E premte, 19.04.2024, 08:30 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Gruaja e emancipuar, perspektivë e shoqërisë shqiptare

E marte, 26.07.2011, 07:56 PM


GRUAJA   E  EMANCIPUAR, PERSPEKTIVE  E  SHOQERISE  SHQIPTARE

MASA  ME  E MIRE  PER  VLERESIMIN  E  KULTURES  SE  NJE  KOMBI, ESHTE  POZITA  E FEMRES

 

Nga Ramiz DERMAKU

 

Të gjithë e dijme se puna është ndër faktorët më të rendësishëm për njeriun, sepse  përmes punës shpeh veten, e zhvillon dhe realizon ardhmërinë e vet. Për këtë arsye  gratë shqiptare , duke mos pasur mundësi të punojnë, nuk kanë mundur të arrijnë deri te një LIRI më e madhe në jetën  e përditshme.  Ky "FAT" do ta përcjell edhe do ta lidhë atë me një realitet të "natyrës". Gruaja dhe punëtori  kanë këto gjëra të përbashkëta , të dy janë të shfrytëzuar  e të nënshtruar kushteve jetësore. Këto forma shfrytëzimi janë zhvilluar në shumë mënyra  gjatë shekujve në bazë të karakterit të kohës dhe  vendeve, por kurrë nuk mungoi shfrytëzimi. Në shikim të parë duken në ngjashmëri mes gruas dhe punëtorit , por, edhe këtu  ka dallime, sepse gruaja- femra  shqiptare ka një precedent, ajo është qenja e parë njerëzore që pa vullnetin e saj , iu nënshtrua robërisë. Gjeneza e këtij qëndrimi mashkullor ndaj femrës, është shumë e lashtë. Ajo fillon që nga koha e Platonit, i cili e ndjente veten të lumtur   dhe i falenderohej perëndisë që nuk kishte lindur femër.

Ky botëkuptim, edhepse absurd ende po gjenë përahje në disa shoqëri. Gruaja shqiptare, shumë shpeshë ndodhet para vështirësive të mëdha, që ja shkakton (apo ja imponon) ambienti shoqëroro - kulturor. Femra shqiptare, edhe sot aty këtu po ndeshet me ato pngesa, mentalitete, sepse është e vetmuar nga shoqëria mashkullore dhe shumë shpeshë konsiderohet si " tepricë, e pa aftë" për jetë. Në këto kushte e rrethana, gjinia femrore (tek familjet primitive.., dhe burrat naiv) e ndien veten si të pa sigurtë, e shkelur, e përbuzur..,e shfrytëzuar, si qenje shoqerore, dhe si qenje seksuale. Këtu është shumë vështirë që të përcaktohet se në cilat pikëpamje vuan më shumë. Në shumë familje shqiptare gruaja thuhej duhet vetëm për të lindur fëmijë. Këtu nuk guxojmë dhe nuk kemi të drejtë t'rradhisim të gjitha gratë-femërat, por një pjesë bukur e madhe e tyre( sidomos ato të cilat jetojnë jashtë qyteteve) , në mënyra të ndryshme u nënshtrohen traditave të vjetra, dhunës e presionit. Nga ne kërkohet që ti ndihmojmë femrës sonë, që të zhvillohet dhe të jetë e lirë, si të gjitha femrat në botë, (femra shqiptare të ketë liri sa mashkulli). Tek ne është një dukuri e rëndë në disa shkolla.., familje, etj, nga "monaikët seksualë", nga jo edukatorët, nga huliganët ,,etj . Si mund ta quajmë mësimdhënës arsimtarin, profesorin etj, i cili kërkon nga nxënësja-studentja, punëtorja e tij ( për ta kaluar vitin duhet të bëhesh dashnore e imja, apo punëtore e imja), etj, etj. Si mund ta quash "njeri", mashkullin, burrin i cili pos ofendimeve të përditshme ndaj dashnores apo gruas, përdorë edhe forcën. Eshtë tragjike mirëpo duhet ta themi të vërtetën, shumë të martuar (qka është më e keqe në mesin e tyre ka edhe disa të rinjë) të cilët pos dhunës fizike që ushtrojnë në shtëpi ata ushtrojnë dhunë ( e rrahin bashkëshorten edhe në vende publike). Ky është një prostuticion i vërtetë, sepse të mjerat, për shkaqe të ndryshme heshtin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora