E enjte, 28.03.2024, 09:30 AM (GMT)

Mendime

Halit Bogaj: Flaka Surroi dhe antiamerikanizmi i saj

E merkure, 27.07.2011, 06:58 PM


FLAKA SURROI DHE ANTIAMERIKANIZMI I SAJ

 

Nga Halit Bogaj

 

Vërtet nuk mund ta kuptojmë këtë krijesë njerëzopre se për çfarë arsyesh e urren aq shumë ambasadorin amerikan Kristofer Dell?Nuk mund ta kuptojmë gjithashtu se përse e urren aq fort edhe kryeministrin e vendit të cilin nuk lë javë pa e kritikuar ?Gjithjashtu nuk e kuptojmë se përse ka një urrejtje aq skizofrenike ndaj të gjithë atyre që janë në pushtet kurse për të qenë ironia më e madhe hyn në thes me ata që janë akoma kundër Planit të Ahtisarit ,Flamurit të Kosovës,Shtetit të Kosovës dhe me ata që dikur ishin të Rugovës kurse tani e kanë lëshuar komplet rrugën e tij?Është çudi e madhe me këtë femër të padefinuar e cila nuk sheh asnjë përparim në këtë vend dhe gjithmonë është e gatshme për sulme të njëpasnjëshme edhe ndaj Euleksit ?Dhe fundja,përse i urren të gjithë ata që zgjidhen me votën e popullit kurse i favorizon ata që përherë bëjnë zhurmë për asgjë dhe dëmtojnë pasurinë shoqërore ,me arsyetimin qesharak se ajo pasuri qenka krijuar me para të pista!!!Kjo farë hiene e gazetarisë shqiptare është bërë e paduruar në çdo shkrim të saj nihilist,duke na e kujtuar edhe një ish kolumnist tjetër në gazetën e saj i cili nuk është më aty.Dhe është çudi fort e madhe se si kjo virane nuk i ndalë kurrë artikujt e saj drakonikë të cilët t’i rrotullojnë zorrët në bark!Me shkrimet e saj ogurzeza jo vetëm që shkakton huti të madhe tek një shtresë e lexuesve të gazetës së saj përçarëse,por i iritonn edhe njerëzit e denj që ua dine vlerën e vërtetë miqëve të presidentit tonë historik dhe tani të kryeministrit Thaçi i cili po ua ngrit asaj  dhe Ismet Beqirit tensionin kur po e theskon  rëndësinë jetike të ruajtjes së miqësisë sonë me SHBA-të.Një këshillë e tillë e Thaçit/e cila është edhe dëshirë dhe përpjekje e përhershme e mbarë qytetarëve të Kosovës/u është bërë therrë në sy surroistëve,beqirëve,kurtëve dhe disa të tjerëve në Parlament!!Ja pra se deri ku shkojnë pilifuncat kosovarë kur nuk fiçirojnë si duhet dhe nuk flasin nga mendja por nga barku!!!Dhe po e përsërisim prapë se çdo njeri normal dhe atdhetar e di se kush është Amerika për ne,prandaj të luhet me ndjenjat e përgjithshme popullore është përgjegjësi e madhe nga ana e tyre të cilët do t’ia bëjnë gropën parasëgjithash vetëvetes.Flaka Surroi ashiqare është kundër Kristofor Dellit,kinse si individ që çon ‘’Esemesa’’por harron se përmes tij është edhe kundër politikës amerikane në Kosovë,të cilën e konfirmoi para disa ditësh edhe zv.sekretari shtetëror amerikan i punëve të jashtme Kantriman,duke e inkurajuar ambasadorin për punën e tij të suksesshme që po e bën në Kosovës.Duke e sulmuar shpesh ambasadorin amerikan ajo duket sheshazi se po ia fut thikën pas shpine Kosovës dhe atij që e ndihmoi shpëtimin e këtij vendi,duke i shkuar për shtati/sidomos dhe parasëgjithash/ fqinjit tonë verior i cili gëzohet për çdo shkrim kosovar antiamerikan!.Kësi ‘’margaritari’’mund të shohë njeriu vetëm tek ajo dhe tek shkrimet e saj të çoroditura që ndjellin përçarje,kob dhe pasiguri në vend.