E shtune, 20.04.2024, 09:03 AM (GMT+1)

Mendime

Ilir Sefaj: RTK, televizion që po trullos opinionin!

E marte, 26.07.2011, 07:59 PM


RTK, televizion që po trullos opinionin!

 

Nga Ilir Sefaj

 

Radio Televizioni i Kosovës është televizion publik! Ama vetëm në fjalorin e “gazetarëve” të tij! Jo. RTK nuk është publik. RTK nuk është shtetëror. RTK nuk është privat. RTK është marre e Kosovës! Sigurisht, mediumet e ndryshme qoftë ato elektronike apo të shkruara luajnë rol të pakontestueshëm në një shoqëri të caktuar. Po ashtu sikurse edhe në shoqëritë e tjera perëndimore, mediumet e caktuara në rrethana të ndryshme mbrojnë interesa të caktuara, dhe kjo nuk bën përjashtim as edhe për mediumet në vendin tonë. Megjithatë, televizionet e vërteta publike e mbajnë një si lloj distance mes grupeve të interesit dhe publikut shikues. Cila është e vërteta në botën mediatike të Kosovës. Është e lehtë të konfirmohet se tregun medial të Kosovës kanë vërshuar televizione e gazeta nga më të ndryshmet, mirëpo është tejet e vështirë të flasim për profesionalizëm të këtyre mediumeve. E keqja më e madhe konsiston në faktin se Bajrakun e këtij amatorizmi  e mban i ashtuquajturi televizion publik, RTK-ja pra.

RTK kurrsesi nuk po mundet të konsolidojë vetën e saj. Tingëllon paksa paradoksale, mirëpo është krijuar një opinion i përgjithshëm se, as edhe menaxhmenti i këtij televizioni nuk e ka idenë se tellall i kujt është bërë. Pra, ky televizion është bërë një si lloj hamami ku hy e del gjithkush, flet e bën kush çfarë të dojë dhe ky menaxhment sikur nuk e ka idenë se cili është misioni i Televizionit si medium, e aq më tepër ku në çdo rrethanë e spikatë thënien tashmë bajate: “jeni me televizionin publik të Kosovës”.

Nëse i bëjmë një rekapitullim punës së këtij mediumi do të gjejmë skandale të pambarimta, dhe jam mëse i bindur se shikuesi është në dijeni për dhunën që shkaktoi Televizioni i Kosovës si pasojë e mos profesionalizmit të tij, në mars 2004, ku u vranë mbi 40 njerëz të pafajshëm. E them me plot përgjegjësi qytetare se RTK kishte gisht në atë masakër që ngjau atëbotë. Si do që të jetë, kaluan vite e vite dhe RTK mbeti e njëjta, pra terrorizoi shikuesin eventual me programet e saj amatoreske, jo profesionale edhe tash kur ka 12 dhjet vjet jetë. RTK e plaçkiti qytetarin e Kosovës për vite me radhë, dhe vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë edhe tani kur nga buxheti i Kosovës janë ndarë shuma marramendëse për këtë medium. RTK ka qenë gjithnjë na avantazh të padrejtë në raport me televizionet e tjera në vend, ngase përveç që është financuar nga taksat e qytetarit ka marrë dhe vazhdon te marrë të ardhura nga reklamat, gjë që është në kundërshtim me praktikat e vendeve të tjera që kanë televizione publike.

Është radha të flasim për skemën programore të këtij televizioni!

Në fakt ky televizion nuk ka skemë të mirëfilltë programore, ka lajme protokollare, emisione të ashtuquajtura argëtuese të cilat gjithçka ofrojnë përveç argëtimit, ka redaktorë e gazetarë amator të cilët nuk do duhej të zinin vend në një televizion publik, i cili supozohet se shikohet nga grupmosha të ndryshme. RTK e quan vetën televizion publik informativ, kulturor, dhe arsimor! Dhe çfarë mësimi mund të marrim nga këta njerëz kur fatkeqësisht nuk dinë ta shkruajnë dhe ta flasin si duhet gjuhën shqipe, ani pse disa nga ta e quajnë vetën “shkencëtarë”.

Ky televizion u jep hapësirë vetëm individëve të caktuar të cilët kanë lidhje gjaku e farefisnie me redaktorët e tij, dhe atyre që kanë xhepat e thellë, ndërsa për vlerat e mirëfillta pak kush e qan kokën brenda këtij televizioni. Nuk më habitin gazetarët “amazing” disa nga të cilët varen edhe nga droga, me habitin disa figura që megjithatë kanë një reputacion në shoqëri dhe kanë zgjedhur të bëhen lodra të qarqeve të caktuara, duke mbrojtur grupe të interesit dhe duke u bërë kasnec të të pavërtetave. Po tek e fundit, qeni aty ku ha edhe lehë. Kaq për televizionin e ashtuquajtur “publik” të Kosovës, televizionin që po e trullos opinionin me të pavërteta të pambarimta, “shtëpinë publike” të Kosovës e cila sikur të ishte vërtetë publike, mbase dikush do ia shihte hairin!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora