Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Beledijereizi i Tiranës, Lulzim Basha

| E merkure, 27.07.2011, 07:59 PM |


Beledijereizi i Tiranës, Lulzim Basha

 

Nga Kastriot Myftaraj

 

Në kohën e pushtimit otoman ishte një praktikë e rëndomtë që në qytetet shqiptare të kryhej riti islamik i kurbanit, kur në beledije (siç quhej atëherë në turqisht “bashkia”) hynte një beledijereiz i ri, siç quhej në turqisht kryetari i bashkisë. Kjo ishte e kuptueshme se deri në 1912 Islami, duke qenë religjioni zyrtar i shtetit otoman, ishte dhe religjioni zyrtar në Shqipëri. Në Perandorinë Otomane feja dhe shteti nuk qenë të ndara, kështu që këto ceremoni qenë të ligjshme. Me krijimin e shtetit shqiptar, i cili u definua si laik, ceremoni të tilla qenë të kundërligjshme dhe cenonin dinjitetin dhe ndjenjën e sigurisë së qytetarëve të religjioneve të tjera. Qëkurse Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë, në 1920, nuk ndodhi kurrë që në bashki të bëhej një ceremoni islame e kurbanit, në ditën që hynte kryetari i ri. Kështu që, me kryerjen e ritit islamik të kurbanit në hyrje të ndërtesës së bashkisë së Tiranës, nga ana e disa simpatizuesve të Lulzim Bashës, në ditën e parë të hyrjes së këtij të fundit në bashki, në 25 korrik 2011, është hera e parë që në bashkinë e kryeqytetit kryhet një rit i tillë. Ajo që duhet të ishte ceremonia e marrjes së detyrës nga kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit, u shndërrua në ceremoninë e revanshit të beledijes ndaj bashkisë.Kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit, Basha mund të pretendojë se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë ceremoni dhe se ajo nuk qenë pjesë e agjendës zyrtare të tij në ditën e parë të punës. Natyrisht se kështu është dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Basha nuk është aq i marrë sa të ishte i pranishëm në ritin e kurbanit, se kështu ai do të bënte një dhunim të rëndë të një ligji kushtetues. Por riti u krye tek bashkia, nga persona të cilët kanë qenë afër Bashës gjatë fushatës së tij zgjedhore si kandidat për kryetar bashkie. Kjo e ngarkon Bashën me përgjegjësi, duke qenë një arsye se përse Basha duhej që ta dënonte gjestin e simpatizuesve të tij, madje të inkurajonte policinë që të merrte masa ndaj autorëve. Autorët e ritualit nuk u penguan asfare nga policët e shumtë të Policisë së Shtetit, të cilët gjendeshin atje, me rastin e hyrjes së Bashës në bashki. As pas kryerjes së ritit, Policia e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndonëse autorët janë të evidentuar dhe me gjestin e tyre kanë konsumuar së paku një vepër penale.Ata që kryen ritualin islamik të kurbanit në hyrje të bashkisë, nuk kishin pamjen e radikalëve islamikë, asnjë prej tyre nuk mbante mjekërr prej islamiku, asnjë prej tyre nuk mbante veshur pantallona prej islamiku, asnjë prej tyre nuk mbante kësulë prej islamiku. Nëse do t’ i shikoje në rrugë do t’ i merrje qytetarë normalë. E megjithatë ishin ata që e bënë këtë gjest fundamentalist. Ata janë sigurisht muslimanë praktikues. Gjesti i tyre tregon se sa pa kuptim dhe e gabuar është kur kërkohet të bëhet në Shqipëri diferencimi brenda muslimanëve në të moderuar dhe në radikalë. E pra, ata që kryen ritin e kurbanit tek bashkie nuk mund të cilësohen si radikalë vehabitë. Ata nuk vishen dhe nuk mbajnë mjekrra si muslimanët radikalë vehabitë. Nga pamja ata ngjajnë si muslimanë “të moderuar”. E megjithatë, ata e duan bashkinë-xhami, me gjak të shenjtë islamik në hyrje të saj, e duan bashkinë-beledije, me beledijereiz në vend të kryetarit. Kjo tregon se të gjithë muslimanët praktikues, vehabitë ose jo, janë njëlloj të rrezikshëm. Ajo që ndodhi tek bashkia e Tiranës tregon se problemi është tek Islami, jo tek rrymat brenda tij. Debati për Vehabizmin është një debat që i përket botës arabe, atje ka sens dallimi në të moderuar dhe radikalë, nga kjo pikëpamje. Në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare në përgjithësi, rreziku është Islami i padiferencuar.Shumësia e qytetarëve të Tiranës, të cilët nuk janë muslimanë praktikues, ndjehen të kërcënuar nga fanatizmi gjakësor i bashkëqytetarëve të tyre muslimanë praktikues, të cilët tashmë na kanë dhënë të kuptojmë se kanë marrë nën kontroll bashkinë e kryeqytetit. Gjesti i tyre tregon se ata nuk e pranojnë shtetin laik, por duan shtetin religjioz, ku të bëhet rituali religjioz i kurbanit edhe ditën që merr detyrën kryeministri, kryetari i shtetit, si dhe ditën që hapet legjislatura e re e Kuvendit. Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, nuk mund të mos jetë i vetëdijshëm për përshtypjen e rëndë që u krijon kryerja e këtij rituali gjakësor religjioz qytetarëve të Tiranës që u përkasin feve të krishtera, si dhe atyre qytetarëve të Tiranës të cilët janë afetarë, ndër të cilët pjesa më e madhe janë ata qytetarë të Tiranës, të cilët janë pasardhës të shqiptarëve që u detyruan me dhunë në kohën e pushtimit otoman që të ndryshojnë fenë, duke u islamizuar, por që sot nuk janë ushtrues të Islamit, duke qenë thjesht afetarë. Tre ditë pas atentateve në Norvegji, ku një qytetar norvegjez, i alarmuar në kulm nga rreziku islamik të cilit i është ekspozuar vendi i tij, vrau dhjetra njerëz, në një institucion të rëndësishëm publik në kryeqytetin shqiptar, u derdh gjak në një ritual religjioz islamik. Islami është i vetmi religjion i madh, që së bashku me religjionet idhujtare tribale ushtron ritualet flijimit në mënyrë krejt reale me gjakderdhje. Në religjionet e tjera flijimi bëhet në mënyrë figurative, pa gjakderdhje. Rituali i gjakderdhjes nuk tregon gjë tjetër përveçse prirjes gjakësore të një religjioni, në këtë rast të Islamit.Kryerja e ritualit religjioz të gjakderdhjes në hapësirën midis ndërtesës së Bashkisë dhe xhamisë së Ethem Beut, që gjendet në anë të saj, të krijon dyshimin se tashmë do të kemi bashki me minare dhe se bashkia dhe xhamia do të njësohen, do të thotë do të kemi beledije dhe beledijereiz. Kjo është një shenjë e keqe, veç të tjerash edhe për faktin se tashmë ekziston një agjendë e kahershme për t’ i dhënë profil islamik qendrës së Tiranës, e cila agjendë sponsorohet nga qendrat e fuqishme të botës arabe. Për fat të keq zbatimi i kësaj agjende filloi që në kohën e paraardhësit të Bashës, Edi Rama, i cili duke dashur që të sigurojë votën e muslimanëve praktikues të Tiranës, si dhe duke dashur që të sigurojë para për projektin e tij urban të qendrës së Tiranës, pranoi ndërtimin e xhamisë së madhe në qendër të Tiranës, çka ishte kushti që të merrte një grant nga Kuwait-i për financimin e projektit të qendrës së Tiranës. Shenjat janë se Basha do të bëjë shumë më tepër atje ku Rama vetëm sa nisi që të bëjë diçka. Madje Basha pritet që ta përdorë punën e paraardhësit të tij si një alibi mjaft komode, për të avancuar agjendën e profilizimit arabo-islamik të qendrës së Tiranës.Gjaku ritualistik religjioz që u derdh në hyrje të bashkisë së Tiranës në 25 korrik, në prag të fillimit të Muajit të Ramazanit, është një gjak që paralajmëron gjakderdhjen e madhe religjioze që do të vijë në Shqipëri, në rast se nuk ndalet revanshi islamik. Kurbani në bashkinë e Tiranës vjen në 20 vjetorin e një ngjarjeje të çuditshme që lidhet me ritualin e Kurbanit, pikërisht me atë se Sekretari i Departamentit të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në 1991, në ditën e Kurban Bajramit (e para vizitë që një zyrtar i lartë amerikan bënte në Shqipërinë paskomuniste), ndaloi më së pari pikërisht në Xhaminë e Ethem Beut, në anë të Bashkisë së Tiranës, para se të shkonte në institucionet e shtetit shqiptar. Një gjë krejt e çuditshme dhe e pavend kjo duke qenë se bëhej fjalë për një vizitë në një vend laik, që kishte vuajtur shumë për ta ndarë fenë nga shteti, dhe ku kjo mbetej një çështje e ndjeshme. Koha do të tregojë nëse midis këtyre dy ngjarjeve ka ndonjë farë lidhjeje. Një gjë është e sigurt, lobi arab në Washington punon fort duke i derdhur petrodollarët pa kursim, që të sigurojë mbështetjen amerikane që vende si Shqipëria të marrin profil arab, kinse në emër të multikulturalizmit dhe tolerancës religjioze.Koha do të tregojë më qartë se çka ishte kjo ceremoni me gjak ritual islamik në bashkinë e kryeqytetit të Shqipërisë, a thua se Tirana ishte Meka, të cilën po e pushtonte ushtria e Muhametit, pasiqë njerëzit e këtij qenë mërguar nga Meka në Medinë. Një gjë është e sigurt. Gjeste të tilla si rituali i kurbanit në hyrje të bashkisë, kyçen përbukuri në agjendat e huaja ku ka skenare për luftra të përgjakshme religjioze në Shqipëri.

kastriotmyftaraj@sot.com.al - Sot