E merkure, 30.09.2020, 11:29 PM (GMT+1)

Komente

Sabit Rrustemi: E vërteta nuk është fyerje

E marte, 26.07.2011, 07:59 PM


Edhe njëherë për shpifjet, dhe ofendimet e rënda që kanë vetëm një firmë “made in shefik shkodra”

 

E VËRTETA NUK ËSHTË FYERJE

 

E nderuara redaksi,

I nderuari lexues

 

Më ka ra hise në këtë jetën time  të deritashme ( 52 vjeçare), të përballem me shumëçka. Përballje të pritshme e të papritshme, si në fëmijëri, në rini po, edhe në moshë të pjekur…siç më ra hise dhe tash, për t’u përballur me një shpifës dhe një ofendues të gërditshëm. Sepse, tradita ime familjare, e mirë apo e keqe, nuk më ka mësuar të shmangem, të heshtë, të bëj sehir apo edhe të shtirem…por të eci drejtë, aq sa mundem, të flas atë që mendoj dhe ta bëj, atë që duhet bërë.

Në këtë rrugë pesëdhjetë e sa vjeçare, është e pamundur t’ mos i kem pasur dhe huçet e mia. Siç i kam pasur dhe të qëlluarat.

Kam provuar dhe shijuar thuaja të gjitha idhtësitë e kësaj jete. Po, edhe aty – këtu të mirat dhe ëmbëlsitë që i ka, po kjo jetë.

Po, se do vijë një moment kur një person që shtiret si intelektual, që shtiret si qytetar, që shtiret dhe si demokrat, që shtiret madje edhe si njeri e, nuk i ka asnjë këto attribute, nuk e kam dëshiruar, nuk e kam pritur, nuk e kam merituar dhe, as kërkuar.

Ishte ai vetë që zuri të lehë përçart. Madje të turret,  yrysh,  yrysh. Besa edhe të më kafshojë ngapak..

Nuk la gjë pa thënë, nga krejt ajo që i polli imagjinata e tij e prishtë a e dehur, ec e dije, po në asnjë mënyrë e kthjelltë, duke i nxjerrë për ledine të palarat e shpirtit të tij ( që s’ do pastrohet kurrë).

Me një gjuhë, sa shpifëse, sa kërcënuese, sa ofenduese, sa urrejtëse, ai volli shkarravina si “Cenzërt e postmonizmit”, Fërshëllima në vijim prej Kasabasë”, “ Ruaju nga Tërbimet”… të cilat, i pashë, i lexova, dhe i kapërceva lehtësisht sepse, në asnjërën nga këto nuk e gjeta veten. Po, në secilën prej tyre e pashë vetëm atë, këmbë e kokë, kruspull. Dhe, m’u dhimbs për atë gjuhë aq të ndyrë, për atë fytyrë edhe më të ndyrë. .. po nuk kisha ç’i bëj. E dija prej kohësh që është i tillë, anise sa e sa herë provova  për ta afruar. Se, shitej dhe ende po shitet me çmim marramendës. Po, ç’intelektual, është, u pa…dhe jo vetëm nga këto shkarravina që i përmendsa. As hasmi më i keq nuk përdorë aso gjuhe. Lexonie edhe njëherë në mos e besofshi këtë që po e them ! Fati im që, duke aluduar në mua kish përshkruar kretj veten e tij me atë shpirt që ka…

 

Heshtja ime e nxorri ashtu siç është ai vetë

 

I çmendur sa s’ka prej heshtjes sime (anise i reagova shumë butë përmes një shkrimi që e kam përmendur dhe më parë)…ai u turr më pas, drejt  e në mua, dhe u turr keq. U turr madje pa e gërgatutr fare, pa e trembur a pa ia prishë strofullën  dhe krejt atë kënaqësi që krijon ai përmes dehjes së përditshme duke fyer e përgojuar gjithkend. Edhe ata me të cilët rri e pi …
Volli krej mllefin e tij me lloj - lloj  shpifjesh e fyerjesh e përbuzjesh tek shkarravina e radhës (Aventurizmi i “gjalit” të Gjilanit)…

Nuk pata më ç’pres. Se, ai kapërceu gardhin, hyri në oborr dhe m’u vërsul në derë të shpisë. E po, dy duart mbi kokë dhe unë. U mbrojta si dita, sa munda, për ta larguar pak se, të të hajë një qen, ia bën diqysh hallall. Po, një minuk si ai, ish dhe është rëndë.

Sa kujtova që shkoi. Ai u turr sërish me një avaz të ri të lehurash…Shkarravina e radhës “Nuk është shpifje ajo që duket”, ishte një maskë e tejdukshme e përpjekjeve të tija të mjera për t’i fshehur disi ato që volli, përmes një cinizmi përbuzës e fyes.  Po me atë gjuhë që prodhon vetëm helm, vetëm urrejtje.

Më detyroi të përvjelem pak më shumë. Se, nuk  po ndalej.

Ia numërova një për një, gati  të gjitha shpifjet. Me fakte, me dëshmitarë. Madje, pa e shti lugën shumë thellë se, e dija që nuk del gjizë, po, krejt diçka tjetër.

Ai, si një dinak i regjur,  duke mos qenë në gjendje të përballet me faktet që ofrova, jo vetëm zuri të luaj rolin e viktimës  duke u shtirë sërish si një inetelektual i  nivelit të lartë, po, edhe më akuzoi për fyerje dhe për krejt ato që i bëri vetë e po i  bën sërish  vetë.

Se unë, rrobat e tij as i kam veshur, as i veshi, kurrë. Ato i shkojnë për mase vetëm atij, qofshin të brendshmet apo të jashtmet. Ama, e vërteta , është e rëndë, po kurrë, kurrë nuk është fyerje. Fyerje është për atqë që nuk mund të përballet me të. Dhe, edhe kjo u pa…

 

I a afrova pasqyrën

 

Krejt çka varej prej meje, e bëra. Ia afrova pasqyrën. U shikua mirë në të po nuk po beson që është vetë  ai.

Pasqyrën aty  e ka. Le ta provojë sërish. Nuk I del asnjë fytyrë tjetër imagjinare. Pos, fytyrës së tij. Në secilën kohë, mund ta proovojë e provojë parreshtur Pasqyra tash është publike. Mund  të shikohet pa prainë time e .  Në cilin do  variant , del vetëm fytyra e tij, ajo që e ka.  Jo e tjetërkujt, pavarësisht kë e imagjinon a e merr si personazh, qoftë nga jeta e përditshme a nga letërsia. Është vetë ai. Për hajr i koftë krej ajo që volli kundër meje. Për asgjë as i pata, as i kam borxh. As faj pse e ka gabuar adresën.

 

Unë, po e nxjerr në sheti qenin tim të shpisë, se e dua shumë. Jo për tjetër, po pse e di kur duhet lehur, kur duhet ndalur. Më ruan kur unë flej  Më prêt kur zgjohem e më përcjell kur dal, kthehem. Mikun ma nderon, rregullisht. Me një të parë e memoron dhe nuk e harron më. Dhe, sa herë i them, pa fjalë, ai më kupton

 

Sabit RRUSTEMI



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora