Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Foni Dilo: Turp te jetosh me vjedhje

| E diele, 24.07.2011, 06:59 PM |


TURP TE JETOSH ME VJEDHJE

 

NGA FONI DILO

 

Kur flitet  se shqiptari eshte mire, ngjan sikur gjithçka ka shije mjalti : duket sikur i kemi  prane gjithe ata qe nuk kursyen jeten per  LIRI  e DEMOKRACI  e  rane… me  fisnikeri, me zgjuaresi  dhe guxim si vete Ata !

Te jep kjo nje kènaqesi, qe brenda ka dhe  hidherim…

Hidherimi - deshmimtari i aq e aq krimeve makabre!!!…Stuhite e shpirtit na shkundin ç’do dite…As nè kohe lufte nuk mund te parafytyrohet nje gjendje e tillè… Varre te panumurt, qe kerkojne vetem DREJTESI, kollona te gurta buze xhades, ç’do njera prej te cilave, lavdi e vendit . E madherishme te  vdesish kur te vjedhin jeten.

Tronditje  te shohish realitetin balle pèr ballè…Komunistet  perseritin te kaluaren e tyre. Zgjodhen mjete te reja,  si  pèr te na kujtuar qe te mos i harrojme… Pa pritur, dhe pa dhene asnje shenje paralajmerimi  , shpertheu gjema atje ku e prêt me pak,  ku ka me shume zhurme,  ne krahine aq njerezore si Zagoria, Permeti etj.

Pluralizmi (  i administruar  ) nisi jeten jo nga djepi po,  nga varret ( veç jo per kapardinat  e bardha)…Ngjarje shokuese…I papare nje zjarr kaq i eger :   1991-shi,  shenoi fillimin e stines terrorit  me arme te ftohta   neper shtepira(me psikollogjine e kundershtarit) pikerisht ,  kur u hoq neni i propagandes  e degjohej  “Zerin e Amerikes” … Mur me kufoma duhej  bere qe te fshihet krimineli (qe ikte  ne  drejtim “te paditur”)  pas tij…

Nje kasaphane e padegjuar…Pirgje ne kufi te vraresh kur hiqet nenin e arratisjes…… Te gjallè  mbulojne njerez nè Mal me Gropa…Ne det apo nga  elikopteri hedhin njerez   etj. etj. Vrasje brenda e jashte shteti dhe drejtesia deri sot hesht…Demokracia erdhi pa gjak!-thone…Mafia e kuqe dhe shtet dhe mafi !

Historia  fsheh fytyren nga turpi”…

Padrejtesia kalon zenithin e saj! Krimineli bredh i lire!  Po, se si mund te jete  viktima dhe fajtor ?...!  Kete e shpjegon vetem mentaliteti komunist:”Sado keq te sillesh me armikun e klasese perseri ke bere pak.” Era e kasaphanes mbuloi  vendin…  Ushqehet shkumezimi sadist ramizist . Asgje nuk zbardhet , nuk pershkohet nga drita e sé vertetès! Rob i qetesisè mbytese mbeti shqiptari i ndershem ne brigjet e lumenjve te jetes…  Fati e goditi papritur,befasisht  e paturpesisht !!!  Asnje statistike e te vrareve  ne tranzicion ! Gjenite e politikes sikur synojne te fshihen si njè hajdut pulash. Behen te varfer vetem nepermjet indiferences.  Rreziku vjen nga minimi i te drejtave demokratike. Sakrifikuar dy thesaret e jetes : e drejta dhe morali.

Krimi  merre bekimin e  drejtesise …Gozhde e nastradinit : edhe kur policia kap kriminelin , hetusia leshon!!! C’vlere  pastaj kane fjalet “perparime demokratike” kur themeli i demokracise- drejtesia  -  e minuar  ?!

Pyetje  , pothuaj eshte ne gojen e ç’do shqiptari ?!

E verteta flet vete : ç’te mire sjell kjo Drejtesi  e kthyyer ne azil padrejtesie ?   Ku e  ka strehen ky operacion ?  Ne ç’ferre fshihet ky lepur ? C’vlere ka  drejtesia kur nuk dihet  ne jete e drejta ? Pytja do kthyer dhe ne anen tjeter: sa mundesi kane te veshtrojne drejt? … C’èshtè ky mentalitet ?

