E enjte, 25.04.2024, 07:01 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Fund i misionit – Eulex, Kosova Shtet Sovran!

E diele, 24.07.2011, 07:57 PM


Fund i misionit –Eulex, Kosova Shtet Sovran!

 

Nga Sylë Arifi, avokat-puplicist

 

BE, në vend që ta sanksionoi serbin si shkaktuse të luftave kundër te gjith popujve ne ish jugosllavi, ia hjeki vizat, me këtë vendim e shpërbleu Shtetin vrastar. Popujt qe ishin viktima te ketyre luftrave  gjakatare serbe,  perjetuan masakra gjenocidale siq ishte rati me popullin musliman ne Bosnje me mbi 200 mi te vrar, dhe ne Kosovë me mbi 15 mi Shqiptar te vrar dhe me mbi mijra te depertuar ne varezet serbe ku ende mbetjet mortore nuk i drzon. Qka, mund ti thuhet ketyre veprimeve qe sot po i mbeshtet mjerisht  nje pjese e institucjoneve nderkombetare. Ndersa, po edhe sot në Kosovë, misioni i BE, po burgos dhe heton ish çlirimtarët e Kosoves qe luftuan për qlirimin e Kosovës nga forcat qetnike sllavo-komuniste sebe.

Popullit Shqiptar dhe Repuplika e Kosovës, po imponohen me shum veprime dhe vendime që nuk jan ne favor të drejtesis kombëtare dhe asajë nderkombëtare, që padyshim bin ne kundërshtim me rendin ligjor e kushtetues në Shtetin e Kosovës. Pra, në vend se të ndalen proceset e montuara kundër ish-ushtarëve të UÇK-së, lirimin e të burgosurve të cilët po vuajnë dënimin e tyre vetëm pse kanë qenë luftëtarë të lirisë, dhe të kerkohet përshpejtimi i rigjykimit ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke u rikonfirmuar pafajësia e tyre. Gjithashtu, BE-ja do të ishte e udhes të ban veprime konkrete duke i bërë presion Serbisë për kthimin e pengjeve të luftë, dhe  të arrestoi të gjithë kriminelët serb që kanë bërë krime në Kosovë, e që sot sillen të lirë nëpër Serbi, Kosovë dhe Shtete te ndryshme të botës. Populli yn dhe Institucjonet tona Shtetrore duhet të trgohen më të vendosur për t’i treguar botës se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe se mbajtja nëpër burgje dhe etiketimi i luftëtarëve të lirisë është një e padrejtë e madhe që i bëhet  atyre që dhanë gjithçka që patën për liri dhe pamvarsin e Kosovës.

Quditshem, ketyre ditve nga miqet tan, po na vin rrebeshe kritikash dhe sulme ndaj Kryeparlamentarit z.Krasniqi, duke e vequar Ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili shkoi shum larg per ta qujtur si te papershtatshem per SHBA Kryepalmentarin Jakup Krasniqi, per nje qendrim rrefuzues lidhur me kerkesen per nje rezullut nga Parlamenti i kosoves per te kerkuar ligjshmerin e imunitetit te deputetve.

Poashtu, Sparks thotë se mund ta hetojnë edhe vetë kryeministrin Thaçi, pa problem."Nëse ka dëshmi kundër z.Thaçi, në çfarëdo akuze, ai do të hetohet pasi ai nuk është imun", pohoi gjatë një interviste dhënë medieve. Te hetohet apo te bahet nje sulm i kesaj natyre mbi nje Kryeminister te Shtetit, nga nje misjon nderkombëtar i ftuar po nga keto institucjone apo lideret e tyre per ndim ne fushen ligjore, paraqet nonsens politik dhe diplomatik, ne maradhenjet nderkombëtare.

Institucionet e Kosovës do të mbështesin plotësisht qfardo  hetimet vendor apo nderkombetar në rast se një kërkesë për heqjen e imunitetit vjen nga instiutcjonet kompetente per zbatimit të ligjit siq ësht Prokurori i përgjithshem i Kosovës, i cili me Ligjet dhe Kushtetuten ton ekzluzivisht e ka ket të drejtë. Mirpo, hetime mund te ngrisin edhe agjencione tjera apo edhe misjoni i BE-s, por vetem duke u bazuar mbi fakte dhe deshmi, e jo sipas skema apo skenare te orkestruara nga disa qarqe antishqiptare që jan kunder pamvars se Kosovës, qe po tentoin me qdo kusht ti sulmoin bartsit e luftës qlirimtare që sot disa nga pjestaret e UQK-s, jan edhe bartes te institucjoneve tona Shtetrore.

Parlamenti i Kosovës, e ka per detyrim ligjor dhe kushtetues ti mbroj qytetaret e vetë dhe mbi kete bazë, të qujturit persona te dyshuar për per qfardo hetime per veprave të supozuara penale të deputetëve apo liderve institucional që jan pergaditur nga qfardo akter te stimuluar prej qarqeve serbe apo ruse, siq jan Mati dhe Del Ponte. Nese, Parlamenti bjen nen ndikim apo presion te ketyre skenareve atehere pergjegjesija ligjore dhe kushtetuse do te bije mbi ta dhe veprimet e tilla do të jenë shkatërruese për imazhin kombëtar dhe ndërkombëtar të Kosovës.

Shift sot se qka po ndodh me zhagitjen e rigjykimit per rastin e kamofluar të z.Ramush Haradinaj dhe bashkluftetarve te tij, sepse dikujt po i intereson qe ai te jetë i larguar nga jeta politike dhe institucionale, duke u mbajtur padrejtesisht te arrestuar. Tendencat tjera per ta komprimentuar dhe njëllosur luften qlirimtare te UQK-s, panderprer insistohet duke e paragjykuar per krime lufte dhe korrupcjon z.Fatmir limajn, dhe bahet e gjith kjo zhurm e disa qarqeve per ta burgosur pa kurrfar argumentesh por vetem nen supozime. Pastai jo rastesisht po sulmohet edhe kryepalamentari i Kosovës z.Krasniqi si ish zedhens i UQK-s, si i pa degjushem kur dihet se ai ne ish drejtorin politike te UQK-s isht njeri nga perfaqesuesit e luftës qlirimtare qe kishte bashkpunim me Ameriken dhe miqet tjer nderkombëtar qe u vuan ne mbeshtetje te qlirimit të Kosovës nga falanga Serbe. Pra, Kryepalamentari ishte koperues me Aleancen ushtarake-NATO, dhe tani po na delka si penges apo jo bashkpunues me nderkombëtaret. Gjithashtu, tendencat per ta sulmuar Kryeministrin e Kosovës, ne supozime te qfardo krimesh te qpikura nga fantazit e orkestruara Mati, jan vetem e vetem nje fillim i gabuar i nje historie te keqe per ta komprimentuar jo vetem kete plejad te ish luftetarve te liris dhe sot lider politik e institucional të Shtetit të Kosovës. Pra, keshtu nese vazhdohet atehere mund  te komprimentohet edhe kontributi i faktorit nderkombetar nga fusha poltike, diplomatike dhe sidomos ajo ushtarake e nderhyrjes së NATO-s, ne Largimin e forcave ushtarake dhe policore sebe nga teritori i Kosovës. Ky ëshë tentim vazhdues i qarqeve Ruso-serbe dhe miqve te tyre, qe sigurisht se nuk jan të pakt te angazhuar  ne misjonin e EULX-it.

Komunikimi që po ndodh së fundi në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, lidhur me çështjen e ngritur rreth imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, vazhdon të çojë pluhur në opinionin publik.

Konsideroi, se i gjith ky skenar i ndodhur ditve te fundit i ka shrbyar faktorit serb per ti ndërprer sbisedimet Kosovë-Serbi, përkatësisht anulimit të raundit të gjashtë. Sigurisht se takimet ne mes palve ishin randuar sepse delegacjoni i Kosovës e kishte te caktuar limitin e atyre veprimeve per te arritur qfardo marraveshtje me palen serbe, dhe sipas vlersimeve sebe me kete udheheqje te instiucjoneve të Kosovës nuk mund te arrin qellimin e tyre, sa per ta mashtruar faktorin Shqiptar drejtë synimeve te tyre per pranim ne BE, prandaj serbija gjithmon e ka perdorur fushaten perqaj dhe sundo, por ja se tani kjo ka perfunduar sepse Shqiptaret jan vedisuar dhe kur është ne pytje interesi nacional do të jan të bashkuar. Vazhdoin qendrimet e disa liderve të instancave nderkombetare, lidhur me gjendejen e krijuar pas Refuzimit te Serbisë, dhe vlersohet se  për të ecur përpara tash kur janë arritur disa marrëveshje, rrezikojnë statusin e kandidatit të Serbisë. Besoj se me këtë mënyrë si po vazhdon të sillet Serbia do ta humbë edhe mbështetjen e vendeve që e mbështesin.

Thuhet se Serbia është fajtore pikë së pari për shkak të mospranimit të vulave doganore të Kosovës, të cilat ajo ka thënë se do duhej të njiheshin qëmoti, por ajo e ka te qart se pranimi i vulave ku shenohet Repuplika e Kosovës, dhe qka i mbetet me tejë per ta arsyetuar politiken e sajë mashtruse ndaj popullit serb. 

 

Nderprerja e bisedimeve me palen serbe, e avancoi pak ca poltiken e bërë nga Qeveria e Kosovës duke marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind. Nuk njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Republikës së Serbisë. Ndalohet importi i të gjitha mallrave të përcjella me dokumente që përmbajnë këto vula.Nuk njihen vulat doganore të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës. Vendoset taksa doganore prej 10 për qind në mallrat e përcjella me dokumente që përmbajnë këtë vulë. Ndryshe, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet nga  Repuplika e Kosovës,  në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA.

Institucjonet Shtetrore të Kosovës, tani pas tri vitesh pamvarsije duhet domosdo të jen të aftë dhe te guximshem ne veprimet e tyre ne perfillje të Kushtetutës, për ta qeverisur  vendin pa tutela të huaja. Vetem keshtu deshmoim se jemi të gateshem, të aft dhe sovran para faktorit nderkombetar, per ta ushtruar pushtetin ligjor dhe kushtetues ne të gjithë teritorin e Repuplikës së Kosovës. Pra, faza e mbikqyrjës duhet të kaloi duke e kontrolluar të gjith teritorin ton me të gjith fqit tan, duke i shuar ato forca ilegale sebe ne teritorin ton shtetror, duke i kthye pikat doganore ne kontroll te plotë nga Policia e Kosovës dhe të gjitha ato mekanizma te siguris serbe te mbikqyrura nga serbija te konsiderohen ilegale dhe jashtligjore.

Sidoqoft, duhet te kemi vendosshmeri se pervoja trivjeqare na ka mundesuar që vertet të jemi Shtet sovran ne ushtrimin e pushtetit ligjor dhe kushtetues të pavaruar nga misjoni -Eulex.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora