E enjte, 25.04.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Kujtoj si iku kjo jetë

E marte, 26.07.2011, 07:58 PM


KUJTOJ SI IKU KJO JETË

 

Nga Luan Çipi

 

I afruar  te tetëdhjeta

Kujtoj si iku kjo jetë:

Të përpjeta, tatëpjeta.

E reme, a e vërtetë?

 

Ikën shtatëdhjeteshtatë vjet

Vrap, plumb me fishkëllim.

Sa e shkurtër aq e shpejt,

Si  ngjarje në telefilm.

 

Gjysmë shekull ka kaluar

Nga celebrimi i martesës.

Ish çasti kur kam besuar,

Se u  lind ylli i shpresës

 

Edhe jeta u ndryshua

Mori tjetër kuptim

Gjykimi u dyfishua,

Aliazh në përforcim:

 

E krijuam një shtëpi

Martesa na bëri dy,

Lindëm edhe tre fëmijë.

Kush ishte si unë dhe ti?

 

Ditë e net rrokullimë

Jeta, si nga kashta, flakë.

Qe veç një transformim:

Dje, djalosh - sot plak.

 

Në rini,  fort i nderuar

Nuk të dilte kush përpara.

Plak, braktisur, mënjanuar

Dëgjon fyerje dhe të shara.

 

Të shkatërrojnë tokë e shtëpi

Pa  vendime e pa ligje

As që pyesin për tapi

Për rregulla, norma e gjyqe.

 

Të vjedhin e të bastisin

Sikur të jenë mafioz

Dhe më pas të qesëndisin

Ca hajdutë  karagjoz.

 

Shtetarët, rijnë e vështrojnë

S’kanë nge të merren me ty

Kemi punë të tjera, thonë

Ruajmë zgjedhjet me parti.

 

Po bijtë tanë, ku janë?

Nuk ngeli asnjë në prag.

Rrudhur e plakur na lanë

Emigrantë, ikën larg.

 

Të moshuar, jetë ngrysur

Dy e nisëm bashkëjetesën

Dhe dy ngelëm, të sfilitur

Mburremi, se mbajtëm besën.

 

Një dëshirë prej vetmitari

Para jush, i bindur sjell:

“ Unë burri, të shkoj i pari

Gruaja, të më përcjell”.

 

Vlorë, 25 korrik 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora