E marte, 16.04.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Takimet me diasporën

E merkure, 27.07.2011, 07:43 PM


TAKIMET ME DIASPORËN

 

Të nderuar mërgimtarë/e,  Të nderuara mediume të informimit,  Të nderuar gazetarë/e

 

  29.07.2011, të premtën, nga ora 11,oo në restaurantin AQUA PARK në Davidovc ( mes Shtimes e Lipjanit ) mbahet takimi me bashkatdhetarët që ndodhen me punë në shtetet e perëndimit - me mërgimtarët e Komunës së Shtimës.

 

Ky takim mbahet në kuadrin e TAKIMEVE ME DIASPORËN, dhe organizohet nga  Komuniteti i biznesit nëpërmes degës së Shoqatës së Afaristëve të Kosovës ( SHAK KID ) e në bashkpunim me Kuvendin Komunal Shtime.

 

Komuniteti i biznesit, Kuvendi Komunal dhe qytetarët e Shtimes dëshirojnë që       t jua thonë publikisht e me zemër dhe t jua shtrijnë dorën e falenderimit bashkatdhetarëve në mergim për: NDIHMEN MORALE E MATERIALE DHËNË SHTIMES E KOSOVËS NË PERIUDHA KOHORE PARA,GJATË DHE PAS LUFTËS.          Kjo pra është Motto e takimeve.

 

Nga vitet e 90-ta kur Pushteti represiv i Sërbisë na largoi nga vendet e punës mbi supet  e të gjithëve të cilët  ishin  të gatshëm dhe të aftë për të kontribuar në aspektin ekonomik, politik e social ra një barrë e rëndë. Anise Kosova kishte bijë e bija në shtetet e perëndimit, që nga viti 1970 e më pare të cilët, njësoj si edhe deri më sot, nuk kursyen asgjë prej vetes, presioni i shtuar dhe i shtrirë mbi të gjithë, shumëkujt ia imponoi nënshtrimin regjimit të Millosheviqit ose “ marrjen e Botës në sy “ ?!

 

Duke i falenderuar  mërgatës, natyrisht duke i falenderuar edhe shteteve nikoqire që i pranuan e i strehuan, pra duke i falenderuar edhe remitencave të shumta që u derdhën  në familje e në Kosovë –  siguruam pavarësinë ekzistenciale por siguruam edhe një mënyrë për t iu shmangur presioneve  të nënshtrimit regjimit të Millosheviqit

 

Mërgata ndihmoi popullatën por edhe Qeverinë Paralele të Kosovës, I dha  përkrahje luftës heroike të popullit tonë për liri e pavarsi duke mos kursyer  format e përkrahjes së organizimit të forces ushtarake UÇK-së

 

Duke stimuluar ekzistencën e familjeve të tyre mërgimtarët ndihmojnë Shtetin e Kosovës :

 

1.     Duke ulur nivelin e varfërisë, duke ulur numrin e rasteve sociale e duke stimuluar konsumin familjeve e bizneseve përfituese.

 

2.     Duke sjelle e duke vënë në lëvizje paranë, duke e qarkulluar, duke e vënë në lëvizje  gjithë sistemin ekonomik ( prodhues, tregtar e shërbyes ), sistemin fiskal dhe, nëpërmes tij , duke mundësuar krijimin e vjeljes së tatimeve dhe të taksave në çmënyrë gjenerohet Buxheti i Kosovës.

 

3.     Nga e gjithë kjo masë finansiare e cila grumbullohet në këtë mënyrë qytetarit, popullit e konsumatorit këto mjete i këthehen prap nëpërmes investimeve nga më të ndryshmet me qëllim të përmirësimit, bonifikimit, lehtësimit, avansimit të jetës dhe të punës.

 

4.     Kështu, ne bëhemi përfitues të shumëfishtë nga remitencat e diasporës.

 

 

 

Duke falenderur mërgimtarët, ne do të donim  që vëllezërit dhe motrat tona nga mërgimi t i inkurajojmë që ata të investojnë kursimet dhe kapitalin e tyre në Kosovë. Kështu, do të punonim e do të fitonim bashkë. Dalëngadalë do ta kalonim fazën e ndihmave në para të gatshme dhe të gjithë do ta ndienim vehten të vlefshëm, krenar e të lumtur për kontributin  zhvillimit ekonomik të Kosovës.

 

 

 

Mbi 500 MIL €/vit është donacioni i mërgimtarëve të Kosovës. Së këndejmi dëshirojmë që këto dhe kursimet tjera të mërgimtarëve t i investojmë në projekte të mençura e profitabile duke, pikë së pari, zëvendësuar mallrat që Kosova i importon nga tregjet tjera e që kapin shumën prej 2 MLRD €/vit ?!

 

Synojmë që së bashku me mërgimtarët, me investimet  të sjellim  në Kosovë edhe teknikën dhe teknologjinë nga vendet ku mërgata, hë për hë, e ka atdheun e dytë. Inkurajojmë mërgatën që të sigurojë edhe tregje atje ku tani për tani janë dhe të pajisen me projekte e me liçenca – për bashkpunim e zhvillim të përbashkët.

 

Për të rritur fuqinë investive inkurajojmë mërgimtarët t i bashkojnë mjetet finansiare, që të kërkojnë edhe ndihmën e bankave dhe të ekspertëve finansiar për të rritur aftësinë investive, për të pasur mjete qarkulluese dhe për të qenë konkurrues në treg.

 

Duke u bashkuar, por edhe duke u anëtarësuar në asociacionet biznesore mërgata mund të lobojë edhe për përmirësimin e kushteve të afarizmit, për  ç byrokratizimin e administratave qendrore e komunale si dhe për përmirësimin e infastrukturës ligjore.

 

Së bashku mund të përmirësojmë shumëçka në Kosovën tone e cila na do dhe të cilën e duam shumë.

 

Takimet tona t I nderojnë :

 

1. Ministri i Diasporës z.  Ibrahim Makolli,                                                                                                                2. Ministri i Telekomunikacionit z Fehmi Mujota,                                                                                                    3. Kryetari i SHtimes  z. Naim Ismaili me bashkëpunëtorë,

 

Përshëndetje.

 

Për informata më të hollësishme kontaktoni z. Behadin Rexhepi në brex_aral@hotmail.com, ose në tel. 044/205-882

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora