Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selatin Kaçaniku: Reciprociteti dhe konsumatori

| E enjte, 28.07.2011, 06:09 PM |


RECIPROCITETI DHE KONSUMATORI.

 

Mendoj se Qeveria e Kosovës dhe MTI-ja, pra z/v  kryeministresha dhe

ministresha e MTI-se, zonja Mimoza Kusari - Lila bënë hapin e duhur me

aplikimin e reciprocitetit ndaj Sërbisë e Bosnje e Hercegovinës.

Reciprocitet, nëse nuk bën ndryshe, duhet zbatuar edhe ndaj shteteve

tjera të cilat ngrisin bariera politike, ekonomike e ligjore për

eksportin, edhe ashtu të kufizuar të Kosovës. Kosova duhet të “

zbulojë “ mënyra për të vënë në barazpeshë eksportin i cili është për

90% më i vogël se importi ?!

Do të ishte veprim më i qëlluar po të ndërmerrej më heret ky hap i

reciprocitetit, shumë më heret.

 

KONSUMATORI qysh para tre vitesh pati kërkuar nga Qeveria e Kosovës që

tregu i Sërbisë të shpallet i pasigurtë dhe joserioz. Për arsye të

nevojave por edhe për shkak të Sërbisë, për sigurinë e furnizimeve të

tregut – pra të konsumatorit,

KONSUMATORI pati kërkuar edhe formimin e rezervave Shtetërore. I dhamë

aso kohe argumentimet e shumta. Por, “ Mbreti e zë lepurin me pajton

“, Shtetit nuk i bëhet vonë kurrë, e konsumatorit i është bërë tepër

vonë ?!

 

Ka zëra që brengosen për çmimet të cilat mund të ngriten pas këtij “

revanshi “. Ka zëra që shprehin “ brengën “ për mungesën e disa

produkteve të cilat paskan krijuar “ varshmëri “ te konsumatori ?!

Unë nuk i frikësohem këtij “ kërcënimi “ ( që për mendimin tim buron

nga nostalgjikët komercialë për produktet nga Serbia ) sepse ka tregje

e produkte alternative, që edhe deri më tani ofronin produkte, mallra

e shërbime me çmime më të lira dhe më cilësore. Ndaj, nëse Sërbia do

ta njihte Kosovën dhe tregun e saj, nëse do t i njihte vulat do t i

mundësohej tregu. Por, duke  njohur shkathtësitë e prodhuesve e të

tregtarëve nga Sërbia dhe të kolegëve të tyre në Kosovë, pres si

veprim shumë të mundshëm uljen e çmimit të ofertave për t i balansuar

me ato të cilat vlenin në tregun tone para “ reciprocitetit “ – por,

së pari njohjet !

Poashtu, mendoj se termi “ varshmëri “ do të ishte më e drejtë të

zëvendësohej me termin “ inercion “ që ishte krijuar nga kohët kur

edhe Kosova merrte pjesë në këtë treg, dikur treg unik i Jugosllavisë

që nuk ekziston më. Ky inercion shprehet edhe për produktet nga

Vojvodina, Kroacia, Sllovenia, BeH, Maqedonia e Mali i Zi. Këtu e shoh

të rëndësishme ta potencoj se niveli i mbikqyrjes dhe të inspektimit

të këtij tregu ishte në nivelin më të lartë në krahasim me shtetet

tjera socialiste. Në këtë aspekt, ne në Kosovë po përpiqemi

ta zëmë hapin me standardet por, për shkak të mungesës e motivimit

teknik, kuadrovik e finansiar të mekanizmave të mbikqyrjes dhe të

inspektimit të tregut akoma jemi shumë larg cakut.

 

Duke i fajsuar konsumatorët për nostalgji  ndaj produkteve, mallrave e

shërbimeve nga Sërbia disa zëra, ftojnë konsumatorin për bojkotimin e

ofertave nga tregu i Sërbisë ?! KONSUMATORI vitin 2010 dhe këtë vit

2011 e ka shpalluar për VIT TË PATRIOTIZMIT EKONOMIK. Kësaj thirrjeje

nuk i  është bashkangjitur, nuk e ka përkrahur, nuk i është përgjigjur

askush…as këto zëra ?! Hedhja e “ fajsisë “ për nostalgji mbi supet e

konsumatorit të pambrojtur ( disa mendojnë edhe të pa adresë, pa

titullar të kauzës së tyre ?! ), të cilit asnjë institucion, përkundër

obligimeve ligjore, nuk i dha shërbimet e duhura, si : informimin,

arsimimin, edukimin…dhe vetëdijësimin  nuk është aspak korrekte, aspak

fisnike, aspak e drejtë dhe është e pavend.

Konsumatori ka blerë dhe do ta blejë atë produkt, mall ose shërbim 

i ofrohet, më mirë të them i imponohet ?! Janë tregtarët ata të cilët

dirigjojnë ( nuk po them se manipulojnë me tregun dhe me konsumatorin

) ?! Po këta tregtarë janë të licencuar nga MTI-ja dhe janë anëtarë të

asociacioneve të ndryshme biznesore e afariste dhe, shih çudinë, po

këto marrin guximin ta ngarkojnë konsumatorin me përgjegjësitë të

cilat, shiquar realisht, u takojnë atyre. Po këta tregtarë ndikojnë

psikologjikisht në krijimin e varshmërisë duke ia imponujar

konsumatorit produktet ja mallrat të cilat atyre u lëvërdisin më

shumë, nga të cilat nxjerrin përfitime më të larta dhe për të cilat

kanë më shumë borxhe e obligime ?!

Ndaj, për dominimin e disa artikujve nga Sërbia në tregun e Kosovës

nuk është fajtor konsumatori. Fajësinë duhet kërkuar nga bizneset

tregtare por edhe nga mekanizmat e Shtetit për mbikqyrjen dhe

inspektimin e tregut, të cilat ( qëllimisht ?! ) lëngojnë nga mungesë

e motivimit  teknik, kuadrovik e finansiar të tyre ( arsyetë që e

thash edhe më lartë ):

 

Dhe për fund:  Për të dëshmuar përkrahjen për aktin e reciprocitetit

duhet marrë seriozisht gatishmërinë e konsumatorit për të bashkpunuar

ashtu si është paraparë me Ligjin dhe me Programin 2010-2014 për

mbrojtjen e konsumatorit si dhe me ligjet tjera që e trajtojnë këtë

çështje. Të drejtat, intereset, obligimet…tona duhet reciprokisht t i

përkrahim për të mirën e kauzës së tregut – të të qenit të tregut

stabil dhe serioz ku mbretërojnë ligjet, kultura afariste dhe veprimet

e dinjitetshme.

 

21.07.2011.

Selatin Kaçaniku, dhe

  KONSUMATORI,

Prishtinë, Kosovë