Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet Klodjan Pajuni, Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Komëbëtare të Turizmit pranë MTKRS

| E enjte, 28.07.2011, 06:17 PM |


Po punohet për ndërthurje të turizmit elitar me atë popullor

Në turizmin malor, përparësi zonave që kanë probleme ekonomike

Kemi 30% turist më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar

Kush investon në turizmin malor të jetë pa taksa për tetë vjet

Panairet, turret informuese, botimet, filmat dokumentarë, agjesnitë turistike bëjnë promovimin e turizmit

 

Nga Albert ZHOLI

 

Çfarë masash paraprake ka marrë drejtoria juaj dhe ministria e MTKRS në përgjithësi për këtë sezon turistik?

Unë detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Komëbëtare të Turizmit pranë MTKRS e kam marrë para tre javësh.Më parë kam qenë  Drejtor i Përgjithshëm i Turizmit dhe i  Trashëgimisë Kulturore po në MTKRS. Pyetja i përket detyrës time të parë në aspektin se çfarë ka ndërmarrë ministria në përgjithësi për sezonin turistik.

Turizmi në vetvete është një fushë ku ndërthuren punët e të gjitha ministrive.Në këtë aspekt Ministria e Turizmit  është më shumë si një bashkërenduese e veprimeve  të problematikave të punëve të Ministrive.

Ky vit qe specifik për disa arësye: Se turizmi filloi (sezoni) në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet për pushtetin vendot, zgjedhje të cilat ndikuan jo pak nga vetë vendorët që ju përkushtuan zgjedhjeve. Pra kandidatët për kryetar bashkie apo komune ishin të përfshirë në një fushatë të gjerë, gjë që bëri të mundur që të mos merrnim pjesë intensivisht në problematikat që kishte turizmi në sezonin turistik, në komunat apo bashkitë kur kandidonin.Për këtë arësye edhe vetë Kryeministri Berisha e ka shprehur vazhdimisht këtë shqetësim. Në këto kushte z. Berisha ka lënë një detyrë specifike për të gjithë ministrat që kanë pjesë të punës së tyre edhe turizmin. Parë në tërësi puna kryesore si amsë paraprake ishte pastrimi nga ndotja I vendeve që ato mbulonin.

Thembra e Akilit në turizmin shqiptar është gjithmonë pastrimi në tërëzi i plazheve (rërës dhe bregdetit) dhe ujërat e zeza. Në disa vende fqinje plazzhet në këto drejtime ka qenë më mirë ne këto probleme I kemi pasur prioritet të punës sonë. Këto dy elementë kërkojnë një bashkpunim konkret ndërmjet pushtetit lokal, komunave, bashkive, qarqeve dhe qeverisë.

Fakti se edhe në këtë vit ne qemë në një situatë emergjente largimin e plehrave nga rrugët nacionale dhe nga zonat bregdetare apo të ujërave të zeza, nuk arritëm ti realizojmë në mënyrë perfejte siç e kishim parashikuar, pra me të vërtetë zgjedhjet nuk sollën një zhvillim të mirë të situatës. Unë gjatë debateve televizive, apo në takime të ndryshme I kam dëgjuar të gjithë kandidatë për kryetar komune lidhur me punët që ata kanë bërë dhe me problemet që po hasin apo kanë hasur. Duke pas parasysh sa më lart detyrë imdeaite edhe tani, një nga detyrat kryesore e kryetarëve të bashkive dhe të komunave  të zonave bregdetare duhet të jetë me precedencë kjo lloj situate, pra ajo përsa i përket përpunimit të plehërave dhe të ujërave të zeza.

Ndërsa për sa i përket investimeve, secila nga ministritë duhet të përcaktojë sa më shumë fonde përsa i përket fushës së turizmit, vëmendje ku unë mendoj se po ecet mirë.Ministria e transpoerteve ka projektuar që  të bëjë ndërtimin dhe rregullimin e shumë rrugëve që të çojnë  në zonat bregdetare dhe në zonat malore.

Kjo për ne është shumë e rëndësisme sepse i hapim një impakt dhe një zhvillim zonave të trashëgimisë kulturore.

Ministria e transporteve ka punuar shumë edhe përsa i përket furnizimit me ujë të  zonave turistike.

Ministria e Brendëshme ka një detyrë shumë të rëndësishme sepse merret me problemin e trafikut dhe të sigurisë së njerëzve të cilëm po e menahon më së miri. Ajo ka një bashkpunim me prefektët të cilët janë kryetarët e shtabeve të zonave dhe të qarqeve të cilët mbulojnë, edhe lëvizjen e motorave të ujit  të plazheve private.

Kordinimi i punës së prefektëve, kryetarëve të komunave dhe i ministrisë së brendëshme  bëhet gati e përditëshme.Ka një bashkëpunim sinkron ndërmjet tyre.Turizmi nuk ka ngjyrë politike.Të gjithë janë të interesuar për të zhvilluar turizmin në zonën e vet.

Po kështu edhe ministritë e tjera. Ministria e shëndetësisë jep kontributin e saj. Ngelet për tu pasur në konsideratë shërbimi ndaj turistëve. Them se puna në këtë drejtim vlen për të dëshiruar.

-Në të gjithë botën ka turizëm elitar dhe popullor, si është ndërthurja ndërmjet këtyre turizmëve në Shqipëri dhe kush ka prioritet?

Të dyja turizmat duhet të zhvillohen. Sado që ne turizmin elitar nuk e kemi të zhvilluaar. Ne kemi të zhvilluar turizmin popullor.Turizmi elitar kërkon disa kushte shumë specifike.

Ne mendojmë që  edhe këtij lloj turizmi elitar ti japim një zhvillim dhe përparësi, por deri në këto momente nuk e kemi shumë të zhvilluar dhe me vetëdije nuk I kemi dhënë prioritet. Ne ndaj kemi të zhvilluar shumë turizmin popullor për shumë arsye. Ai që vjen tek ne nuk vjen për hotele me pesë yje. Ai vjen për klimë, trashëgiminë kulturore, për çmime më të ulëta, pozitën gjeografike dhe për elementët e kulenarisë.

Për këtë probem  ne në të ardhmen do ti hapim dritën jeshile hapësirave në zonat turistike për ndërtimin e hoteleve me pesë yje sepse, jemi të bindur se janë elemente shumë pozitive për zhvillimin e turizmin elitar. Pra në të ardhmen do të bëjmë ndërthurjen e turizmit elitar me atë popullor.

Cilat janë pikat kryesore të turizmit malor shqiptar dhe çfrarë po  bën qeveria në drejtim të këtij turizmi kaq të veçantë?

Turizmi malor është bërë derminant dhe emergjent për t’u zhvilluar. Në këto zona  jetojnë rreth një milion banorë, por nga ana tjetër duke zhvilluar turizmin malor me natyrën e bukur që ka Shqipëria është një shans  shumë i bukur për t’u përballuar me tregun ndërkombëtar të turizmit.

Ne i japim përparësi zonave që mund të kenë qenë shumë të prapambetura, që kanë pasur edhe  probleme ekonomike. Duke zhvilluar turizmin malor ne i zhvillojmë edhe këto zona.

Jemi në fazën e parë që qeveria po bën investimet e para që do të thotë se po çon rrugë dhe ujësjellësa dhe ka kërkuar që kushëdo që investon në këto zona malore do të jetë pa taksa për tetë vjet.Kjo për ti krijuar një mundësi të gjithë biznesmenëve të cilët realisht duan të investojnë në këto zona. Është një punë që do të marrë hov vitet në vazhdim. Në këtë lloj turizmi qysh tani kemi një prurje të madhe të turistëve gjermanë  francezë, çek të cilët kërkojnë turizmin e aventurës. Ata me piksynim vijnë të shikojnë Thethin Valbonën etj

Ne kemi male edhe në zonën e Jugut. Kemi një bukuri natyrore të pashoqe që duhet të dimë me qetësi që ta shfrytëzojmë. Ka filluar të investohet me koncept në drejtim të zhvillimit  të turizmit malor.

Kur flasim për pikat kryesore bregdetare të turizmit, ku ka konsistuar puna e qeverisë në plazhet kryesore që pritet edhe një fluks edhe më i madh?

Këtu nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë qeveria. Në një farë mënyre duhet të themi që janë vetë  komunat dhe bashkitë që investojnë dhe kërkojnë që  në zonën e tyre të ketë një  zhvillim të turizmit që të  thithin sa më shumë turistë.

Në ato zona ku nuk është vënë dorë deri para dy vjetësh  ku dhe fluksi i turistëve ka qenë gati zero, tashmë një investim sado i vogël, si një shtrim rruge apo  një investim tjetër i ka bërë  këto zona shumë  edhe më të bukura (sepse janë plazhe të virgjëra ku nuk janë  shkatërruar nga ndërtimet pa kriter) dhe ka ofruar jo pak turistë. Njerëzit kërkojnë qetësi që e gjejnë në këto zona. Zonat tipike sado që mund  të kenë pasur probleme  në infrastukturë  përsëri do të jenë dhe janë në top listën e vendeve që do të kenë (dhe kanë) numrin më të madhe të turistëve qoftë ky i Shqipërisë apo i vendeve përreth si i Kosovës etj.

Në këtë situatë të stinës së verës janë  vënë në dukje disa probleme si ngritja e çmmeve në mënyrë artificiale,mungesa e ujit të pishëm dhe ndërprerja e energjisë që ka ndodhur vitet e kaluara?A ka masa konkrete në këtë drejtim?

