| E diele, 24.07.2011, 07:59 PM |
TURP TE JETOSH ME VJEDHJE
NGA FONI DILO
Kur flitet se shqiptari eshte mire, ngjan sikur gjithçka ka shije mjalti : duket sikur i kemi prane gjithe ata qe nuk kursyen jeten per LIRI e DEMOKRACI e rane… me fisnikeri, me zgjuaresi dhe guxim si vete Ata !
Te jep kjo nje kènaqesi, qe brenda ka dhe hidherim…
Hidherimi - deshmimtari i aq e aq krimeve makabre!!!…Stuhite e shpirtit na shkundin ç’do dite…As nè kohe lufte nuk mund te parafytyrohet nje gjendje e tillè… Varre te panumurt, qe kerkojne vetem DREJTESI, kollona te gurta buze xhades, ç’do njera prej te cilave, lavdi e vendit . E madherishme te vdesish kur te vjedhin jeten.
Tronditje te shohish realitetin balle pèr ballè…Komunistet perseritin te kaluaren e tyre. Zgjodhen mjete te reja, si pèr te na kujtuar qe te mos i harrojme… Pa pritur, dhe pa dhene asnje shenje paralajmerimi , shpertheu gjema atje ku e prêt me pak, ku ka me shume zhurme, ne krahine aq njerezore si Zagoria, Permeti etj.
Pluralizmi ( i administruar ) nisi jeten jo nga djepi po, nga varret ( veç jo per kapardinat e bardha)…Ngjarje shokuese…I papare nje zjarr kaq i eger : 1991-shi, shenoi fillimin e stines terrorit me arme te ftohta neper shtepira(me psikollogjine e kundershtarit) pikerisht , kur u hoq neni i propagandes e degjohej “Zerin e Amerikes” … Mur me kufoma duhej bere qe te fshihet krimineli (qe ikte ne drejtim “te paditur”) pas tij…
Nje kasaphane e padegjuar…Pirgje ne kufi te vraresh kur hiqet nenin e arratisjes…… Te gjallè mbulojne njerez nè Mal me Gropa…Ne det apo nga elikopteri hedhin njerez etj. etj. Vrasje brenda e jashte shteti dhe drejtesia deri sot hesht…Demokracia erdhi pa gjak!-thone…Mafia e kuqe dhe shtet dhe mafi !
Historia fsheh fytyren nga turpi”…
Padrejtesia kalon zenithin e saj! Krimineli bredh i lire!
Krimi merre bekimin e drejtesise …Gozhde e nastradinit : edhe kur policia kap kriminelin , hetusia leshon!!! C’vlere pastaj kane fjalet “perparime demokratike” kur themeli i demokracise- drejtesia - e minuar ?!
Pyetje , pothuaj eshte ne gojen e ç’do shqiptari ?!
E verteta flet vete : ç’te mire sjell kjo Drejtesi e kthyyer ne azil padrejtesie ? Ku e ka strehen ky operacion ? Ne ç’ferre fshihet ky lepur ? C’vlere ka drejtesia kur nuk dihet ne jete e drejta ? Pytja do kthyer dhe ne anen tjeter: sa mundesi kane te veshtrojne drejt? … C’èshtè ky mentalitet ?
Ne se do te dish ku qendron ne majmeri e keqja e djeshme : krahaso fytyren e hajdutit te prones me te ish pronarit, shih te drejten te burgosur, dhe kriminelin te lire ! Per te harritur te Demokracia perendimore s’ka nevoje pèr shume ceremonira e shpeza: po, vrasesin denohe .Pronen shpjere te i zoti . Role prej aktori qe, futet ne skenè e shpall krekosur “I ka keto kapitalizmi!” jemi ne demokraci (!)… e,drejtesia veç, né mos mundètè se,nuk le gje pa bere!! e demokracia eshte vetem nje maske.
”Diellin me shoshe nuk mbulohet” –thote mençuria popullore e,ne fakt nuk e mbajne dot driten e se vertetes . Kjo jeton dhe mbas vdekjes “Jeta provizore eshte-ka thene Qirjako Dilo- e Verteta eshte e perjeteshme ” . Madhore , te vdesish kur te vjedhin jeten. I persekutuari pèrseri jeton Dhe,duke u hedhur me nje kercim ne te kaluaren, ai u lè njerezve kujtimin e tij.
C’padrejtesi e madhe i behet njeriut te mire-demokratit te vertete qe, mbush vetem shpirti i tij kur merr ne zoterim - ate ç’ka eshte e tij – te DREJTEN. Ngrihet kjo deri te sovranèja VERTETESI !
Goditet i persekutuari politik ne tre rrafshe:ekonomik (nuk i jepet prona e tij- ish pronar i thone dhe, i besuari real i partise punes qe e ka dhe gojen me te madhe se barku dje ngrinte zerin”e ka vendose organizzata baze” ajo organizate qender mikrobesh e virusesh, fiton sot miliardat, i persekutuari i vertete fiton tym!), moral(perça e sundo,nderto dosje e antidosje,e thashthemnaja te felliqura,edhe pse nje grusht njerez jemi dhe e njohim njeri-tjetrin fare nire ne sy, per ta zhveshur nga karakteri e zjarr me te eger nuk kish se djegje dosjesh) e fizik ( vritet dhe krimineli bredh i lire si me engjellor i èngjejve!!! si te vrasja ne Leuse te Permetit ose kur nuk e mbulojne dot kriminelin manipuluesit e opinioneve , ndertojne gjyqe komedi,larg vendit te ngjarjes …”Ujku perpara e i kerkohen gjurmet”) Drejtesia e kupton veten si nje femije qe ka shkaterruar lojen e tij. I mungojne impulset pèr te gjetur rruge-zgjidhje.
Mbi te deklasuarin bie dhuneshem pabesia . Shqiptarizmi goditet rende pabesisht. Burgoset e drejta , bekohet krimi ! Nje lidhje martesore e tillè nuk mund te thuash se ndodhet ne krize! Drejtesia(!)bllokon kraharorin e demokracise , i vjedh te drejten e jetes te persekutuarin real !
Fjalet Liri – Demokraci nenkuptojne vdekjen e parakoheshme te burgosurit politik . Gjen zbatim ligjerimi stalinist -zhdukje fizike e te deklasuarit… Po, ne te vertete, me i fuqishem se Fati eshte Shpirti i te persekutuarit real, eshte mençuria dhe virtyti i Tij qe,jane te pavdekeshme ne boten e te vdekurve.
Ai vazhdon te jetoje , se eshte shpirtmadh , ka permbushur gjithe detyrat e Tij si Njeri dhe Shqiptar i Mire.
Turp, te jetosh me vjedhje …te kenaqesh me nje “shkelqim” deshmimtari i kaq e kaq krimeve … Lumturi genjeshtare , qe terheq njeriun e rendomte, me te ardhmen shterpè.
Le te urojme qe te sherohet sa me shpejt kjo plage , pèr te korigjuar kete vonese qe ka larguar nga DEMOKRACIA , e i pengon ecjen me hapin e saj te vertete.