Ne  se do te dish ku qendron  ne majmeri e keqja e djeshme  : krahaso  fytyren e hajdutit te  prones  me te ish pronarit, shih te  drejten te burgosur, dhe kriminelin te lire !    Per te harritur te Demokracia perendimore s’ka nevoje pèr shume ceremonira e shpeza: po, vrasesin denohe .Pronen shpjere te i zoti  .  Role prej aktori qe, futet ne skenè e shpall krekosur “I ka keto kapitalizmi!” jemi  ne demokraci (!)… e,drejtesia veç, né mos mundètè se,nuk le gje pa bere!! e demokracia eshte vetem nje maske.

”Diellin me shoshe nuk  mbulohet” –thote mençuria popullore  e,ne fakt nuk e mbajne dot driten e se vertetes .   Kjo jeton dhe mbas vdekjes “Jeta provizore eshte-ka thene Qirjako Dilo- e Verteta eshte e perjeteshme ” .   Madhore ,  te  vdesish kur te vjedhin jeten. I persekutuari pèrseri jeton Dhe,duke u hedhur me nje kercim ne te kaluaren, ai u lè njerezve kujtimin e tij.

Po  Sa fatale ! Kujtojne  ata qe shpirti e kane nga lindja , lajkat dhe goja e çthurur u sigurojne ftese tjeter per te ardhmen … deri sa e vjedhura tu behet prone e “shenjte”…e pastaj  nga fajtore, ngrene zene ne rolin e avukatit: Ligji dhe  Ligji !  Tani,na flasin per Drejtesi dhe vrasin DREJTESINE!

C’padrejtesi e madhe i behet njeriut te mire-demokratit te vertete qe, mbush vetem shpirti i tij kur merr ne zoterim - ate ç’ka eshte e tij – te DREJTEN. Ngrihet kjo deri te sovranèja  VERTETESI !

Po, kane pervehtesuar nje shkence te re :Mashtrimin !  Gjithçka plotesohet  duke i dhene valenca te ndryshme morale  pohimit  te turpeshem “ e drejta eshte diçka e brendeshme dhe mund te abuzohet   …” ( R.A. ne byro  ) Mburren me veset e tyre… dhe e bejne veten njesh - ndershmerie !  Kjo ja kalon dhe perzjerjes te nje te vjelle.

Goditet i persekutuari politik  ne tre rrafshe:ekonomik (nuk i jepet prona e tij- ish pronar i thone  dhe,  i besuari real i partise punes qe e ka dhe gojen me te madhe se barku dje ngrinte zerin”e ka vendose organizzata baze” ajo organizate qender mikrobesh e virusesh, fiton sot miliardat, i persekutuari i vertete fiton tym!), moral(perça e sundo,nderto dosje e antidosje,e thashthemnaja  te felliqura,edhe pse nje grusht njerez jemi dhe e njohim njeri-tjetrin fare nire ne sy,  per ta zhveshur  nga karakteri e zjarr me te eger nuk kish se djegje dosjesh) e fizik ( vritet dhe krimineli bredh i lire si me engjellor i èngjejve!!! si te vrasja ne Leuse te Permetit ose kur nuk e mbulojne dot kriminelin manipuluesit  e opinioneve , ndertojne gjyqe komedi,larg vendit te ngjarjes …”Ujku perpara e i kerkohen gjurmet”) Drejtesia e kupton veten si nje femije qe ka shkaterruar lojen e tij.       I mungojne impulset pèr te gjetur rruge-zgjidhje.

Mbi te deklasuarin bie dhuneshem pabesia . Shqiptarizmi goditet rende pabesisht.  Burgoset e drejta , bekohet  krimi ! Nje lidhje martesore e tillè nuk mund te thuash se ndodhet ne krize!  Drejtesia(!)bllokon kraharorin e demokracise , i vjedh te drejten e jetes  te persekutuarin real !

Fjalet Liri –   Demokraci nenkuptojne vdekjen e parakoheshme te burgosurit politik . Gjen zbatim ligjerimi stalinist -zhdukje fizike e te deklasuarit… Po, ne te vertete, me i fuqishem se Fati eshte Shpirti  i  te persekutuarit real, eshte mençuria  dhe virtyti i Tij qe,jane te pavdekeshme ne boten e  te vdekurve.

Ai vazhdon te jetoje , se eshte  shpirtmadh ,  ka permbushur gjithe detyrat e Tij si Njeri dhe Shqiptar i Mire.

Turp,  te jetosh me vjedhje …te kenaqesh  me  nje “shkelqim” deshmimtari i kaq e kaq krimeve … Lumturi genjeshtare  , qe terheq njeriun e rendomte, me  te ardhmen shterpè.

Le te urojme qe te sherohet sa me shpejt kjo plage ,  pèr te korigjuar  kete vonese qe ka larguar nga DEMOKRACIA , e  i pengon  ecjen  me hapin e saj te vertete.