Është bërë si një gramofon i prishur i temave të njejta që na bëjnë të vjellim nga ndyrësira e tyre.Duke i lexuar shkrimet e tilla na shkon mendja :se a do të vepronte njejtë sikur të ishte vëllau i saj në pushtet të cilin e patën lazdruar atëherë ata të jashtmit dhe presidenti Rugova kur e merrnin në biseda në Rambuje dhe në Vienë.Siç e dimë të gjithë ai/edhepse ecte këmbë nëpër fshatrat e Kosovës për t’i joshur votuesit/mbeti si i mjerë dhe si çura në mjegull,siç u thotë Flaka të tjerëve/ ,duke i fituar vetëm 2 % të votave dhe për të treguar se kinse bënte diçka,pati dhënë dorëheqje nga Partia e tij’’qytetare’’ ose nga inati që kishin fituar’’katundarët’’.Po të ishte ai në pushtet, do të vraponte sa të mundej për të bisediar me Borkon dhe do ta shkruante edhe ndonjë ‘’Fluturim tjetër të Azem Berishës’’ dhe nuk do të krekosej sikur tani’’Se bisedimet me Serbinë janë një hap para dhe dy prapa’’,kur dihet se të njejtat i ka pranuar dhe i kanë përshendetur të gjitha ata që’’vrajnë e këthjellin’’dhe ,siç po kemi nevojë ta theksojmë qindra here/,që e kanë shpëtuar këtë popull nga shfarosja e sigurtë të cilën e kanë harruar tani edhe disa që i përkasin këtij populli dhe që amerikanizmin e paskan pasur ‘’hale në sy’’,gjë që nuk e paskemi ditur fare!Bile bile këtë e thonë  dhe e shkruajnë haptazi/kushedi për hater të kujt/!.Në këtë mënyrë ,kolumnistja e përgaztë,shkruan çka t’i teket dhe pasiqë nuk ka kush ta ndalë,vazhdon urrejtjen e saj monotone ndaj miqëve tanë ndërkombëtarë.Dhe është çudi e madhe se si e njejta krijesë antiamerikane kënaqej kur Gjykata kushtetuese jepte mendim pozitiv kundër Behexhet Pacollit si president,kurse tani kur kërkohet mendimi i saj për imunitet,ajo prapë çon pluhur kundër kujt,përveç kundër ambasadorit amerikan.Edhe atëherë kishte qejf që kryetar i këtij vendi të bëhej vëllau i saj,por ç’ti bësh kur nuk po i  dalin llogaritë siç duhet.Ajo na bën kurreshtar të themi edhe çka dreqin ka që bën kështu?!Pse është kapur aq inatisht,apo mos po mendon se është e madhe si Oriana Fallaçi?!Për çudi të madhe edhe në Ditën e shenjtë të shpalljes së Pavarësisë nuk e la pa na njollosur duke thënë se ata që kishin dalur ta festonin Pavarësinë kishin ngrënë fara në Sheshin Nënë Tereza’’dhe e kishin bërë bërbat atë vend!!!Ja pra se me çka ishte marrë ajo mjerane që nuk i jep askujt llogari për shkrimet e saj linçuese të cilat, nuk mund të kenë jetë të gjatë ,ngase janë të mbushura plot helm dhe urrejtje armiqësore kundër përfaqësuesve të popullit të saj.Pra me gazetën e saj /të lejuar atëherë nga Serbia/përpiqet të hedhë baltë pa hequr dorë nga qëndrimet e saj nihiliste!Mirëpo shpeshherë çuditem edhe me vetëveten se përse merrem me këtë sojsorollop njerëzish të cilët do të bijnë një ditë  pingul dhe do t’u thehet zverku.Ata në fakt nuk çajnë kokën fare për Kosovën por derdhin lotë krokodili kinse po u dhimbet fort ajo dhe se në çfarë duarsh ka mbetur pa u qeverisur?!Ata po harrojnëë gjithashtu se kushdo që i ka shti brirët me SHBA-të është ndarë shumë keq me ta dhe siç shprehet populli’’U ka dale hardall’’.Prandaj duhet të kenë kujdes dhe mos ta kapin dreqin për bishti,siç i këshillonte dikur serbët Lorens Igelberger.Motër e vëlla/ajo në gazetë kurse ai në television/ duhet të kenë kujdes të mos i njollosin njerëzit e tillë/sidomos atëherë kur ua kanë çliruar prapanicën dhe ua kanë mundësuar të’’filosofëjnë’’në mënyra të ndryshme,pa u frikësuar as nga njeriu,as nga Zoti.Prandaj’’esemesat’’e Dellit duhet t’iu shërbejnë për të mësuar diçka,e jo për të gdhendur në këmbën e tyre, e qebesa duke na shkaktuar dëm edhe të gjithë neve,ngase siç thotë ajo thënia popullore’’Një ahmak e gjuan gurin,kurse njëqind të mençur s’mund ta nxjerrin’’:Por gjithashtu është një fat i mirë që nihilistët e tillë kanë mbetur të vetmuar,të cilët kafshojnë por pa zarar!Dhe nëse dikush u shkon prapa bukëpërmbysësve të tillë,atëherë ç’te themi përveç:O Zot fali se nuk po dine çka po bëjnë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora