Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Gani Mehmetaj ''Sfidat pas Rugovës''

| E hene, 25.07.2011, 07:03 PM |


GANI MEHMETAJ ’’SFIDAT PAS RUGOVËS’’

 

Nga Halit Bogaj

 

Libri i ‘’Sfidat pas Rugovës’’ është një vepër e rëndësishme e publicistikës shqiptare në të cilin shprehet talenti dhe aftësia e autorit për t’i trajtuar problemet tona të shumta pas vdekjes së liderit tone historik me emrin e të cilit ishte e lidhur ardhmëria e ndritur e këtij vendi ,por edhe sfidat e shumta të cilat  po na dalin përpara.Libri është i shkruar në formë të artikujve periodikë të cilët janë mbledhur në një vëllim për t’iu prezantuar lexuesit dhe për t’i treguar atij se ato shkrime ishin vërtet të qëlluara dhe të domosdoshme për ta pare edhe njëherë rrugën nëpër të cilën kemi kaluar dhe që po e kalojmë.Në të përshkruhen ngjarje dhe situata të ndryshme të cilat kanë qenë shpeshherë edhe të dëmshme dhe që i kanë kushtuar shtrenjtë vendit tone,siç ishte djegia e kishave dhe shtëpive serbe në vitin 2004 dhe djegia e Flamurit tonë kombëtar të disajnuar nga Presidenti Rugova.Kur u dogj Flamuri i Dardanisë,piromanët e tij nuk kishin menduar fare se do ’t’na imponohej një flamur tjetër të cilin duhej ta kapërdinin të gjithë qytetarët e Kosovës,por për të qenë ironia më e madhe ishte fakti se ai Flamur nuk u hodh as për t’u diskutuar fare në Kuvendin e Kosovës!Në vijim e sipër të leximit të librit gjejmë edhe shprehje të tilla si:’’Shteti i Kosovës do të bëhet por dhashtë Zoti që mos të bëhet që t’i dhimbet edhe gurit edhe drunit’’,mendim ky i cili na sjell në situate se autori i librit/për fat të keq/ e ka qëlluar plotësisht një konstatim të tillë!?!Ata duan t’i kapin sopatat e të vriten mes vetes kurse ata të tjerët/kinse janë më patriotë se të gjithë ne/kërkojnë bashkim të trojeve shqiptare në një kohë kur mezi jemi duke e bërë shtetin e Kosovës të cilin e ndihmoi dhe po e ndihmon faktori i cili e ka shpëtuar këtë popull nga gjenocidi dhe e ka kthyer në atdheun e tij.Siç dihet, pjesa e pare e fjalisë së mësipërme’’Se shteti i Kosovës do të bëhet’’është realizuar me 17 shkurt të vitit 2008,por për fat të keq,edhe pjesa e dytë e asaj fjalie po bëhet realitet,ngase disa njerëz nuk po tregojnë fare përgjegjësi dhe obligim ndaj vendit të tyre.Pra/duke iu falenderuar partive tona opozitare/,Kosova po bëhet gjithnjë e më tepër një vend i cili ‘’po i  dhimbet edhe gurit  edhe drurit’’,përveç bashibozukëve të saj parlamentarë të cilët marrin rroga të majme dhe nuk qajnë kokën për ne.Për të qenë edhe më tragjike,ata për shkak të interesave të tyre personale nuk ngurrojnë që të shkojnë edhe deri atje që t’i acarojnë edhe marrëdhëniet e konsoliduara  me ata që e çliruan këtë vend.Këtë po duhet ta theksojmë shumë herë por s’kemi ç’të bëjmë pasiqë njerëzit e tillë na detyrojnë që një konstatim të tillë ta përmenim shpeshherë..Ky është një realitet i hidhur i cili po na ndjek hap pas hapi dhe ditë për ditë.Dhe është shumë  e tmerrshme që gati për gjithçka me rëndësi të madhe duhet  të thirret për të intervenuar Ambasada amerikane përkatësisht Bashkësia ndërkombëtare e cila gjendet në Kosovë dhe nuk jemi akoma në gjendje ta kuptojmë se çfarë mrekullie ka ndodhur me ardhjen e saj në këtë vend e cila është duke na përcjellur dhe monitoruar çdo lëvizje që bëjmë,shumë nga të cilat, mjerisht, janë të këqia dhe që na qesin hije të keqe para botës/. Këtu duhet ndërlidhur edhe atë se sikur të mos ishin ata këtu vaj halli për këtë vend të dalur nga lufta në të cilin filluan të vidhen edhe binarët e hekurudhave tona, e mos të flasim për gjëra të tjera të cilat jemi në gjendje t’i bëjmë pa u skuqur fare!!!Dhe sikur të pyetesha unë,këta të Euleksit do t’i lejoja të rrinin këtu bile edhe 20 vjet të ardhshme,sepse vetëm ata na e dinë damarin dhe ku na dhemb,apo jo?!