë e tij na  ofron akullore. ,,Më pëlqejnë njerëzit nga vendet e ndryshme të botës'- shton ai. Derisa ne qëndrojmë për disa çaste afër tij, ai flet me klientët e tij në disa gjuhë. ,,I flas sa për zanatin tim shumë gjuhë  ndoshta më shumë se dymbëdhjetë' na thotë me buzëqeshje  Sherifi. Sa Fan Noli ynë i madh i them unë me shaka. Me duar vetëtimë i mbushë hykat me gogla akullore të ftohta dhe nuk harron të shton: ,,Sa mirë është të di njeriu  shumë gjuhë. E keqja është se disa prej nesh po e humbasin gjuhen shqipe e le më të mësojnë të tjera'. Sherif Mislimi jeton tani tridhjetë vite me zanatin e tij në Vjenë, kryeqytetin austriak. Ai me punën e tij e mban familjen këtu dhe në Lokovec. Është krenar që fëmijëve u ka krijuar kushte për të jetuar modest dhe kryer shkollë. Këtu jeton me vëllain  Mersimin i cili është magjistër. Ai me këtë krenohet duke shtuar se ,,duhet shfrytëzuar kushtet aq të përshtatshme këtu në Vjenë për të studiuar dhe me krenari përmend disa emra magjistrash e doktor shkence që këtu i kishte njohur: Nuriu. Avniu Astriti,Bedriu, Arsimi, Ganiu,Ismajli e shumë të tjerë.  ,, Më së shumti më merr malli për vendlindjen, kodrat për rreth,hijet ku  loznim si kalamaj. Asgjë nuk e shuan mallin e mërgimtarit ,as paraja ma e madhe e botës  thotë i mallëngjyer. Ndahemi nga Sherifi duke e falënderuar për çastet e përbashkëta duke  bartur në kujtesë një karrocë, një përjetim mërgimtari dhe një brengë për  të nesërmen.