Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Belgjika fuqizon ligjin kundër perçes

| E hene, 25.07.2011, 07:20 PM |


Jo më skllavëri!

Nga Express më 23 korrik 2011

 

Nga e shtuna, në Belgjikë do të jetë i ndaluar mbulimi i fytyrës në vende publike. Ligji i miratuar me shumicën dërrmuese të parlamentit do të shqetësojë vetëm një pjesë të vogël të grave myslimane, që mbulojnë fytyrën.

 

Por, ai shihet si shenjë i nervozizmit në rritje me islamin, në vendet e Evropës Perëndimore.

 

Belgjika është bërë vendi i dytë evropian, pas Francës, që ka ndaluar mbajtjen e vellos që mbulon fytyrën në publik.

 

Parlamenti belg ka miratuar ligjin në prill të vitit 2010, me 149 vota për dhe vetëm 1 kundër, por për shkak të rënies së qeverisë dhe zgjedhjeve jo-bindëse që lanë vendin me një qeveri kujdestare, zbatimi i tij është shtyrë deri më tash.

 

Ligji nuk përmend në mënyrë specifike perçen, por ai ndalon mbulimin e fytyrës në publik për shkaqe sigurie.