E premte, 29.03.2024, 03:05 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shaip Muja e fsheh kompaninë

E diele, 24.07.2011, 06:08 PM


Nga Visar Duriqi

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, Shaip Muja, ka hapur kompani për energjetikë, por këtë nuk e ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), edhe pse e obligon ligji.

Në Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave të zyrëtarëve publikë, neni i 4 i tij, definohet qartë se në zyrtar i lartë, që në këtë kategori hyjnë edhe deputetët, duhet të deklarojë zotërimin nga ana e tyre të aksioneve në shoqëri komerciale, pro deputeti Muja, që ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi, ka deklaruar vetëm 50 % të aksioneve në kompaninë “Ana Derm”, për ç’gjë edhe është duke u hetuar nga AKK-ja.

Edhe pse gazeta ka insistuar, në AKK nuk kanë dashur të bëjnë me dije se a po hetohet deputeti Muja edhe për mosdeklarimin e aksioneve në kompaninë për energjetikë, por vetëm kanë konfirmuar hetimin.

“Agjencia është duke e trajtuar rastin për veprimet e mundshme të konfliktit të interesit, deputeti Muja është duke bashkëpunuar me ne. Ligji përcakton se faza e hetimeve është e mbyllur për publikun, ne do ta publikojmë vendimin definitiv”, ka thënë për “Zërin” Hasan Preteni, drejtor i AKK-së.

Ndryshe, kompania më e re e deputetit Muja, me emrin “Kosova Green Energy” dhe “Zëri” ka siguruar një certifikatë të këtij biznesi të regjistruar më 2 prill të këtij viti.

Sipas kësaj certifikate, deputeti Muja është në ortakëri me Ali Kastratin, por nuk dihet përqindja e aksioneve të secilit në këtë kompani. Pos pronarë, në këtë biznes që të dy aksionarët, Shaip Muja e Ali Kastrati janë regjistruar edhe si persona kontaktues të biznesit në fjalë.

Deputeti Muja edhe pas një javë pritjesh nuk ka dashur të prononcohej për këtë çështje, njëjët sikurse nuk ka dashur të flasë as për përqindjen e jashtëligjshme të aksioneve në kompaninë “Ana Derm”.

Ky deputet i pozitës, që është ndër 12 milionerët e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se ka në pronësi me një pasuri që kalojn vlerën mbi 2 milionë euro. Në formularin e deklarimit të pasurisë, Muja ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët familjare një parcelë 38.60 arë në vlerë 760.000 euro, 12 ari në shumë 240.000 euro, 25 ari të tjerë të leshëm për 300.000 euro, 10 ari personalë në vlerë 8.000 euro, lokal familjar prej 360m2 në vlerë mbi 360.000 euro, banesë 142 m2 në vlerë 142.000 euro, lokal në pronësi familjare të vlefshëm për 200.000 euro, banesë tjetër me madhësi 150 m2 që kushton më mbi 225.000 euro e që është e bashkëshortes së tij, si dhe një banesë të tretë me 65m2 në pronësi personale në shumë 52.000 euro.

Ai ka deklaruar edhe se ka një makinë të vlefshme për 24.000 euro dhe një makinë mjekësore që kushton 25.000 euro. Si të hyra ai ka paraqitur pagën vjetore nga Kuvendi në shumë 14.880 euro në vit dhe të ardhurat nga 50% e aksioneve në “Ana Derm”, që sipas deklarimit të pasurisë, nuk arrijnë më shumë se 5.000 euro për vit.

Në “Ana Derm”, deputeti Muja ka 50% të aksioneve, kurse 50% të tjera i takojnë gruas së tij, Anita Muja. Ajo është edhe pronare në kompaninë tjetër private “Ana-Z”, me anë të së cilës ka përfituar një kontratë nga fondet publike të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), por që këta të fundit nuk pranojnë të bëjnë publike vlerën e saj.

Me anë të kësaj kontrate, kompania e gruaja e deputetit të PDK-së, Shaip Muja, Anitës, “Ana-Z” që ka edhe 50% të aksioneve në kompaninë e burrit “Ana Derm”, që nga 1 maji ka filluar të realizojë emisionin “Estetika dhe shëndeti”, i cili do të transmetohet së paku deri në dhjetor të këtij viti.

 

Deputeti me kompani për energji

 

Kompaninë " Kosova Green Energy " SH.P.K., të cilën nuk e ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë pranë AKK-së, deputeti i pozitës Shaip Muja e ka regjistruar në Agjencinë për Biznese, më 2 prill të këtij viti. Si ortak të përbashkët ka edhe Ali Kastratin, dhe që të dy janë edhe persona kontaktues të kompanisë.

Kompania si aktivitet kryesor ka prodhimin e elektromotorëve, gjeneratorëve dhe transformatorëve dhe ka kapital themelues, të regjistruar, në vlerën 1000.00 euro. Adresa e kompanisë, në certifikatën që e posedon “Zëri” është në Prishtinë, në rrugën “Hilmi Rakovica nr. 36”.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora