Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Plaga ime e vjetër

| E marte, 26.07.2011, 07:22 PM |


PLAGA IME E VJETËR

 

Dashuria lindi para njerëzisë

Po nga dhimbja për njerinë

Pas saj lindën edhe të tjerë

Që nga vuajtja gëzimin thurën

Se në zemër kishin dashurinë

Lirinë e atdheut tim, Dardaninë.

 

Koha saldoi e salvoi sa mundi

Rrebeshe, tundime e kataklizma

Mi lidhi sumblla në xhamadan

Nga jeta mendimet nuk mi treti

Në mendje e ngulitur më mbeti

Liria e atdheut të Atit tim Dardan.

 

Unë vetë, treta botës, pas jetës

Veçse përpara shikova n’marshim

Dashuria më kujtoi për fjalën e dhënë

Tashmë shpirti salvonte për Atë e Nënë

N’kthim prapa kokën, un’ pashë trishtim

Ëndër për Lirinë e Dardanisë,o atdheu im.

 

Por dashuria forcën,sërish,ma dha për Ty

Plagën time të vjetër ta mjekoja një herë

Amanetin si vathë vjerun qerpikut për sy

Po qe se do vdisja për fjalën e dhënë

Përsëri do lindesha n’të bukurën pranverë

Zgjuar në Lirinë e Atdheut tim, Dardani.

 

© Kasam ShAQIRVELA