E shtune, 20.04.2024, 01:22 PM (GMT+1)

Mendime

Avdi Gjata: Imuniteti i delegatëve shkakton probleme politike në Kosovë

E shtune, 23.07.2011, 07:55 PM


Imuniteti i delegatëve shkakton probleme politike në Kosovë

 

Nga Mr. Avdi Gjata

 

Gjatë kësaj periudhe kohore që po kalon populli shqiptar kam konstatuar se imazhi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në botë jo vetëm se nuk është përmirësuar, por po vjen duke u keqësuar akoma edhe më shumë. Lajmet dhe informatat që vijnë nga gazetat herë  pas here si nga vendet e Evropiane, ShBA, Kanadaja, ashtu edhe nga përfaqësuesit e Euleksit, ambasadorit amerikan, ambasadorët e përfaqësuesit tjerë, japin një pasqyrë negative të aspekteve të ndryshme të jetës shoqërore në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

 Si një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i ngjarjeve historike në Kosovë, dhe tani si një vrojtues jo profesionist i skenës politike shqiptare, dëshiroj të zbërthej se problemi kryesor që e ka sjellë gjendjen ekzistuese është mos koordinimi i qendrave kryesore të bërjes së politikës shqiptare në përgjithësi dhe korrupsioni i cili haset kudo që krijon përshtypjen se ky korrupsion është bërë i pandalshëm, se është institucionalizuar në të gjitha hallkat e shteteve shqiptare dhe thuajse është ngritur në një sistem shoqëror institucional. Ky është imazhi për Kosovën, Shqipërinë e partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni,në mjetet e informimit ndërkombëtar. Për këtë qëllim shumë qytetar të huaj po edhe ata të vendit që e njohin popullin shqiptar po edhe  vendet tona e konfirmojnë këtë fakt  me një keq ardhje të thellë dhe shpesh herë me një dozë të frikës se mos po e lëndojnë krenarinë tonë. Emri i shteteve tona dhe i shqiptarëve sot është bërë sinonim me fjalët  ‘korrupsion’, ‘prostitucion’, ‘kontrabandë’, ‘gjakmarrje’, ‘mashtrim’, ‘dhunues’, ‘kontrabandim’ me organet e njerëzve gjatë luftës’, e të çdo gjëje e lloji që nuk është aspak e vërtetë, po që nuk ka kush t’i ç’veshë, pasi udhëheqësit tanë nuk arritën asnjë kohë të bashkohen e t’i koordinojnë qëndrimet e deklaratat e tyre politike.

   As imazhi politik i Shqipërisë,  po as imazhi i shqiptarëve në Maqedoni nuk është më i mirë,se ai që pasqyrohet në mjetet e informimit të vendit po edhe atij të huaj

  Mbase anëtarët e parlamentit të Kosovës nuk e kanë të qartë se për çka është gjithë kjo rrëmujë rreth imunitetit të deputetëve  të këtij organi më të lartë të shtetit të Kosovës, kur dihet që  imunitet i delegatëve është i përcaktuar nga Kushtetuta e Kosovës dhe projekti i Ahtisarit i cili e ka marrë dritën e gjelbër nga vet këta përfaqësues  dhe nga vet delegatët e kuvendit të më hershëm. Krijimi bukur i madh i mos pasjes së vullnetit të mjaftueshëm për të komunikuar me ndërkombëtarët dhe për t’i trajtuar drejtë problemet që është duke u ballafaquar shoqëria shqiptare iu kanë dhënë mjaftë të drejtë atyre që deklaroheshin më herët se institucionet e Kosovës; Presidenca, Qeveria, Parlamenti, nuk janë asgjë tjetër vetëm se qeveritarët e këtij shteti, janë zyrtarë të thjeshtë të ndërkombëtarëve, që për këtë arsye nuk kishin dalë një numër i madh i qytetarëve  në dy zgjedhjet e fundit të Kosovës.

Kjo, çka është duke ndodhur rreth heqjes së imunitetit  të delegatëve të Kuvendit të Kosovës nga Kuvendi apo nga Gjykata Kushtetuese nuk është asgjë tjetër vetëm krijimi i  forcimit të dyshimit te qytetarët e Kosovës në lidhje me funksionimin e pavarur të ‘pushtetit të tretë’ (drejtësisë), dmth.  të sistemit juridik dhe akuzave direkte ose indirekte se pushtetarët e manipulojnë drejtësinë për qëllimet e tyre politike. Gjithashtu personalisht konstatoj se edhe mënyra e forma si është ndërruar  presidenti i mëparshëm z. Fatmir Sejdiu kanë shtuar dhe më shumë vërejtjet negative në lidhje me veprimet e tanishme presidenciale në kontekstin që po hasim në këto kohët e fundit me fjalën ‘arbitraritet’ në artikujt e ndryshëm që po i shohë nëpër mjetet e informimit e sidomos pas zgjedhjeve në Kosovë, Shqipëri e kohët e fundit edhe ato në Maqedoni.

  Derisa jam duke e shkruar këta rreshta, pa i ditur ende hollësisht ligjet më të fundit të parlamentit të Kosovës, pasi nuk isha asnjëherë deputet e nuk jam  as jurist me profesion. Mirëpo, është duke më interesuar aq shumë sa po e shtroj pyetjen se: Pse po aprovohet ligji  për heqjen e  imunitetit tani, pikërisht në këtë kohë dhe jo vite më parë, dmth fill pas fillimit të bisedimeve me Serbinë për problemet kyçe në mes këtyre dy shteteve të cilat ende nuk e kanë hequr gjendjen e luftës.. Pastaj e tërë kjo sjellje e politikanëve ndërkombëtar dhe vendor  mua më tingëllon në mënyrë të pashmangshme dhe shumë të vërtetë si ‘oportunizëm politik’, si një akt dëshpërimi të pozitës dhe opozitës, para arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, para zgjedhjeve të  ardhshme apo edhe para asaj se e kanë parë edhe ata se nuk do të mund ta realizojnë atë për çka janë zgjedhur e kanë premtuar para votuesve të tyre. Njerëzit në Kosovë e dinë më mirë se  ne se është kështu, dhe kanë filluar që ta humbin besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë të tyre.

   Një pyetje që mund të bëjë qysh tani e që duhet ta bëjnë edhe gjithë njerëzit në Kosovë është për çfarë ligji e për çfarë imuniteti mund të akuzohen shtarët e UÇK-së që janë  qindra e mijëra të cilët u detyruan të dalin përpara makinerisë ushtarake të Serbisë për t’i mbrojtur fëmijët dhe prindërit e tyre nga gjenocidi i paramilitarëve dhe militarëve të Millosheviqit që i filloi dhe i bëri tri lufta pandërprerë ndaj popujve të ish Jugosllavisë.

  Dëshirojë të pyes gjithashtu ata deputet që kanë votuar ligjin në favor të çështjes së  imunitetit të deputetit, çfarë i ka shtyrë  ata të votojnë në favor të ligjit për imunitetin dhe se çfarë i shtynë ata të mendojnë se qenkan apo nuk qenkan kompetentë të vendosin për çështje të këtilla me rëndësi kur ata vet pohojnë se nuk ishin kompetentë të vendosnin për çështjen e kushtetutës por ato ia kaluan ndërkombëtarëve për aprovimin e këtij dokumenti juridik kompleks dhe të ndërlikuar me disa  qindra nene. Në vendet tjera mblidhen vite me radhë Asamble Kushtetuese për të biseduar dhe debatuar mbi ligjin kryesor të vendit dhe asnjëherë nuk e aprovojnë dhe votojnë ndonjë nen që është në kundërshtim me interesat e popullit e të shtetit. Për këtë qëllim kam përshtypjen se shumë terma të fjalorit politik sot po përdoren, pak si lehtë me të vetmin qëllim për të ngritur emocione dhe për t’i rritur pasionet e njerëzve për qëllime të mbrapshta oportuniste dhe manipuluese.

 Zotërinj deputet të nderuar, duhet të jeni shumë të qartë dhe të vendosur për atë për çka jeni zgjedhur e votuar nga populli dhe për detyrat që keni para vetes rreth zgjedhjes së ligjeve dhe neneve kushtetuese. Edhe pse të gjithë e dimë se çlirimi i Kosovës është rezultat i sakrificave të mëdha të burgosurve politik të cilët e pësuan nëpër burgjet Jugosllave ata dhe familjet e tyre e që një numër i madh i tyre edhe sot janë invalid e të sëmur e që ende nuk është nxjerr as një ligj për çështjen e tyre siç është zgjedhur në të gjitha ish shtetet komuniste. Çka është edhe më keq jo që nuk është zgjedhë statuti i tyre politik po edhe vitet e qëndrimit të tyre nëpër kampet e përqendrimit të Jugosllavisë, sot nuk iu pranohet përvojë pune atyre që deri në momentin e burgosjes ishin në marrëdhënie pune. E njëjta çështje po ndodh sot edhe me  statutin e ish ushtarëve të UÇK-së.

 Për mendimin tim tentimi për heqjen e ligjit për çështjen e imunitetit të deputetëve  është shumë i dëmshëm dhe hynë në kategorinë e masave që njihen si gjuajtje në mjegull dhe hap rrugën për  masa të tjera të mundshme të mëvonshme, që mund të hap rrugën e ndjekjeve të njeri tjetrit në të ardhmen.

 

Më 22. o8. 2011

Prishtinë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora