| E diele, 24.07.2011, 07:59 PM |
Fytyra tjetër e terrorizmit kundër qytetërimit
Nga Lavdrim Lita
Norvegjia për më shumë se një dekadë ka udhëhequr majën e klasifikimit të “Human Development Index”, indeksit që paraqet vendet më të përparuara pas matjes së nivelit të barazisë sociale, integrimit dhe mundësive. Dhe për vite të tëra ka qenë një vend me nivelin më të lartë të mirëqenies sociale. E mbi të gjitha deri në vitin e kaluar konsiderohej si një nga vendet me paqësore në botë.
Mirëpo bomba që shpërtheu dhe masakra në ishull tre ditë më parë në kryeqytetin e Norvegjisë,
Fillimisht ishte shpërthimi ai që tronditi vendin me 8 viktima dhe 15 të plagosur, ndërsa tragjedia nuk u mbyll me kaq. Në ishullin e vogël Utoya, vetëm
Mendohet se ai ka vënë bombën në Oslo për të tërhequr vëmendjen e policisë larg qëllimeve të tij reale, dhe më pas ka shkuar në ishull dhe ka hipur në anijen që ka dërguar të rinjtë i veshur si polic, i armatosur dhe me anti-plumb, dhe madje policit tek anija, i ka thënë se ka ardhur pikërisht për të kontrolluar për shkak të dyshimeve se mund të ketë “terrorizëm" në ishull. Arrestimet e mëparshme të ndoca islamikëve fundamentalistë kanë krijuar idenë se atentati mund të ishte i matrikullit islamik. Dhe është kjo arsyeja pse ai ka mundur të kalojë lirisht dhe pa u verifikuar nga kinse “kolegët” e tij policë, ngase Breivik ishte me fytyrë “riktigt norsk” - një skandinav i vërtetë, larg etalonit terrorist të xhihadistit me mjekër e lëkurë të zezë. Afërmendsh islamo-fobia është rritur në këtë vend aq shumë laik me 5 milion banorë ku 150 mijë janë myslimanë, e kuptohet vetiu që ka pasur fërkime të ndryshme ekstremiste. Por gjithmonë ato kanë qenë të përmbajtura.
Sidoqoftë pista islamike, pista kristiane, dhe shumë të tjera do të zbardhen në ditët në vijim, por diçka mund të thuhet për vendin e pasur, të disiplinuar, që paguan taksat e larta dhe nuk ka probleme borxhi publik, si dhe që ka një shtet social të kujdesshëm; tashmë ai e ka humbur parajsën. Dhe për të humbur parajsën mjafton një person si terroristi Breivik, i cili materializon thënien e filozofit John Stuart Mill: “një person i bindur ka aq shumë forcë sa 100 mijë persona që kanë vetëm interesa”.