Të gjithë faktorët janë të rëndësishëm përsa i përket sezonit turistik si kryetari i komunës, prefekti dhe turistët.Në një zonë ku ka ndodhur një problem i vogël janë të ndjeshëm pronarët. Ky problem ka një zgjidhje të shpejtë. Përpjekja e parë për rritjen çmimeve dhe shërbimi jo i mirë kjo ngelet në dorë të privatit. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se çmimi I lartë dhe shërbimi ndaj klinetit janë faktorët bazë për thithjen e turistëve. Ata duhet të bëjnë kudjes vetë dhe jo në rritjen e çmimeve të ndërhyjnë tatim taksat. Çdo ndërhyrja e tatim taksave tek cmimet do të jepte efekte negative tek turistët të cilëve do tu prishet qetësia. Në shtator kur fillon diskutimi i këtyre problemeve nga ana e institucioneve përkatëse shumë nga këto bisnese mbyllen.Edhe kur shteti kërkon që tu vejë fre rritjeve artificiale të çmimeve në pikun e turizmit përbën  rrezik për  turistët. Është mania e dia privartëve që fitimi të jetë maksimal. Por në përgjithësi kemi një listë të restorantëve dhe të hoteleve ku çmimet që kanë një kufi normal. Por tashmë në përgjithësi turistët janë stabël dhe ata e dinë ku të shkojnë pra turisti ka mundur të bëjë përzgjedhjen e vet.

Një pjesë e mirë e shqiptarëve shkojnë për të kryer pushimet jsashtë shtetit, kjo mos vallë se nuk ka shërbimin e duhur turizmi vendas?

Si vijnë në Shqipëri turistë të huaj ashtu do të shkojmë edhe ne jashtë. Ne nuk na tremb fakti se shumë shqiptarë shkojnë me pushime jashtë shtetit, sepse realisht  me liberalizimin e vizave shqiptarët shkojnë jashtë. Më përpara nuk vinin si sot turistë në Shqipëri pasi ne nuk ishim anëtarë në Nato dhe ekzistonte frika e turistëve që të vinin në Shqipëri.

Dalja jashtë shtetit sinqerisht do të ndihmojë shumë bizneset shqiptare edhe shërbimin në këto biznese. Për këtë arësye unë mendoj se dalja jashtë shtetit është dëshira  që njeriu don të shikojë një vend të huaj, të marrë eksperienca, por dhe të shijojë diçka të privuar për më shumë se pesë dekada. Pra shkuarja e shqiptarëve jashtë nuk e pakëson numrin e pushuesve në vend, sepse fluski është shumë i vogël por ka dhe anët e sipërme pozitive.

Sa mund të jetë numri i turistëve shqiptarë në këtë sezon vere?.

Vjet  ishte një numër rreth 3 milion e gjysëm turistë. Këtë vit meqë shikoj edhe ndryshimet dhe përmirësimet e ndjeshme në infrastrukturë mendoj se numri është më i madh. Realisht në bazë të të dhënave që kemi numri I turistëve  është 30% më i madh këtë vit. Kjo edhe për arsyen se turizmit shqiptar I kanë bërë shumë reklamë medie prestigjioze për virgjërinë, pastërtinë, ushqimin, çmimet e ulta, mikpritjen.   Është një reklamë që ka ardhur në mënyrë shumë natyrale. Euronjuz dhe gazetat italiane e fusin edhe Shqipërinë si destinacion.Pjesëmarrja e turistëve në këtë mënyrë  bëhet më e madhe edhe për vetë faktin se

shqiptarët (emigrantët) që bënin pushime në Greqi tani vijnë në  Shqipëri.

-Ju tani jeni në një detyrë të re. Stafi ku ju punoni është më I mirëorganizuarpër propogandimin e turizmit?

Stafi  ka pasur drejtues ndër vite të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në menahimin e punës së tyre. Unë jam i kënaqur se stafi është në gjendje të japi të mirën e vet.. Ajo që kërkoj unë më shumë është që të kemi energji dhe disa ide  që mund të realizohen edhe pa një faturë të madhe financiare, por që kërkon energji dhe bashkëpunim si me biznesin privat por edhe me pushtetin lokal.

Cilat janë mënyrat e promovimit që bëen institucioni juaj për turizmin shqiptar?

Mënyrat janë klasike. Si marrja pjesë në panaire, si dhe ndihma e madhe e agjencive turistike shqiptare për të ofruar turistë jo vetëm për të çuar.

Agjencitë janë ambasadorët e turizmit. Janë ato që lidhin kontrata dhe që bëjnë bisedimet. Janë avokatë të  turizmit në Shqipëqri që sjellin punë për vete porn ë radhë të parë I shërbejnë dhe atdheut

Kur ata punojnë shumë edhe ne jemi shumë të kënaqur. Një element tjetër janë botimet. Ne kemi filluar ti bëjmë në disa gjuhë si në spanjisht, gjermanisht et. Këto i ndihmojnë të huajin që të njohë çmimet, kushtet e mira dhe trashëgiminë kulturore. Filmat dokumenatrë janë një elemeti i rëndësishëm i promovimit të turizmit. Aty jepen detaje që e bëjnë bindës turiztin pse duhet shkuar në Shqipëri

 Element tjetër po aq kryesor janë dhe turret informuese. Ne si drejtori po bëjmë punë sistematike për bashkrendimin e të të gjitha elemetëve të promovimit të turizmit shqiptar. Shohim se puna ka dhënë rezultat.