Është çudi e madhe se si partite opozitare kah e keqja është duke i ndihmuar edhe partia e presidentit i cili, sikur të ishte gjallë, Kosova do të kishte rrjedha krejtësisht  të tjera.Kjo parti është duke shkelur në parimet fenomenale të liderit të saj dhe duhet të turpërohet për rrugën që e ka zgjedhur e cila është rrugë  qorre dhe pa perspective të sigurtë në të ardhmen.Pra,është fjala këtu për marrëdhëniet me miqtë tanë evroperëndimorë, të cilat është duke i rrezikuar edhe lDK-ja,e mos të flasim për partite e tjera opozitare të cilat as që dëshirojnë t’i dëgjojnë këshillat e dobishme të tyre.Të gjithë e dimë kur Kristofer Del i kishte thënë Blerim Shalës :Se nëse do të hynte partia juaj në koalicion me PDK-në atëherë nuk do të zgjidhej Bexhet Pacolli president/kundër të cilit/nuk lane gurë e dru pa hedhur,duke e angazhuar tërë arsenalin e propagandas së tyre të tmerrshme/të udhëhqeur nga ‘’Koha ditore’’dhe Televizioni i saj.Se sa fort e ka lëshuar rrugën rugoviste LDK-ja, shihej edhe në një séance të Parlamentit kur ajo thoshte se duhet pezulluar bisedimet me Serbinë ,pa e marrë parasysh përkrahjen që e kishim nga faktori ndërkombëtar i cili/me mundime shumë të mëdha/ e krijoi shtetin.Dhe është çudi e madhe se si kjo Parti ka hyrë në një thes me ata që i sulmojnë të gjitha të arriturat tona të tanishme,.Duke i dëgjuar disa nga deputetët e saj megalomanë /të cilëve ua ka lënë gati gjithçka ai i madhi/,vimë në përfundim se sa bukëshkelës dhe mosmirnjohës jana ata?!Njëri prej tyre e akuzonte Thaçin që fliste si Rugova,kurse vetë kishte dalur tërësisht nga rruga e liderit të tij ,e krijuar me aq mund dhe sakrifica të mëdha.Në vend që voglushi i LDK-së të gëzohej që Thaçi i përmendte fjalët e Rugovës përkitazi me nevojën e dmosdoshme të ruajtjes së miqësisë me SHBA-të,ai e sulmonte kryeminstrin për fjalët e tilla dhe ç’ishte më keq, bëhej’’gazi i botës’’para opinionit kosovar!Në vend që të gëzohej që edhe Thaçi e kishte kuptuar se kush kishte qenë Rugova,lëdëkëisti inatçor nuk mund të pajtohej asesi,me ç’rast e tregonte edhe njëherë fytyrën e tij të vërtetë.Duke u përpjekur që ta mbajë edhe mëtej monopolin ndaj Rugovës, bile me retorikë. LDK-ja është duke bërë gabim pas gabimi dhe duke ikur edhe më shumë nga rruga e dikurshme..Siç thamë edhe më lart,ai kurrë nuk do të rrezikonte t’i acaronte marrëdhëniet tona me ata që i falenderonte për çdo ditë dhe çdo rast të duhur.Pra në vend që të gëzoheshin se Thaçi ishte i vetmi që i përmendte fjalët e Rugovës,ata filluan t’i hypin në qafë njeriut dhe donin t’ia nxirrnin sytë nga inati,madje madje edhe duke folur’’hashamet’’të cilin s’do flisnin as fëmijët!!!Ata nuk po e shohin se duke e braktisur rrugën e Rugovës, kanë filluar ta humbin ektoratin dhe të bëhen pike e pesë,siç ishte ai kuvendi i ‘’përgaztë’’i karrigave.Po ndodhë ajo shprehja,siç thotë populli’’Katundi që shihet nuk do kallauz’’,kurse Thaçi,sa më tepër që po e thekson rëndësinë e madhe të Presidentit Rugova,ai po bëhet gjithnjë e më i popullarizua dhe i dashur tek populli.Animë pasiqë kanë filluar ato përçarjet në PDK të cilave disa muaj të tërë ua pa dhe po ua sheh sherrin Kosova,kur nja tre  katër deputetë të saj/për  shkak të aferave dhe iteresave të tyre personale/ po e bëjnë Kosovën ashiqare një ‘’shkretihane’’të madhe në të cilën në asnjë mënyrë nuk lejojnë të sundojë ligji.  Pra inati i tyre eksplodoi pas thënies së Thaçit se’’Miqësinë amerikane duhet ta ruajmë si sytë e ballit’’  ,pas së cilës u dëgjuan ato fjalët fëmijënore të shefit të LDK-së  ,të cilat po t’i përdorte edhe një bashibozuk dhe injorant do të ishin të tepërta,kur dihet se edhe Thaçin, herën e fundit kur ai shkoi në SHBA , Xho Bajden e krahasoi me Xhorxh Uashingtonin,apo për një diçka të tillë/Bajden/ mbase duhej ta pyeste Ismet Beqirin e vocërr! Pra.siç u tha më lart,edhe Thaçi do ta ketë pare se çfarë rrugësh të shtruara me asfalt dhe çfarë miqësie të fuqishme na kishte lënë  nga Brukseli në  Vashinton.Dhe për fat të keq,rrugët të cilat na i la trashëgim, duan t’i prishin dhe t’i gropojnë,pikërisht përfaqësuesit e partisë sonë dikur më të madhe.Prandaj LDK-ja duhet lënë anash interesat e veta meskine dhe inatçore,në mënyrë që të kontribuojë edhe  mëtej në idealet tona shtetformuese të liderit të vetë!

 

Mes tjerash, a nuk ishte Thaçi pikërisht ai që organizoi/bashkë me miqtë tanë amerikanë/5 vjetorin e vdekjes së Rugovës/!A nuk ishte pikërisht ai që Autostradës sonë/me të drejtë/ ia vuri emrin’’Ibrahim Rugova’’,natyrisht duke e ditur se ai ishte i pari që e përmendi ndërtimin e saj,sidomos në kohën kur ishim nën okupim dhe kur dikush qeshte me profeteizmin e tij të qëlluar!LDK-ja e cila e paska pasë dashur aq shumë Rugovën,shtrohet pyetja se përse nuk u ngrit atëherë në Parlament për ta mbrojtur Flamurin e tij dhe hymnin kombëtar?!Nuk ua mbante fare t’i dilnin në ndihmë, por e fusnin kokën si struci në rërë dhe i ruanin pozitat e tyre pushtetmbajtëse të cilat i kishin fituar mbi kurrizin e tij!Ose ku ishte LDK-ja kur u hoq dy tri here fotografia e presidentit, me ç’rast,përveç trimëreshës Tremkolli të gjithë të tjerët i futën veshët në lesh!Pra LDK-ja kur ishte në pushtet derdhte lot krokodili për presidentin por nuk bënte asgjë për ta mbrojtur nga sulmet e ndryshme anësore!Dhe është çudi e madhe se sa më tepër që na këshillojnë miqtë tanë evroperëndimorë për të vepruar ashtu siç do të vepronte presidenti Rugova,ata aq më tepër largohen nga rruga e trasuar prej tij!Meqenëse miqtë tanë thonë se nuk do humbim asgjë në bisedimet me Serbinë,atëherë edhe ne duhet t’u bindemi dhe t’u besojmë atyre,ashtu siç u ka besuar ai i madhi për të cilin e kemi fjalën .Gjersa ata na kanë pranuar pavarësinë dhe thonë se nuk do të preket integriteti territorial i vendit tonë/i krijuar dhe i mbrojtur nga ana e tyre/,atëherë si mund t’u besojmë atyre që nuk mund ‘’ta largojnë macen  nga përsheshi’’?!.Të gjithë e dinë se Serbia në këtë fazë nuk është në gjendje ta pranojë gojarisht pavarësinë e Kosovës,por gjithashtu të gjithë e dinë se ajo e ka bërë këtë me Rezolutëna e aprovuar në OKB,në bazë të së cilës as nuk guxohet të përmendet fjala’’status’’,duke u aluduar në atë se statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë dhe është pranuar nga 77 shtete të botës,të ciën si duket,vetëm opozita jonë nuk po e merr vesh?!

 

Në librin kushtuar Rugovës dhe Kosovës pas tij,autori i thotë edhe disa të vërteta të tjera të pamohueshme, në mesin e të cilave ishte edhe frika se mos vallë Serbia do të tentonte ta shkelte sërish territorin e vendit tonë,por në atë rast do të ballafaqohej fuqimisht me forcën e atyre që’’Ia kishin djegur njëherë’’ dhe zor se do të largoheshin edhe nëse do t’i sulmonte edhe armata ruse e lëre më ushtria e ngordhur serbe!.Pra në këtë kontekst ai thotë se Serbia nuk do të guxonte në asnjë mënyrë të hynte në konflikt të hapur me NATO-n,ngase kësaj radhe do t’i shpallte luftë amerikanëve të cilët ishin shpëtimtarët kryesorë të vendit tone.Këtë gjë e dinë mire serbët,por edhe rusët-shprehej ai. Autori gjithashtu flet edhe për njerëzit tanë të cilët janë mësuar disa vite me pushtet dhe se e kanë shumë vështirë të pajtohen t’i lëshojnë pozitat e tyre,gjë që këtë po e vërtetojnë çdo ditë e më tepër,bile bile edhe duke na bërë horë para botës!