E enjte, 18.04.2024, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Përurohet një libër i poetit Zef Mulaj, në katër gjuhë europiane

E diele, 24.07.2011, 07:08 PM


PËRUROHET NJË LIBËR I POETIT ZEF MULAJ,NË KATËR GJUHË EUROPIANE

(Në qytetin e Leopardit-Itali)

 

Nga Prof. Murat Gecaj, Publicist e studiues –Tiranë

 

Mbrëmë,në afërsi të qytetit të njohur të Ankonës-Itali,në Porto Recanati,u organizua përurimi i librit të poetit shqiptar,Dr. Zef Mulaj,“Merr Per Dore Hijen Time ”. Merrnin pjesë poetë e shkrimtarë,dashamirë të artit e kulturës,politikanë dhe bashkatdhetarë të autorit etj. Gjithashtu,ishte i pranishëm miku i autorit,Prof. Dr. Lamberto Re,pedagog i Universitetit Politeknik,në Marke-Itali.

Libri në fjalë është në afër 150 faqe dhe poezitë janë në gjuhët:shqip,italisht,gjermanisht e anglisht. Recensionin e tij e ka bërë publicisti Skënder Buçpapaj. Për poezitë në gjermanisht kanë punuar,Dr. Gjin Ndrepepaj e Xhenc Bezhi dhe në anglisht,Orion e Jonida Mulaj.

 

Nga e majta:Prof. Lamberto Re,duke e përgëzuar autorin,Dr. Zef Mulaj

Më parë,ky autor ka publikuar dy libra me poezi,në Tiranë,një roman dhe një studim të gjatë e interesant,për bimët mjekësore të Alpeve të Shqipërisë,pasi është me titullDr.neshkencat farmaceutike.

 

Në përurimin,për të cilin bëmë fjalë më sipër,foli me dashamirësi dhe vlerësime të larta për autorin Zef Mulaj,poetja dhe kritikja e njohur italiane,presidente e shoqates kulturore-artistike “Leopardian Community Coro a pi Voci”,Novella Torregiani. Gjatë përurimit u bënë recitime të disa poezive të zgjedhura,në katër gjuhët europiane.

Për këtë ngjarje të shënuar,të këtij autori shqiptar,por dhe të atij qyteti Italian,ku u bë përurimi,shkroi gazeta lokale,“Corriera Adriatica”.

 

Me këtë rast,e urojmë nga zemra poetin dhe mikun tonë,Dr. Zef Mulaj,për këtë përurim! Dëshirojmë e shpesojmë të lexojmë prej tij,në të ardhmen,krijime sa më cilësore,pra sa më të pëlqyeshme për lexuesit,në gjuhë të ndryshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora