Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Robert Papa: Uashingtoni do vazhdojë të jetë Perandoria e Lirisë!

| E merkure, 27.07.2011, 07:57 PM |


Uashingtoni do vazhdojë të jetë Perandoria e Lirisë!

 

Nga Robert PAPA

 

A i njeh vallë, SHBA, caqet e fuqisë, forcës, shkatërrimit, goditjes dhe pushtetit të saj?! Xhorxh Kenan, i cili vdiq me nder, por jo aq i respektuar, në moshën 101 vjeçare, përmes mendimit të tij filozofik, idealist dhe realist, kishte paralajmëruar që Amerika t'i vinte kufi ambicieve, edhe pse ishte një superfuqi. Kenan, frymëzoi valën e dytë, të pritur me ankth, të konservatorizmit amerikan, pra reganitët, ndërsa shikonte se rreziku nuk vinte nga komunizmi dhe komunistët, por nga prania e Bashkimit Sovjetik në Europë. Ai mendonte se "nuk ishte bolshevizmi që po shkatërronte BS, por e kundërta. "Kenan nxiti Reganin, që të shikonte lidhjen SHBA-Europë Perëndimore si një aleancë jetike. Amerika, pas asnjë hezitim, është vazhdim i civilizimit të Europës Perëndimore. Teoria e "frontierëve" apo izoliocanizmit, ishte demode dhe penguese. Shkatërrimi, i pritshëm, i Europës nuk erdhi nga Revolucioni Rus, por nga Lufta e I Botërore. Amerika, megjithatë, duhet t'a mbronte Europën Perëndimore. Por liberalët amerikanë, pa pasur arsye, ishin aleatë, mbase të detyruar, me Stalinin dhe ranë në pazarin e ndarjes së Europës, duke lejuar sovjetët të pushtonin Europën Lindore. Stalini, i qetë, sa herë që i jepej mundësia, kërkonte kufijtë e vitit 1941.Ruzvelti në takimin e Jaltës, kërkonte të bindte Stalinin, për konceptin e 4 Policëve të Botës, pa e përfillur Francën, por me Anglinë, BS dhe Kinën. Ruzvelti, synonte ta largonte Stalinin nga Çurçilli. Ja si e përshkruan ai, lëvizjen e afrimit me Stalinin: ``Winston u skuq, dhe sa më shumë skuqej, Stalini qeshte më shumë. Së fundmi, Stalini shpërtheu në të qeshura. Unë pashë një dritë, e ndërsa Stalini qeshte me mua, unë i thirra ``Xhaxha Xho``... atë ditë ai qeshi dhe erdhi shtrëngoi duart me mua. Që nga ajo kohë, lidhjet tona u bënë personale... Akulli u thye dhe ne folëm si burra, si vëllezër``. (Frances Perkins, The Roosevelt I Knew, pp84-85)

Kultura dhe civilizimi amerikan, nuk kishte asnjë lidhje me civilizimin e Europës Lindore, megjithatë, ajo nuk i duhej dhënë, aq lehtë, si trofe Stalinit.Pas vdekjes së Stalinit (dyshohet se edhe mund ta kenë eliminuar, madje, mbase edhe CIA), Kenan si këshilltar i lartë dhe diplomat me zë, ofroi një ide: Amerika dhe BS të tërhiqnin diçka nga Europa e zbehtë, të hiqnin bazat hakërruese dhe ta linin të lirë. Kjo i kushtoi vendin e punës. U largua, i dëshpëruar, nga Shërbimi Diplomatik.Kenan do quante si idiotësi, lëvizjen e Klintonit për të futur në NATO, Hungarinë, Lituaninë dhe Çekinë. Kenan nuk ishte dakord me gjoja konservatorët e pas luftës, sepse sipas tij, nuk ishin vërtetë konservatorë. Ndryshe ishte me Reganin, kurse neo-konservatorët e Bushit, ishin larg nivelit të Reganit, i cili duke qenë ish-demokrat, arriti që konservatorizmin e egër, ta mvishte me një fytyrë te re moderne. Nuk kishte nivel të lartë intelektual, megjithatë, ishte mjeshtri i delegimit të pushtetit.

Pushteti i Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë është projektuar nga Xhejms Hoban. Fillimisht, ka qenë lyer më bojë gri dhe është quajtur Shtëpia e Presidentit. Kështu i pëlqente Xhorxh Uashingtonit, edhe pse ai vetë, nuk arriti të banojë në këtë Shtëpi. Në vitin 1797, dikush e leu Shtëpinë me bojë të bardhë, qysh atëhere nisi të quhej Shtëpia e Bardhë.

Kanë banuar 43 presidentë. Obama do ishte i 44-ti. Kjo shtëpi është rregulluar, zbukuruar, djegur, shkatërruar dhe ribërë . Në vitin 1902, Teodor Ruzvelt ia ndryshoi zyrtarisht emrin, duke e quajtur Shtëpia e Bardhë. Atë vit iu shtua krahu i Perëndimit. Në vitin 1909, është ndërtuar Zyra Ovale e Presidentit.

Oval Office është në këndin juglindor të Krahut Perëndimor. Tre dyer të drejtojnë nga Zyra Ovale: e sekretares personale të presidentit, një tjetër që vjen nga një kuzhinë e vogël që shkon nga studio e presidentit dhe e treta nga një korridor, drejt në të kundërt të Dhomës Ruzvelt. Zyra është me një hapësirë për një menaxher të mesëm dhe vizitorët gjithmonë thonë se ishte e vogël. Tryeza e Presidentit qëndron para një dritareje të trashë, duruese ndaj plumbit me polikarbonat, duke mveshur pamjen e livadhit të Shtëpisë së Bardhë, dhe është prej druri nga anija britanike Resolute, anije që po mbytej në ujërat amerikane në vitet 1850-të. Amerikanët e shpëtuan dhe ia kthyen Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëresha Viktoria, në shenjë mirënjohje, urdhëroi të bëhej një tryezë me drurin e anijes. Regan, e ngriti tryezën sepse ishte e shkurtër.

E shikon nga përpara, të duket hyrje kryesore, e shikon nga pas, sërish të jep të njëjtën përshtypje. Nga të dy anët ka të njëjtën forcë tërheqëse. Kolonat e bardha, që janë për mbrojtje nga shiu, i japin pamjen e derës kryesore. Në vitin 1952, iu shtua një skelet hekuri për të mbajtur peshën e dyshemeve. Në katin e dytë, në krahun e Jugut u ndërtua një ballkon. Ka qenë nëntor, viti 1800, presidenti i dytë i SHBA, Xhon Adams me gruan e tij Abigail, ishin të parët që hynë në këtë Shtëpi historike. Shtëpia ishte e tyre e tëra. Me vete ata kishin 8 shërbëtorë skllevër, të cilët jetonin jashtë Shtëpisë së Bardhë. Edhe pse ishte madhështore, nuk kishte instalime uji brenda. Çezmat e ujit ishin jashtë.

"Në vitin 1834 u instalua uji brenda. Dritat me gaz u instaluan në vitin 1848 dhe në vitin 1845, Shtëpia e Bardhë pati frigoriferin e pare". (Brenda Shtëpisë së Bardhë, Kesler, Roland, faqe 5)

Në vitin 1879 telefoni me numrin një, u fiksua në Shtëpinë e Bardhë, por ishte kot se nuk kishte shumë telefona. Pas një viti, hyn makina e parë e shkrimit. Në vitin 1881, për herë të parë një sistem primitiv kondicioneri freskonte Shtëpinë e Bardhë. Drita e elektrikut hyri në vitin 1891.

132 dhoma. Në çast, në mënyrë elektronike, nga CIA vijnë të gjitha që kërkon presidenti nga Bota. Lidhje drejtë me Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin. Përmes satelitit, presidenti shikon të gjitha lëvizjet e trupave , në çdo skaj të Botës. Në tarracë janë video kamera dhe rojet e shërbimit sekret me automatikët gati për zjarr. Çdo lëvizje e Familjes së Parë, vëzhgohet përmes një kutie dixhitale. Dikur me një numër telefoni, sot ka një central që operon 48 mijë telefonata në ditë. Më bukur e përshkruan Nenci Regan në librin e saj Turn:

"Nëse kërkonim diçka, na e sillnin për 5 minuta. Ka njerëz që marrin pakot dhe të rregullojnë edhe akrepat e orës. Sapo presidenti të marrë një kostum, ia marrin në çast për t'ia pastruar, fshirë. Pecetat t'i ndërrojnë sapo i përdor vetëm një herë." (Reagan, Nancy. Turn.)1600 Pennsylvania Avenue. Sipas zyrave të Uashingtonit vlerësohet 340 milionë dollarë, por kjo shtëpi nuk del kurrë për shitje. Kati i dytë dhe i tretë janë mjediset familjare të presidentit. Kati i parë është kati i stafit. Buxheti i saj nuk dihet, por mendohet të jetë 2 miliardë dollarë në vit. Punojnë afro dy mijë vetë. Është një vend gjigand burokratik.Kam kaluar me qindra herë pranë saj, dhe mbase nga kjo, më është dukur diçka rutine, por kur e shikon në TV, revistë apo ndonjë foto, të jep një ndjesi të veçantë. Këtu ka ngjarë, ngjet dhe mbase do të ngjasë, gjithçka.Në vitin 1789, Burokracia ka qenë qesharake. Departamenti i Shtetit kishte vetëm 9 punonjës, Departamenti i Luftës vetëm 2 dhe ai i Thesarit 39 punonjës. Sekretari i Shtetit kishte 7 sekretare dhe shpenzonte rreth 500 dollarë (me kursin e sotëm 5500) për shkresat e ndryshme. Sot, Burokracia është gjigande, duke përjashtuar Ushtrinë, 2.7 milionë punonjës përbëjnë burokracinë federale të SHBA. Departamenti i Shtetit, sot ka 25 mijë e 596 punonjës dhe ai i Mbrojtjes 879 mijë e 651 punonjës. Zyra Ekzekutive e Presidentit, zyrtarisht ka 1575 vetë, por shumë që punojnë në Shtëpinë e Bardhë, paguhen nga Agjenci të tjera Federale.

 

Sot