E enjte, 25.04.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hapet Shkolla Verore për Ekoturizëm në USH ''Luigj Gurakuqi''

E enjte, 28.07.2011, 07:26 PM


Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) ju njofton si më poshtë:

 

Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” hapet shkolla verore (Summer school) për EKOTURIZËM, nga data 22 gusht deri më 10 shtator 2011.

 

Programi 3-javor do të përfshijë ligjërata, seminare, workshop-e, anketime dhe ekskursione në qendra të turizmit mjedisor në Alpe (Theth, Bogë, Razëm) dhe në Mal të Zi. Pjesëmarrësit, në grupe pune do të prezantojnë Projekt-Propozime për aspekte të zhvilimit të « Turizmit të qëndrueshëm ».

 

Në përfundim të Shkollës Verore, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë, lëshuar nga Universiteti dhe drejtuesit e kësaj shkolle.

 

Varësisht nga problematika interdisiplinare e Ekoturizmit, në të do të pranohen studentë që vazhdojnë apo kanë përfunduar studimet në Gjeografi, Turizëm, Biologji, Juridik (Legjislacioni për Mjedisin dhe Turizmin) si dhe të Media e të Çështjeve Sociale, që duan të trajtohen në këtë profil. Gjithashtu do të pranohen edhe punonjës të këtij sektori të angazhuar si, për shembull, në strukturat menaxheriale të Liqenit të Shkodrës, etj... Pjesëmarrësit do të jenë kryesisht nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

 

Këtë vit, në kuadër të vlerësimit të përvojës pozitive që ka grumbulluar kjo shkollë, ka një risi: Senati i Universitetit të Shkodrës « Luigj Gurakuqi », me vendim nr. 42/1 të datës 26 mars 2011, ka vendosur që programi i kësaj shkolle të konsiderohet si lëndë me zgjedhje dhe të vendoset në planin mësimor të programeve të studimit të fakulteteve përkatëse për vitin akademik 2011-2012.

 

- Për këtë shkollë pritet mbështetje financiare kryesisht nga donatorë ndërkombëtarë, por dhe vetë pjesëmarrësit, regjistrimin dhe ndjekjen e shkollës, do ta bëjnë kundrejt një pagese të arsyeshme.

 

- Të interesuarit duhet të paraqesin një kërkesë dhe CV-në përkatëse.

 

- Vërtetim për përfundimin e shkollës së lartë ose që janë në vazhdim të saj.

 

Regjistrimet do të vazhdojnë deri më 30 korrik 2011, nga ora 8.00 deri 12.00, pranë Departamentit të Gjeografisë, USH, tek godina e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, kati III, salla 304.

 

Për informacione më të hollësishme do të kontaktoni:

 

mob: 069 24 63 178

 

e-mail: summerschool-al@hotmail.com

 

Stafi i shkollës

 

Ju Mirëpresim!

 

Kryetar i

 

Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH)

 

Redan BUSHATI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora