E hene, 20.09.2021, 04:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Bedri Tahiri: Libёr i domosdoshёm pёr tё gjithё mёrgimtarёt

E diele, 24.07.2011, 07:57 PM


Recension:

 

LIBЁR I DOMOSDOSHЁM PЁR TЁ GJITHЁ MЁRGIMTARЁT

 

(Raif MEHMETI,  Ann KATRIN- WIJK, Muhamet BRAHIMI- Bujar HYSENAJ dhe Mona FAZZI: “SHOQËRIA, GJUHA DHE DREJTЁSIA- nё kontekstet gjeografike-kulturore tё hapёsirave shqiptare nё raport me Suedinё”, Prishtinё, 2011)

 

Nga Bedri TAHIRI

 

Mërgata shqiptare, si gjithmonë, edhe sot, mbase mё shumё sё kurrё,  po luan rol të madh në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në dhe të huaj. Shikuar hollё e hollё,  nё mёrgim vajtёn thuajse mё tё mirёt, ata qё kёtu u bёnё halё nё sytё e shkelёsve mizorё dhe tё kukudhave trutharё, tё cilёve u kishte marrё koka erё.  Ajo vepron kudo në globin tokësor, ama në Suedi është e organizuar për lakmi. Strumbullar i saj, aktualisht, është z. Raif Mehmeti.

Raif Mehmeti u lind më 1961 në Gumnishtë të Vushtrrisë, në një familje punëtore, të ndershme e atdhetare. Mësimet e para i mori në vendlindje e në Skromë, të mesmet në Mitrovicë, ndërsa Fakultetin Filozofik- Dega Filozofi- Sociologji në Prishtinë. Deri në prill të vitit 1992, kur u largua nga Kosova dhe vajti në Suedi, ka punuar në Gjimnazin e Vushtrrisë. Jeta në mërgim, fillimisht, i erdhi rëndë. Atje ia nisi nga e para, u bë nxënës dhe student shembullor. E nisi me kurset fillestare të gjuhës, për të vazhduar edhe me studimet  profesionale. Kur kishte hyrë në provimin e filozofisë, profesori Krister Fredriksson, e kishte ndarë punimin e tij, e kishte  ftuar në kabinet dhe i kishte  thënë: Ti qenke i barabartë me mua, vetëm gjuha po të penguaka, por veç puno, sepse shpejt do të bëhemi kolegë! Dhe, pa humbur kohë, iu rrek punës. Në baza vullnetare hapi Shkollën e së shtunës, ku mësonte nxënësit shqiptarë, pastaj një kohë punoi me refugjatët shqiptarë të luftës etj.

Në vitin 2001, pas një përvoje të mirë, iu nënshtrua edhe një testi profesional, nga Enti i Lartë Shkollor i Suedisë, ku mori vendimin si Arsimtar i certifikuar, i pari nga të huajt kishte marrë këtë  titull. Po atë vit u punësua në qytetin e Nybrosë. Sot punon e vepron  hiç pa u ndalur nё disa fronte: është duke ushtruar me nder e krenari profesionin e shenjtё tё mёsuesisё nё shqip në Suedi, ёshtё  Deputet i Asamblesë Komunale në Nybro dhe ёshtё Porot nё Gjykatёn e Prefekturёs sё Kalmarit. Krahas tjerash, me pёrkrahjen e shoqatave tё ndryshme bamirёse  suedeze  disa  herё  ndihmoi Gjimnazin “Eqrem Çabej” tё Vushtrrisё dhe familjet e skamnorёve, tё invalidёve e tё dёshmorёve tё UÇK-sё.

Ky punёtor i palodhur nuk u mjaftua me kaq. Pёrvoja nё mёsimdhёnie dhe referimet e kumtesat e shumta nёpёr seminare i ngjallёn edhe njё dёshirё tjetёr, atё  qё nxёnёsve tё tij t’ua dhurojё edhe njё tekst tё pёrshtatshёm shkollor. E nisi vetёm, por pa e harruar atё thёnien profetike:Trimi i mirё me shokё shumё! Dhe, konsultat me kolegё e me ekspertё tё fushave tё ndryshme, mundёsuan qё projekti i tij tё zgjerohet dhe tё marrё formёn e  njё libri mё tё madh e universal, i zbatueshёm edhe jashtё auditorёve shkollore.

Mua mё priu fati qё tё jem nun i saj. Dorёshkrimin e  pata nё dorё qё nё embrion dhe njё gjё tё tillё e tumira me gjithё zemёr. Pra, libri qё tashmё ёshtё zgjeruar me tema dhe autorё tё rinj, zanafillёn e ka nё shkrimet e Raif Mehmetit, nisur vite mё parё, shumica tё dala nga puna e drejtpёrdrejtё e praktike me nxёnёs shqiptarё nёpёr shkollat e Suedisё.

Nё fakt, bёrthama e librit pёrbёhet nga shkrimet e mёsuesit, veprimtarit dhe atdhetarit Raif Mehmeti. Edhe ato vetё, brendpёrbrenda,  janё tё larmishme,  por  praktike dhe mjaft atraktive. Nё to, krahas nxёnёsve, kёrshёrinё mund ta shuajnё edhe lexuesit e shtresave e tё  niveleve tё ndryshme. “Duke pasur parasysh nevojat e nxënësve dhe detyrat e mia si arsimtar i  gjuhës shqipe, më ka lindur ideja që përvojën time që e kam fitur si arsimtar ta kurorёzoi me një libër, i cili do t’i ndihmoi nxënësit dhe arsimtarët e tjerë që të përfitojnë sado pak prej tij”,- shprehet autori nё fillim tё librit.

 

Vёrtet, nё 180 faqet, aq sa zёnё vend shkrimet e tij, poenta  bie nё pёrpjekjet e mёrgimtarёve tanё pёr ruajtjen e gjuhёs shqipe me gjithё tiparet dhe specifikat e saj dalluese dhe ngulitjen e tyre nё mendjet brilante tё filizave tanё njomёzakё. Aty gjejmё punё praktike mё fёmijёt shqiptarё, shembuj e figura konkrete me vlerё tё pёrgjithshme e kombёtare, statistika, tabelarё e kritere vlerёsuese, njohuri tё pёrgjithshme pёr gjuhёn, historinё, kulturёn e traditёn shqiptare.

Njё frymёzim tё vaçantё, pёrzier me mall, nostalgji, atdhedashuri e krenari, autori e ka bartur vath nё vesh nga fёmijёria e tij e pёrvuajtur dhe nga vendlindja e dashur, ndaj tё cilave ndjen njё obligim moral, njerёzor  e atdhetar, andaj edhe zbraz emocionet, duke nxjerr ca vargje margaritarё, tё cilat lё tё shёrbejnё si dritare pёr tё  hedhur dritё mbi librin.

Kapitulli qё paraqet intersim pёr tё gjithё lexuesit shqiptarё ёshtё, padyshim,  ai me informacione tё shumta pёr Vendet Nordike (ku bёjnё pjesё Danimarka, Finlanda,  Islanda,  Norvegjia dhe Suedia) e sidomos ato pёr Suedinё dhe historinё e saj interesante e mjaft tё begatё. Ajo del si vend i hapur pёr tё gjithё dhe ndёr vendet e rralla me pasuri tё shumta natyrore, kulturore, fetare e shkencore. Ёshtё mjaft interesant puna me nxёnёsit e klasёs sё VI, kur bёjnё krahasimin e epokave historike, duke marrё Kёshtjellёn e Krujёs,  udhёhequr nga Skёnderbeu dhe Kёshtjellёn e Kalmarit, udhёhequr nga mbretёresha me origjinё daneze, Margareta. Dhe, e gjithё kjo nuk bёhet nё formё steriotipe, monotone a thjeshtё tregimtare, por pёrmes punёs praktike me nxёnёs, duke biseduar, duke hulumtuar, duke krahasuar. Njё metodologji efikase qё duhet t’u shёrbejё si shembull edhe mёsimdhёnёsve tё tjerё.

 

 Libri “SHOQËRIA, GJUHA DHE DREJTЁSIA- nё kontekstet gjeografike-kulturore tё hapёsirave shqiptare nё raport me Suedinё” me autorёt: Raif MEHMETI,  Ann KATRIN- WIJK, Muhamet BRAHIMI- Bujar HYSENAJ dhe  Mona FAZZI, paraqet njё konglomerat a mozaik tё kёndshёm, ku natyrshёm janё gёrshetuar dhe lirshёm frymojnё: gjuha (shqipja e suedishtja),  shoqёria, historia e drejtёsia.

 

Janё pёr t’u pёrshёndetur znj.Ann Katrin- Wijk dhe znj. Mona Fazzi qё me punimet e tyre pёrmbajtёsore e pasuruan librin, duke sforcuar idenё se popujt liridashёs, siç janё shqiptarёt e suedezёt, kanё shumçka tё pёrbashkёt e mbi tё gjitha ndjenjёn e atdhetarisё, humanitetit, vёllazёrisё e bashkёpunimit nё tё mirё tё mbarё njerёzisё.

 

Mjaft domethёnёs ёshtё edhe kapitulli “Drejtёsia nё Suedi” hartuar nga Muhamet Ibrahimi dhe Bujar Hysenaj, qё  na njeh me rregullat dhe ligjet e mira e tё barabarta suedeze, tё cilat vlejnё pёr tё gjithё shtetasit e saj, pa dallim feje, race e ngjyrimi.

Pra, libri SHOQËRIA, GJUHA DHE DREJTЁSIA- nё kontekstet gjeografike-kulturore tё hapёsirave shqiptare nё raport me Suedinё”  erdhi si njё domosdoshmёri e kohёs. Ajo ёshtё rezultat i njё pune tё gjatё hulumtuese, kёrkimore e praktike e kryeautorit tё saj, z. Raif Mehmeti dhe, paskёtaj, edhe tё bashkautorёve tё tij. Mirёpo, e gjithё kjo nuk do tё kurorёzohej dot pa ndihmёn e z. Johan Wahlin nga  shoqata NBV, qё mundёsojё botimin e librit, e qё,  krahas autorit, edhe unё si redaktor  dhe si qytetar i shtetit mё tё ri nё botё, Republikёs sё Kosovёs, i shpreh falёnderim e mirёkuptim tё sinqertё. Kjo dёshmon edhe mё qartё se Suedia ёshtё mike e vёrtetё e shqiptarёve.

 

Galicё, shkurt 2011                                       

Bedri TAHIRI              

Profesor, publicist, shkrimtar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora